Pages in topic:   < [1 2 3 4 5 6 7] >
Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:53
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
akoma - ende, edhe Jul 15, 2004

"Akoma" është fjalë e huazuar nga greqishtja. Megjithatë, është përfshirë në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe.
Si ndajfolje kohe në shumicën e kuptimeve e të përdorimeve zëvendësohet me fjalët shqipe ende, edhe, sidomos në gjuhën e shkruar.

Shembuj
Ende s'paska ikur?
Ende s'ke thyer qafën!
Ende s'ka plasur!
Edhe më shumë.
Edhe më tepër.... See more

Edhe më tepër.

Megjithatë, ka disa raste kur fjala akoma nuk mund të zëvendësohet me fjalët ende apo edhe.
Kjo ndodh në rastin kur ndajfolja edhe nuk mund të përdoret pas mbiemrit ose ndajfoljes, d.m.th. në vend të Më i madh akoma; Më keq akoma. Pra në këto raste nuk mund të thuhet: Më i madh edhe, më keq edhe, por vetëm Edhe më i madh; Edhe më i keq.

Ndërsa si ndajfolje sasie fjala akoma mund të zëvendësohet me fjalët më, edhe më, edhe ca, më tepër: Do ? Ka ? Edhe të flas? Do edhe ca?

Collapse

Pranvera
Pranvera
English to Albanian
+ ...
involvim-përfshirje Jul 29, 2004

Tema është një ide shumë e qëlluar.Kjo është hera e parë që unë vë një koment në forum, edhe pse shpesh i lexoj temat dhe, thjesht, shumica më kënaqin se janë më se të përshtatshme dhe i ndihmojnë punës sonë.

Në Kosovë gjatë viteve të fundit janë futur në përdorim shumë fjalë që kanë prejardhje nga anglishtja apo që po përdoren nën ndikimin direkt të saj. Përveç në media, ato po përdoren shumë edhe në jetën e përditshme. Posaçërisht k�
... See more
Tema është një ide shumë e qëlluar.Kjo është hera e parë që unë vë një koment në forum, edhe pse shpesh i lexoj temat dhe, thjesht, shumica më kënaqin se janë më se të përshtatshme dhe i ndihmojnë punës sonë.

Në Kosovë gjatë viteve të fundit janë futur në përdorim shumë fjalë që kanë prejardhje nga anglishtja apo që po përdoren nën ndikimin direkt të saj. Përveç në media, ato po përdoren shumë edhe në jetën e përditshme. Posaçërisht këto fjalë hasen në ato raste kur gazetarët, i përkthejnë, ose siç them unë, mundohen të përthejnë deklaratat, komentet apo thëniet e zyrtarëve të huaj që veprojnë këtu. Me këtë nuk dua të them apo të paragjykoj që nuk e njohin mirë anglishten ose që jam unë ndonjë ekspert tepër i madh në këtë fushë, por ata nuk e njohin mirë as shqipen me këtë, dhe kjo mund të thuhet bazuar në sintaksën e tyre dhe paragrafet e gjata nëpër gazeta të përbëra vetëm nga një fjali-periudhë maratonike. Kjo ështw njëra nga fjalët e cila shumë përdoret, dhe nuk e di pse duhet tw mos përdoret fjala "përfshirje" në vend të saj.

Ka shumë fjalë të këtilla po unë po përmendi vetëm disa:

Participim-pjesëmarrje
Implementim-zbatim
Korespondojë-përshtatet, etj

Ndoshta po tingëlloj pak e zemëruar, po në fakt edhe jam, se kjo dukuri është duke marrë përmasa të mëdha dhe ne përkthyesit takohemi çdo ditë me të. Thjesht, “ta vret veshin”.

Përshëndetje
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:53
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Elokuent - kuptimplotë, që flet vetë Aug 3, 2004

Elokuent është fjalë e huaj (huazuar nga gjuhët neolatine).
Fjala shqipe është kuptimplotë ose që flet vetë.

P.sh.: vështrim kuptimplotë, shifra që flasin vetë, të dhënat flasin vetë etj.

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:53
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
elokuencë - gojëtari Aug 3, 2004

Elokuencë është gjithashtu fjalë e huaj. Fjala shqipe është gojëtari.

P.sh.: gojëtari e shkëlqyer, përdori gjithë gojëtarinë e tij etj.

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:53
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emetoj - lëshoj, nxjerr, etj. Aug 3, 2004

Emetoj është fjalë e huaj, huazuar nga gjuhët neolatine. Është përfshirë në Fjalorin e Sotshëm të Gjuhës Shqipe.

Fjalët shqipe janë: lëshoj, nxjerr etj.
P.sh.: Lëshon energji, lëshon elektrone etj.

