Pages in topic: < [1 2 3 4 5 6 7] > | Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme Thread poster: Monika Coulson
| Eva T English to Albanian + ... oportun - i përshtatshëm, i volitshëm | Sep 26, 2004 |
Shpesh shoh në përkthime fjalën e huaj "oportun". Fjala shqipe do të ishte "I përshtatshëm, i volitshëm". Gjithashtu, sipas konteksit mund të shkruhet "e quaj me vend" ose "e shoh të udhës". | | | Eva T English to Albanian + ... kontribut - ndihmesë | Sep 26, 2004 |
Fjala "kontribut" nuk është fjalë e mirëfilltë shqipe. Fjala shqipe është "ndihmesë". Gjithashtu mund të shkruhet sipas rastit si "ndihmoj, jap ndihmesë, etj". | | | Monika Coulson Local time: 23:51 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER kurioz - kureshtar | Oct 1, 2004 |
Fjala kurioz është fjalë e huaj. Nuk është përfshirë në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe. Fjala shqipe është kureshtar. Gjithashtu, fjala kuriozitet duhet të zëvendësohet me fjalët shqipe kureshtje, kureshti, kërshëri. | | | Monika Coulson Local time: 23:51 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER hezitoj - ngurroj | Oct 1, 2004 |
Fjala hezitoj nuk është fjalë shqipe, por është e huazuar. Fjala shqipe është ngurroj. Gjithashtu, fjala hezitim duhet zëvendësuar me fjalën shqipe ngurrim. | |
|
|
Monika Coulson Local time: 23:51 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER bilateral (multilateral) - i dyanshëm (i shumanshëm) | Nov 24, 2004 |
Bilateral dhe multilateral janë fjalë të huazuara nga gjuhët neolatine. Sipas kuptimit, zëvendësohen me: i dyanshëm, i shumanshëm, i njëanshëm ose dypalësh, shumëpalësh, njëpalësh. Shembuj: Shkëmbime të dyanshme, detyrime të dyanshme, ndihmë e shumanshme, veprim i njëanshëm, në mënyrë të njëanshme etj. | | | Monika Coulson Local time: 23:51 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER unilateral (bilateral) - njëanësor, dyanësor | Nov 24, 2004 |
Kur këto dy fjalë përdoren në mjekësi, zëvendësohen me njëanësor, dyanësor. Shembull: paralizë njëanësore (dyanësore). | | | Monika Coulson Local time: 23:51 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER kordial - i përzemërt | Nov 24, 2004 |
Kordial dhe kordialitet janë fjalë të huazuara nga gjuhët neolatine. Fjalët shqipe janë i përzemërt, përzemërsi. Shembuj: Pritje e përzemërt; u pritën me përzemërsi etj.
[Edited at 2004-11-28 17:01] | | | andiandi Local time: 07:51 English to French simulim - imitim | Mar 18, 2006 |
Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote: Nuk me kujtohet se në ç'forum (me ç'temë) dhe kur, por kemi folur edhe për ato fjalë të cilave nuk ua gjejmë dot anën ndonjëherë, nuk u gjejmë dot një përkthim që të jetë për të qënë, pa e bërë qesharake fjalën. Si p.sh. kam nëpër duar nje përshkrim dhe udhëzues përdorimi të një pajisjeje ku përmëndet shpesh fjala "simulim". Qysh do ta thonit ju, se unë nuk po i bie dot në të? Do më dukej ide e mirë të sjellim këtu edhe shembuj të tjerë si ky. A keni ndonjë fjalë që e dini që nuk është shqip por nuk po ja gjeni dot përkthimin? Ka edhe nga ato fjalë që nuk e dimë mirë nëse janë apo jo shqip, i p.sh. krevat. Isha e bindur që është shqip, por pastaj e gjeta në Rumani, në Ukrainë e në Rusi. Kjo ka të bëjë me shumë faktorë. Mendoj që në fund të fundit, duhet mbajtur në qëndër të vëmëndjes fakti që duhet bërë më e mira për të mos përdorur së paku ato fjalë për të cilat jemi të sigurt që kemi fjalën shqipe. Më tej ...për këtë jemi këtu, që ti diskutojmë këto gjëra me njëri-tjetrin. Përshëndetje. | |
|
|
Ledja United Kingdom Local time: 06:51 English to Albanian + ... facilitete - kushte | Apr 15, 2006 |
Kushtet mund te perfshijne mjedise, sherbime apo pajisje sipas rastit per te cilin behet fjale. | | | Ledja United Kingdom Local time: 06:51 English to Albanian + ...
Si mendoni sikur fjalen "poste elektronike" ta shkurtojme ne "post-el"? | | | Ledja United Kingdom Local time: 06:51 English to Albanian + ... fjale te tjera... | May 4, 2006 |
Une vazhdoj ta vizitoj kete forum me interes, dhe kam deshire ta mbajme "zgjuar", pasi edhe pas dy vjetesh qe eshte ngritur ketu shqetesimi i futjes se kaq fjaleve te panevojshme ne shqip, kjo dukuri sa vjen e po thellohet. Degjoj sidomos nga te rinjte te perdoren dendur fjale si: *Pab* - pub(ang.), dhe vras mendjen nese e dine qe ky eshte shkurtim per public house, qe ka pasur krejtesisht tjeter reference ne shqip. *Kllab* - club(ang.) ne e kemi perdorur prej kohesh f... See more Une vazhdoj ta vizitoj kete forum me interes, dhe kam deshire ta mbajme "zgjuar", pasi edhe pas dy vjetesh qe eshte ngritur ketu shqetesimi i futjes se kaq fjaleve te panevojshme ne shqip, kjo dukuri sa vjen e po thellohet. Degjoj sidomos nga te rinjte te perdoren dendur fjale si: *Pab* - pub(ang.), dhe vras mendjen nese e dine qe ky eshte shkurtim per public house, qe ka pasur krejtesisht tjeter reference ne shqip. *Kllab* - club(ang.) ne e kemi perdorur prej kohesh fjalen klub per pijetore. Tani mos po e huazojme per se dyti, per t'i dhene mbase nje kuptim me pak te rendomte?!! *Fans* - fan(ang. - Madje *fans* ne shqip po e perdorin njejes, *fansat* shumes) S'ma merr mendja qe jane te shumte, nga ata qe e perdorin, qe e dine se eshte shkurtim i "fanatic". Ne shqip kemi pasur fjale si: dashamir, tifoz. *definitivisht* - patjeter *non-stop* - pareshtur, pa pushim Fabiana diku me siper ka permendur "krevat" si nje fjale te hasur edhe ne gjuhet sllave (krevet). Besoj se "shtrat" eshte fjale qe nuk e ndjame me asnje gjuhe tjeter. E gjithashtu "shtroje", "mbuloje/mbulese", qe mund te zevendesojne fjale te mbetura nga turqishtja. *benefit* - perfitim, perfitoj. Ne lidhje me ndihmat sociale: housing benefit - ndihme financiare per banesen (per pagesen e qirase se baneses, do ishte me e sakte. Ka njeri menyre me te shkurter per ta shprehur kete?) ▲ Collapse | |
|
|
Frutikulturë - pemëtari | May 6, 2006 |
Frutikulturë është shumë e përhapur në gjuhën shqipe, por fjala e vërtetë shqipe është pemëtari. A | | | Gazometër - gazmatës | May 6, 2006 |
Është fjala për sahatin e gazit ose aparatin që mat sasinë e gazit të harxhuar për ngrohje ose ndriçim. Në shqip duhet përdorur gazmatës. | | | Germë - shkronjë | May 6, 2006 |
Fjala shqipe është shkronjë, edhe pse germë përdoret shpesh nga shqiptarët. | | | Pages in topic: < [1 2 3 4 5 6 7] > | There is no moderator assigned specifically to this forum. To report site rules violations or get help, please contact site staff » Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme Anycount & Translation Office 3000 | Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
| TM-Town | Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business
Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |