Pages in topic:   < [1 2 3 4 5 6 7] >
Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme
Thread poster: Monika Coulson
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Gradual - shkallëzor May 6, 2006

Fjala e vërtetë shqipe është shkallëzor.

 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:59
English to Albanian
+ ...
evitoj - shmang May 7, 2006

Mund gjithashtu të përkthehet: mënjanoj, bëj bisht.

i paevitueshëm - i pashmangshëm


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
eventual - i mundshëm May 8, 2006

Fjala eventual përdoret shpesh nga ne shqiptarët me banim jashtë atdheut dhe që nuk kemi shumë lidhje të forta me gjuhën mëmë. Megjithatë, fjala shqipe është i mundshëm.

Eva


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
eventualitet - mundësi/rastësi May 8, 2006

Fjala e huaj eventualitet duhet zëvendësuar me fjalët shqipe (sipas rastit mundësi/rastësi).

Eva


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
irritoj - acaroj May 9, 2006

Irritoj është fjalë e huaj dhe acaroj është fjalë shqipe.

Po kështu: irritim - acarim.


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:59
English to Albanian
+ ...
princip - parim May 10, 2006

Nuk e di c'vlere shton fjala "princip", kur "parim" eshte shqip, qarte dhe mese mjaftueshem per t'u shprehur.

Gjithashtu, per sa i perket fjales kualitet qe eshte permendur nga Monika diku me siper, nuk e di se per cfare e marrin shqiptaret, se ja c'kam lexuar kohet e fundit per kanalet dixhitale: "... do te permiresohet cilesia dhe kualiteti..."!!! (Me sa duket, "kualiteti" eshte perforcim per ata shqiptare qe nuk kuptojne "cilesine"...
See more
Nuk e di c'vlere shton fjala "princip", kur "parim" eshte shqip, qarte dhe mese mjaftueshem per t'u shprehur.

Gjithashtu, per sa i perket fjales kualitet qe eshte permendur nga Monika diku me siper, nuk e di se per cfare e marrin shqiptaret, se ja c'kam lexuar kohet e fundit per kanalet dixhitale: "... do te permiresohet cilesia dhe kualiteti..."!!! (Me sa duket, "kualiteti" eshte perforcim per ata shqiptare qe nuk kuptojne "cilesine"
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:59
English to Albanian
+ ...
suportoj - mbeshtes, perkrah May 10, 2006

Kjo fjale ma vret veshin si teper e shemtuar dhe krejtesisht e panevojshme.

 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
central - qendror May 11, 2006

Në kuptimet Komiteti central, ngrohje centrale, duhet përdorur fjala shqipe: komiteti qendror, ngrohje qendrore.

 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
biografi - jetëshkrim May 11, 2006

Biografi është fjalë e huaj, ndërsa jetëshkrim është shqip.

 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:59
English to Albanian
+ ...
listoj - rendis Nov 25, 2007

Pavarësisht se fjala "listë" ka zënë vend në gjuhën tonë, "listoj" nuk gjendet në fjalor, por ka përkthyes që i bien shkurt dhe kanë harruar që kemi një përdorim fare shqip: rendis.

 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:59
English to Albanian
+ ...
dislokoj - zhvendos Nov 25, 2007

Në rastet kur e kam dëgjuar këtë fjalë, as që kishte të bënte me "dislokimin" e ndonjë kocke, sikurse ta jep përshtypjen nga anglishtja, por thjesht zhvendosjen e një grupi personash apo një objekti nga një vend në tjetrin. Vras mendjen përse është ... zhvendosur... përdorimi shqip.

 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:59
English to Albanian
+ ...
Shqipërimi i terminologjisë Nov 27, 2007

Po afishoj disa fragmente të marra nga artikuj mbi shqipërimin e disa termave sipas fjalorëve të rinj. Më duket se është bërë punë me dobi dhe shpresoj t'ju hyjnë ndonjëherë në punë gjatë përkthimit.

__________________

"... në fizikë, matematikë, kimi, etj. janë përdorur terma të tillë themelorë si: rrafsh për plan, ndërprerje për intersektim (gjeom.), zhvendosje për spostim, trysni për presion (fiz.), shpërhapje për difuzion, tretës
... See more
Po afishoj disa fragmente të marra nga artikuj mbi shqipërimin e disa termave sipas fjalorëve të rinj. Më duket se është bërë punë me dobi dhe shpresoj t'ju hyjnë ndonjëherë në punë gjatë përkthimit.

__________________

"... në fizikë, matematikë, kimi, etj. janë përdorur terma të tillë themelorë si: rrafsh për plan, ndërprerje për intersektim (gjeom.), zhvendosje për spostim, trysni për presion (fiz.), shpërhapje për difuzion, tretësirë për solucion (kim.), mysëti për konveksitet, lugëti për konkavitet (opt.), etj. "

"...mund të sjellim si shembull historinë e ndryshimit të termave presion > shtypje > trysni, tension > sforcim > ndemje etj. Këto ndryshime kanë çuar në rregullimin, shqipërimin dhe njësimin e këtij leksiku me ritme më të shpejta se leksiku më special të çdo fushe të dijes, i cili qëndron më në periferi të kësaj shtrese, por që është ngritur mbi bazën e saj. Kështu, për shembull, nga rreth (gjeom.) janë krijuar terma të përbërë të leksikut thjesht special të mekanikës: rreth i kokës, rreth i këmbës, rreth i rrokullisjes; nga kënd (mat.) kënd i animit, kënd i fërkimit, kënd i përqafimit, kënd i rrotullimit, kënd i kthimit; nga trysni (fiz.): trysni e avullit, trysni e lartë, trysni statike, trysni e ulët, etj."

"...për emërtimet e koncepteve të veçanta ka ende luhatje, gjendje shumëformëshe; nuk është arritur ende që në të gjitha rastet të nguliten terma të njëkuptimshëm për koncepte të caktuara. Kështu herë njëjtësohen dhe herë diferencohen bosht dhe aks, ngjeshje dhe shtypje, plan dhe rrafsh, prerje dhe seksion, qark dhe rreth etj."

"... Vështirësitë që janë hasur në këtë punë lidhen, nga njëra anë, me karakterin shumë special të disa terminologjive, por, nga ana tjetër, ato kushtëzohen edhe me ngulitjen e një pjese të madhe termash gjatë përdorimit të shpeshtë në të folur, në prodhim, si: aks, dado, filetë, friksion, ingranazh, kamerdare, kolodok, koperton, etj., gjë që s'mund të thuhet për termat bazë, të cilët, duke shprehur koncepte më abstrakte e duke u përdorur në ligjërimin e shkruar, kanë pasur me shumë mundësi për t'u shqipëruar."

"...janë marrë si material i gatshëm, i përshtatur, duke i ngritur në terma fjalët si: grykëz, kular, shilor etj., kurse nga ana tjetër, janë ndërtuar terma të rinj mbi bazën e gjedheve fjalëformuese: bashkore (bashkoj + ore) me kuptimin "mekanizëm bashkues për të tejçuar rrotullimin nga një pjesë e makinës tek tjetra" në vend të termit të huaj, friksion, bashkues (bashkoj + ues) me kuptimin "detal bashkues për të tejçuar rrotullimin nga një bosht tek tjetri" në vend të termit të huaj xhuntë, parapritës (para + pritës) me kuptimin "pjesë që parapret goditjet e mundshme të makinës" në vend të termit të huaj parakolp, petunazë (pet(ë) + unazë) me kuptimin "detal i rrumbullakët si petë me vrimë të gjerë në mes) për termin e huaj rondelë."

"...Kështu, për shembull, termi aks ka dy kuptime:
1. "Drejtëz që kalon përmes qendrës së simetrisë ose qendrës së rëndesës së një trupi"
2. "Detal që mbështet pjesët që rrotullohen, por që vetë nuk transmeton moment rrotullues".
Për kuptimin e parë, është propozuar kompozita shqipe, boshtvijë, nga e cila krijohen boshtvijor, boshtvijësi në vend të ndërtimeve të huaja, aks-aksial-aksialitet, kurse për kuptimin (konceptin) e dytë është futur fjala shqipe me përdorim të ngushtë profesional strumbull, e cila i përgjigjet idesë së shprehur nga termi aks në këtë kuptim. Me krijimin e fjalës shqipe boshtvijë dhe me futjen nga gjuha e përgjithshme e fjalës strumbull mënjanohet pështjellimi që vihet re herë-herë në letërsinë teknike në përdorimin e termave bosht dhe aks.
Zakonisht deri më sot kuptimin e termit boshtvijë e kanë mbajtur dy terma: termi aks, i cili vijon të përdoret pothuajse në të gjithë letërsinë teknike të mekanikës dhe termi bosht, i cili, me përjashtim të teksteve të mekanikës, përdoret në të gjitha tekstet e tjera mësimore. Konceptin 2 të termit aks e mbulon po fjala aks. Mirëpo, duke përdorur bosht në vend të aks (si "vijë imagjinare"), atëherë, fjala bosht, që shpreh konceptin e "vijës imagjinare", bie ndesh me një koncept tjetër, që shprehet po nga fjala bosht, i cili përkufizohet si "detal mbështetës që rrotullohet, që transmeton moment rrotullues". Prandaj del patjetër nevoja e diferencimit të koncepteve që shprehen nga këta terma."

"... Po kështu është vepruar me termin sharrë, i cili sipas FGjSSh (1980) ka një varg kuptimesh: 1) "Rripi a disku prej çeliku i kësaj vegle që shërben për të prerë; 2) "vegël... që ka si pjesë kryesore një rrip a disk prej çeliku ..."; 3) "makinë me një vegël të tillë"; 4) "Punishte në pyll...".
Këto kuptime në terminologjinë e mekanikës janë dhënë nëpërmjet termave:
1) fletësharrë, disksharrë; 2) sharrë (vegël); 3) sharruese a sharrore.
Diferencimi i procesit nga rezultati pasqyrohet edhe në termat shtehëzim - shtehëzinë, lugëtim-lugëtinë. Po kështu: "derdhje" (proces) - derdhë (copë e derdhur); rritje (proces) -rritë (rritë thike në vend të rritje thike); lidhje (proces) -përlidhë (lëndë e përlidhur) në vend të termit të huaj aliazh). Po kështu, nëpërmjet emërtimeve të ndryshme diferencohet vegla nga makina si: frezë (vegël) - frezore a frezuese (makinë), gërsherë (vegël) - gërshanore (makinë), mbjellës (vegël) -mbjellëse (makinë), kositës (vegël) -kositëse (makinë) etj."

"... Shqipërimi i terminologjisë




Këtu mund të dallojmë disa aspekte:


1. Rivendosja e shqipërimeve të mëparshme, të cilat takohen në fjalorë të ndryshëm terminologjikë, por që nuk kanë gjetur përdorim në letërsinë teknike të mekanikës dhe në praktikën e përdorimit të termave (në të folur, në dokumentesh teknike etj) si: brenë për bjellë, gjani për amplitudë, përftor për gjenerator, ndemje për tension, rikumbim për rezonancë etj.


2. Ngritja në terma e fjalëve shqipe pa u ndryshuar kompleksin tingullor si: amë për matricë, anëcak për konsol, bucelë për moco, cekth për spinë, fikatje për amortizim, flegër për valvul, flutur për farfallë, jakore për fllanxhë, grykëz për bokoll, kular për kavallotë, qerthull për pikap, mbathë për bandazh, ngërthim për ingranim, përbrijtëse për lonzheron, rrotull për pulexhë, sqep për arpion, shilor për bilancier, tejçim për transmetim, vjaskë për filetë, etj.

3. Fjalë shqipe të përndryshuara (modifikuara) për nevoja të terminologjisë: bërrylake (nga bërrylak) për manivel, birës (nga birëse) për punto, gishtak (nga gisht) për spinot, hekurudhëz (nga hekurudhë) për dekovil, kularushë (nga kular) për katankë, ngallmë (nga ngallmoj) për ribatinë, ngujor (nga ngujore) për prixhionier, pasore ( nga pasor) për rimorkio, etj.
4. Formime, në bazë të gjedheve shqipe me mënyra e mjete të ndryshme fjalëformuese, Me këtë rrugë janë formuar pjesa më e madhe e termave shqip, të cilët do të zëvendësojnë termat e huaj si: baltëpritës për parafango, bashkore për friksion, bashkues për xhunto, briskim për shevingim, dhëmbore për ingranazh, lejesë për tolerancë, lakoheqëse për kurbalinjë, parapritës për parakolp, parandeshës për repulsor (bufer), petunazë për rondelë, tejçues për transmision, vrullës për volant, etj.

5. Riaktivizimi (për nevoja të terminologjisë së mekanikës) i disa prapashtesave e parashtesave që përdoren në gjuhën e përgjithshme, por që në terminologji përdoren rrallë
ose s'gjejnë përdorim si: -atë: petëzatë (llamarinë), profilatë, shufratë; -cë: fërkojcë (ferrotë), pengojcë (fermo); -çë: rrahçë, ngrehçë (tirant); -ë: rritë, derdhë, përlidhë (aliazh); -inë: buzinë (batentë), lugëtinë (rakordim), shtehëzinë (zmuso); ndër-: ndërcak (diapazon), ndërurë, ndërvrragë (koleja); shpër-: shpërhapës (difuzor), shpërndarës (distributor), shpërndezës, shpërveçim (likuacion), shpërvendosje (dislokacion), etj."
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 01:59
English to Albanian
+ ...
E keni hasur këtë? May 11, 2008

Eva T wrote:

Shpesh e shikoj fjalën "website" të lënë ashtu në anglisht, edhe kur materiali është në shqip.


Më e bukura e kësaj fjale është kur e bëjnë fillin çorap dhe jo vetëm që gërshetojnë anglishten me shqipen fare pa qenë nevoja, po i vënë mbaresat rasore me vizë lidhëse: webfaqe-n, webfaqe-s. Hajde të keqen e shqipes hajde!


 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 02:59
Albanian to Italian
+ ...
"simulimi" ndryshon nga "imitimi" Aug 4, 2008

andiandi wrote:
simulim = imitim
Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Nuk me kujtohet se në ç'forum (me ç'temë) dhe kur, por kemi folur edhe për ato fjalë të cilave nuk ua gjejmë dot anën ndonjëherë, nuk u gjejmë dot një përkthim që të jetë për të qënë, pa e bërë qesharake fjalën. Si p.sh. kam nëpër duar nje përshkrim dhe udhëzues përdorimi të një pajisjeje ku përmëndet shpesh fjala "simulim". Qysh do ta thonit ju, se unë nuk po i bie dot në të?



Simulimi dhe Imitimi janë dy koncepte të ndryshme nga njëri-tjetri. Të dyja përdoren në këtë formë në shqip, d.m.th. nuk mund të zëvendësohen me fjalë të tjera shqipe.
P.sh. simulim/simuloj kanë qenë përdorur historikisht në Shqipëri në fushën e psikiatrisë; gjatë shekullit të kaluar, në botë, filloi të flitej për simulime të sjelljes njerëzore në fushën e IA (Inteligjencës Artificiale) - edhe në këtë rast, termi në shqip mbetet po ai; edhe në fusha të tjera teknike termi nuk mund të përkthehet ndryshe.

[Modificato alle 2008-08-04 04:46]


 
Pages in topic:   < [1 2 3 4 5 6 7] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme






Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »