Non so in qual modo, ma i miei scolarini erano venuti a sapere che quel giorno era il mio compleanno. Me li vidi arrivare alla scuola col vestito delle feste e con un regalino tra le mani.
Chi mi portava una penna elegante, chi un libriccino da messa, chi un astuccio da lavoro, chi un bel mazzo di fiori freschi. Io fui consolata e attristata da quella vista: consolata perchè qualunque segno di gratitudine o d'affetto che mi venisse da quei buoni figliuoli mi toccava il cuore e mi faceva parer leggiero ogni sacrifizio: attristata, poichè pensavo che i denari occorsi in quelle compre, potevano venir destinati a più nobile uso. A ogni modo, accolsi serenamente quelle care dimostrazioni d'amore.
Un bambino solo, il più povero, non mi offrì nulla: ma dal suo contegno imbarazzato e dal suo visetto malinconico argomentai quanto dovesse soffrire. Lo chiamai e quando l'ebbi vicino me lo strinsi ripetutamente fra le braccia, baciandolo. Incoraggiato da quelle carezze, il poverino mi pose tra le mani un involtino e fuggì vergognoso.
Sorpresa e incuriosita, lo aprii senza che nessuno potesse accorgersene. Vi erano.... indovinate!.. Tre pallottoline di zucchero!
Lo richiamai subito da me.
--Lo sapevi che mi piacesse lo zucchero? gli chiesi sorridendo.
--Me lo sono figurato! Mi piace tanto a me!
--E tu, ripresi commossa, l'hai certo chiesto alla mamma e....
--No signora! replicò prontamente, non ho chiesto nulla a nessuno; glie l'ho serbato proprio io, di mio....
--Ma pure....
--La nonna, quando mi dà il caffè e latte, mi mette sempre nella chicchera due o tre pallottoline di zucchero per indolcirlo. Io ho levato lo zucchero....
--E il caffè e latte?... chiesi con la gola serrata.
--L'ho preso amaro!
Mario, piccolo Mario, dove sei tu? Forse il fumo delle officine avrà annerito il tuo viso d'angelo, forse a quest'ora lavorerai i campi dove biondeggia la messe e si matura, al sole, la vite, forse ti accoglieranno le navi avventurose dove il lavoro è sì duro, la speranza sì fallace....
Ma chiunque tu sii, operaio, agricoltore o uomo di mare, il tuo posto è fra i nobili cuori, per quali l'amore è sacrifizio, l'abnegazione, dovere.
Mario, piccolo Mario, se tu per un momento potessi entrare nella mia stanzetta da studio, vedresti molte carte, molti libri, molti ninnoli; e vedresti anche, custoditi in una piccola campana di vetro, tre pezzetti di zucchero, un nome, una data! | Nuk e di se si por nxënësve të mi të vegjël u kishte rënë në vesh që atë ditë ishte ditëlindja ime. I pashë teksa vinin në shkollë me rrobat që vishen me raste festash si edhe me një dhuratë të vogël në duar. Njëri më kishte sjellë një stilolaps elegant, një tjetër një libërth kishe, dikush një kuletë me mjete pune e dikush akoma një tufë me lule të freskëtas. Ndihesha e mallëngjyer dhe e trishtuar: e mallëngjyer pasi çdo shenjë mirënjohje dhe afrimiteti që më vinte nga ata fëmijë më prekte në zemër dhe i jepte kuptim secilës prej sakrificave të mia dhe ndihesha e trishtë pasi mendoja që me paratë e shpenzuara me atë qëllim mund të ishin kryera blerje më me vlerë. Megjithatë këtë dëshmi dashurie e mirëprita me qetësi. Vetëm njëri prej fëmijëve, ai më i varfri mes tyre, nuk më dhuroi asgjë: por nga qëndrimi i tij si i zënë ngushtë dhe nga fytyra e ngrysur arrita të kuptoj se sa shumë duhet të ndihej keq. E thërrita pranë meje dhe e shtrëngova fort në krahë, duke i dhuruar disa puthje në faqe. Pasi nga ato përkëdheli mori guxim, i varfri më vendosi në duar diçka të mbështjellë me letër dhe u largua rrëmbimthi i turpëruar. Plot me habi e kërshëri, e hapa mbështjellësen duke u kujdesur që të mos më vinin re të tjerët. Dhe aty brenda gjeta… nuk e besoni dot!... tre kube me sheqer! E thërrita sërish. - Nga e dije që më pëlqen sheqeri?- e pyeta me buzëqeshje. - E mora me mënd! Mua më pëlqen shumë! - Dhe ti- vijova e prekur nga gjesti- me siguri ja ke kërkuar mamit dhe… - Jo zyshë!- u përgjigj me rrëmbim- nuk i kërkova gjë askujt; i kam ruajtur vetë, nga vetja ime… - Ashtu?... - Gjyshja, kur më jep kafen me qumësh, më lë gjithmonë dy apo tre kube me sheqer për ëmbëlsi. Unë i ruajta ato… - Po si e pive kafen me qumësht p;astaj?...e pyeta me sytë e shqyer. - Ashtu të hidhur siç ishte. Ah Mario, i vogli im Mario, vallë ku do të gjendesh tani? Ndoshta tymi i ofiçinave do e ketë nxirë fytyrën tënde ëngjëllore ose në këtë orë do të jesh duke punuar në arat ku zverdhëllojnë të korrat ose gjendesh nëpër ndonjë anije në kërkim të aventurave dhe shpresave utopike… Por kudo që të gjendesh, nën petkun e një punëtori, bujku apo marinari, vendi yt duhet të jetë mes zemrash fisnike, zemra që njohin sakrificën, vetëmohimin, detyrën. Ah Mario, i vogli Mario, nëse për një çast do të mund të hyje në dhomën time të studimit, mes librash, letrash e lodrash do të mund të gjeje të ruajtura në një këmbanë prej xhami, tre kube me sheqer, një emër dhe një datë! |