Kur përdoret në fushën e financës e të filatelisë, mund të zëvendësohet me fjalët: vë/hedh në qarkullim, nxjerr, lëshoj, hedh etj.

P.sh.: Vë/hedh në qarkullim kartëmonedha të reja, nxjerr një seri pullash, lëshoj një çe
... See more
Emetoj është fjalë e huaj, huazuar nga gjuhët neolatine. Është përfshirë në Fjalorin e Sotshëm të Gjuhës Shqipe.

Fjalët shqipe janë: lëshoj, nxjerr etj.
P.sh.: Lëshon energji, lëshon elektrone etj.

Kur përdoret në fushën e financës e të filatelisë, mund të zëvendësohet me fjalët: vë/hedh në qarkullim, nxjerr, lëshoj, hedh etj.

P.sh.: Vë/hedh në qarkullim kartëmonedha të reja, nxjerr një seri pullash, lëshoj një çek, hedh në qarkullim monedha të reja etj.

Collapse

Enea (X)
Enea (X)
Local time: 21:53
English to Albanian
+ ...
Riskoj - rrezikoj Aug 26, 2004

Riskoj - Rrezikoj (ose guxoj), risk - rrezik
Duke lexuar nje liber me beri pershtypje perdorimi i Riskoj si folje e shqipes, dhe per me teper qe libri ishte perkthyer nga gjuha ruse.
Me tej has fjalen Frenezi (frenzy ne anglisht), qe ndoshta mund te pranohet ne mjekesi por fillimisht askush prane meje nuk e kuptonte.

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:53
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Barrierë - pengesë Aug 27, 2004

Fjalë e huazuar nga gjuhët neolatine. Fjala përkatëse shqipe është pengesë; p.sh.: Pengesë e pakapërcyeshme.

Në terminologjinë e futbollit zëvendësohet me fjalën mur; p.sh.: formuan murin.

Në terminologjinë e gjeografisë zëvendësohet me fjalën sharrnajë; p.sh.: sharrnajë kodrinore
... See more
Fjalë e huazuar nga gjuhët neolatine. Fjala përkatëse shqipe është pengesë; p.sh.: Pengesë e pakapërcyeshme.

Në terminologjinë e futbollit zëvendësohet me fjalën mur; p.sh.: formuan murin.

Në terminologjinë e gjeografisë zëvendësohet me fjalën sharrnajë; p.sh.: sharrnajë kodrinore.

Collapse

Edlira BABAMUSTA (MCIL)
Edlira BABAMUSTA (MCIL)
Local time: 20:53
English to Albanian
+ ...
impresione - përshtypje, mbresa Aug 29, 2004

Nëse e keni vënë re në intervista të ndryshme nuk dëgjohet më përdorimi i fjalëve 'përshtypje; mbresa'.

Fjala impresion (impression) nuk është fjalë shqipe.

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:53
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Morbozitet - Sëmundshmëri Sep 5, 2004

Fjalë e huaj, huazuar nga italishtja. Nuk ekziston në Fjalorin e Sotshëm të Gjuhës Shqipe. Fjala shqipe është sëmundshmëri.
P.sh.: Sëmundshmëri e lartë, e ulët etj.

aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
inshurencë - siguracion Sep 9, 2004

Inshurencë nuk është fjalë shqipe, megjithatë përdoret pothuajse nga të gjithë shqiptarët e Amerikës. Por ne kemi fjalën e bukur shqipe "siguracion"

Siguracion makine, siguracion shëndetësor, siguracion jete etj.

[Subject edited by staff or moderator 2004-09-12 15:13]

Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
website - faqe interneti Sep 10, 2004

Shpesh e shikoj fjalën "website" të lënë ashtu në anglisht, edhe kur materiali është në shqip. Në rradhë të parë, gjuha shqipe nuk ka asnjë shkronjë "w". E dyta, kjo fjalë mund të përkthehet si "faqe interneti" në shqip, për të mënjanuar përdorimin e fjalës së huaj "website" dhe shëmtimin e gjuhës shqipe me shkronja që nuk janë shqipe.

[Subject edited by staff or moderator 2004-09-12 15:13]

Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
koincidencë - përkim, përputhje, pajtim Sep 12, 2004

Koincidencë është fjalë e huaj dhe ne kemi fjalë shqipe që e zëvendësojnë atë plotësisht: përkim, përputhje, pajtim.

Si folje, folja koincidon duhet thënë përkon, përputhet, puqet, pajtohet.

[Subject edited by staff or moderator 2004-09-12 15:14]

mergim
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 15:53
English to Italian
+ ...
Lidhur me përdorim "barbarizmash" në gjuhën shqipe Sep 17, 2004

Të nderuar përkthyes të shqipes,
Moderatorja z.Coulson, ka trajtuar një problem vërtet "kyç" për gjuhën shqipe. Po hap një nga gazetat e përditëshme shqiptare dhe po "peshkoj" fjalët e huaja të përdorura fare pa vënd:
"momentit", "ambientet", "shokues", "donatorë", "progresi", "asistencë", "target", "modeste", "integrimi", "stafi", "superstradë", "segmenti i rrugës", "rrugët nacionale",
"konçesion", "servirur", "muhabet", "stimulohen bursa stud
... See more
Të nderuar përkthyes të shqipes,
Moderatorja z.Coulson, ka trajtuar një problem vërtet "kyç" për gjuhën shqipe. Po hap një nga gazetat e përditëshme shqiptare dhe po "peshkoj" fjalët e huaja të përdorura fare pa vënd:
"momentit", "ambientet", "shokues", "donatorë", "progresi", "asistencë", "target", "modeste", "integrimi", "stafi", "superstradë", "segmenti i rrugës", "rrugët nacionale",
"konçesion", "servirur", "muhabet", "stimulohen bursa studimi", "konvertim", "indipendencë", "procesion", "spektri",
"prosperiteti", "promovim dialogu", "integrim global", etj. etj.
Është për të vajtuar se si gjuha e gazetarëve tanë çdo gjë mund të jetë ... por jo gjuhë shëmbullore shqipe. Pa le pastaj po të merret një fjalim i kryeministrit, z.Nano, se sa "xhevahire"
gjuhe gjënden në të.
Duke e përgëzuar z.Coulson për nismën e saj, i përshëndes të gjithë kolegët përkthyes duke i ftuar të jemi të vëmëndshëm
gjatë përkthimeve tona lidhur me "fjalorin" e përdorur.
Me respekt,
Mërgim Korça
Collapse

Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 13:53
English to Albanian
+ ...
Kur fjalët ekzistuese shqipe zëvendësohen me të huaja... Sep 21, 2004

Para disa kohësh përktheva për një grup të ardhur nga Shqipëria. Në një nga prezantimet e palës amerikane u përdor fjala "demand", të cilën e përktheva si "kërkesë". Njëri nga anëtarët e komisionit shqiptar u kthye nga unë dhe më korrigjoi duke më thënë: Në Shqipëri ne përdorim fjalën "dimandi". Kjo është fjala e njohur.

Fatkeqësisht, fjala "dimandi" nuk ishte e vetmja që kishte hyrë në fjalorin teknik shqiptar. Me hyrjen e teknologjisë së re shum�
... See more
Para disa kohësh përktheva për një grup të ardhur nga Shqipëria. Në një nga prezantimet e palës amerikane u përdor fjala "demand", të cilën e përktheva si "kërkesë". Njëri nga anëtarët e komisionit shqiptar u kthye nga unë dhe më korrigjoi duke më thënë: Në Shqipëri ne përdorim fjalën "dimandi". Kjo është fjala e njohur.

Fatkeqësisht, fjala "dimandi" nuk ishte e vetmja që kishte hyrë në fjalorin teknik shqiptar. Me hyrjen e teknologjisë së re shumë fjalë që nuk ekzistonin në gjuhën teknike janë lënë në anglisht, por është me të vërtetë për të ardhur keq kur fjalë të tilla të thjeshta si "kërkesë", që ekzistojnë në gjuhën tonë, të zëvendësohen me fjalë të huaja.
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:53
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Avantazh - epërsi, përparësi Sep 23, 2004

Fjala avantazh ka hyrë së tepërmi në gjuhën shqipe. Madje është futur edhe në Fjalorin e Sotshëm të Gjuhës Shqipe. Është huazuar nga frëngjishtja, megjithatë, në shqip përdoret me këto dy kuptime:

1. Epërsi mbi një tjetër, të qenët më përpara ose më lart se një tjetër..
Në këtë kuptim mund të zëvendësohet shpesh me fjalën epërsi
... See more
Fjala avantazh ka hyrë së tepërmi në gjuhën shqipe. Madje është futur edhe në Fjalorin e Sotshëm të Gjuhës Shqipe. Është huazuar nga frëngjishtja, megjithatë, në shqip përdoret me këto dy kuptime:

1. Epërsi mbi një tjetër, të qenët më përpara ose më lart se një tjetër..
Në këtë kuptim mund të zëvendësohet shpesh me fjalën epërsi; p.sh.: epërsi e përhershme, krijon epërsi etj.

2. Përfitim, dobi.
Në këtë kuptim mund të zëvendësohet me fjalën përparësi; p.sh.: përparësi ekonomike, përparësi e dukshme etj.

Collapse

Pages in topic:   < [1 2 3 4 5 6 7] >

There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »

Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme

TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »