Pages in topic:   < [1 2 3 4 5 6 7] >
Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme
Thread poster: Monika Coulson
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
konfidencialitet - fshehtësi May 15, 2004

E njëjta gjë me fjalën konfidencialitet. Sa keq dhe inat më vjen kur e shoh "të përkthyer" në ndonjë përkthim. Gjithmonë e ndërroj dhe në fakt e lajmëroj klientin për këtë gabim trashanik që gjej në ndonjë përkthim.

konfidencialitet - fjalë e huaj
fshehtësi - fjalë shqipe e kuptueshme prej të gjithë shqiptarëve


 
Edlira BABAMUSTA (MCIL)
Edlira BABAMUSTA (MCIL)
Local time: 04:54
English to Albanian
+ ...
konfidencialitet - fshehtësi; mirëbesim May 15, 2004

**lidhet me rubrikën e Anetës**

konfidencialitet - fshehtësi; me mirëbesim; privatisht; fshehurazi, etj..


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
facoletë - shami Jun 20, 2004

Facoletë është fjalë e huazuar nga italishtja. Përdoret gjerësisht në zonën e Shkodrës dhe në disa zona të tjera veriore të vendit. Kuptimi është: shami ("shami dore" dhe rrallë "shami koke").

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
lavatriçe - makinë larëse Jun 21, 2004

Fjalë e huazuar nga italishtja. Pavarësisht se përdorimi i saj është mjaft i gjerë në gjuhën e sotshme shqipe, nuk është fjalë shqipe dhe nuk ekziston as në Fjalorin e Gjuhës së Sotshme Shqipe. Në shqip është makinë larëse, larëse rrobash ose thjesht larëse.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
legjislativ - ligjvënës Jun 21, 2004

Fjala legjislativ është fjalë e huazuar nga gjuhët neolatine. Edhe pse është e përfshirë në Fjalorin e Gjuhës së Sotshme Shqipe, ky fjalor të çon te fjala "ligjvënës".
Organ ligjvënës, pushtet ligjvënës, veprimtari ligjvënëse.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
legjitim - i ligjshëm Jun 21, 2004

Huazuar nga gjuhët neolatine. Nuk ndodhet në Fjalorin e Gjuhës së Sotshme Shqipe. Fjala shqipe është i ligjshëm/e ligjshme.

Trashëgimtar i ligjshëm, fëmijë i ligjshëm etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
legjitimitet - ligjshmëri Jun 21, 2004

Fjalë e huazuar nga gjuhët neolatine. Fjala "legjitimitet" nuk është përfshirë në FGjSSh. Fjala shqipe është "ligjshmëri".

Ligjshmëria e zgjedhjeve, Mbrojtja e ligjshmërisë etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
barrierë - pengesë Jun 21, 2004

Barrierë është fjalë e huazuar nga gjuhët neolatine. Nuk është përfshirë në Fjalorin e Gjuhës së Sotshme Shqipe. Fjala shqipe është pengesë.

Pengesë e pakapërcyeshme, u bë pengesë, iu bë pengesë etj.

Ndërsa në terminologjinë e futbollit përdoret si mur: formuan mur, topi u përplas tek muri etj.

Në terminologjinë e gjeografisë zëvendësohet me fjalën
... See more
Barrierë është fjalë e huazuar nga gjuhët neolatine. Nuk është përfshirë në Fjalorin e Gjuhës së Sotshme Shqipe. Fjala shqipe është pengesë.

Pengesë e pakapërcyeshme, u bë pengesë, iu bë pengesë etj.

Ndërsa në terminologjinë e futbollit përdoret si mur: formuan mur, topi u përplas tek muri etj.

Në terminologjinë e gjeografisë zëvendësohet me fjalën sharrnajë: sharrnajë kodrinore etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
aproksimativ - i përafërt Jun 25, 2004

Fjala aproksimativ është plotësisht fjalë e huaj. Fjala shqipe është i përafërt.

aproksimativisht - përafërsisht, afërsisht, me afërsi



 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
fals - i rremë Jun 25, 2004

Fjala fals është e huazuar nga italishtja. Fjala shqipe është i rremë.

false - e rreme

Kjo fjalë është përfshirë në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, por aty këshillohet që të përdoret fjala shqipe dhe ajo ajo e huazuar.



 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
falsitet - rremësi Jun 25, 2004

Fjala e huaj falsitet nuk është përfshirë në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe.

Fjala shqipe është rremësi ose gënjeshtëri



[Edited at 2004-06-25 12:55]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Bashkëekzistencë - bashkëjetesë Jun 30, 2004

Në fjalën bashkëekzistencë, vetëm gjymtyra e dytë e fjalës është huazim nga frëngjishtja. Fjala shqipe është bashkëjetesë



 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Esencial - thelbësor Jul 1, 2004

Esencial është fjalë e huaj ndërsa thelbësor është fjalë shqipe.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Esencial - Thelbësor, qenësor, i qenësishëm Jul 1, 2004

Desha të shtoja në atë që thotë Eva më lart. Esencial duhet zëvendësuar me njërin nga këto mbiemra: thelbësor, qenësor, i qenësishëm.



 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 21:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
etazher - raft Jul 15, 2004

Etazher është fjalë me ndikim nga frëngjishtja. Fjala shqipe është raft



 
Pages in topic:   < [1 2 3 4 5 6 7] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »