Pages in topic:   < [1 2 3 4 5] >
Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:27
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen me -ë fundore: Jun 12, 2003

Shkruhen me -ë fundore:
trajta e vetës së tretë njëjës e mënyrës lidhore te të gjitha foljet, duke përfshirë edhe ato me tog zanor, ku ë-ja shkruhet për arsye morfologjike:

Të humbë, të lidhë, të mbjellë, të përmendë etj.;
të hyjë, të gjejë, të lajë, të pijë, të thajë etj.;
të përziejë, të shkruajë, të thyejë etj.






[Edited at 2008-05-06 14:52]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:27
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen me -ë fundore: Jun 12, 2003

pjesoret e foljeve me temë me zanore a me -l, -ll, -r, -rr dhe mbiemrat e nyjshëm të formuar prej tyre:

qarë, blerë, bërë, pirë, fryrë, mjelë, vjelë, mbjellë, sjellë, marrë, nxjerrë etj.;

Po kështu shkruhen edhe pjesoret si:
dhënë, ngrënë, qenë, thënë, vënë, zënë etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:27
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Nuk shkruhen me -ë: Jun 12, 2003

pjesoret me temë me tog zanor, të cilat theksin e kanë në rrokjen e parafundit:
përzier, kryer, lyer, mësuar, punuar, shkruar etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:27
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Nuk shkruhen me -ë fundore: Jul 15, 2003

emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr, -ëz, -ull, -ur, të cilët në emëroren e pashquar të njëjësit nuk e kanë theksin në rrokjen e fundit:

bukël, gogël, pupël etj.; (i,e) ëmbël, (i, e) vogël etj.;
dhelpër, gënjeshtër, motër, numër, zemër etj.;
arkëz, dhëmbëz, gishtëz, lidhëz, mollëz, etj.;
kumbull, nofull, rregull, shpatull, tingull, tjegull, vetull etj.;
flutur, hekur, (i, e) bukur, (i,e) lumtur etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:27
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Nuk shkruhen me -ë fundore: Aug 25, 2003

emrat dhe mbiemrat që në shumësin e pashquar dalin me një nga bashkëtingëlloret -gj, -q, -j, -nj, të prira nga një zanore si në emërore, ashtu edhe në të gjitha rasat e tjera:

zogj, zogjve, zogjsh; të ligj, të ligjve, të ligjsh etj;
fiq, fiqve, fiqsh; miq, miqve, miqsh; pleq, pleqve, pleqsh etj;
bij, bijve, bijsh etj;
drunj, drunjve, drunjsh; ftonj, ftonjve, ftonjsh; heronj, heronjve, heronjsh; hunj, hunjve, hunjsh; thonj, thonjve, thonjsh etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:27
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shënim: Nuk shkruhen me -ë fundore... Aug 25, 2003

Po kështu nuk shkruhen me -ë fundore para nyjës -të dhe mbaresave të shumësit emrat:

cjep (cjap) - cjeptë, cjepve, cjepsh;
desh (dash) - deshtë, deshve, (por deshësh);
djem (djalë) - djemtë, djemve, djemsh;
dhen - dhentë, dhenve, dhensh;
qen (qen) - qentë, qenve, qensh.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:27
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Nuk shkruhen me "ë" fundore: Oct 4, 2003

trajtat rasore të shumësit të emrave dhe të mbiemrave që mbarojnë me dy bashkëtingëllore në emëroren e pashquar të shumësit, si edhe të atyre që mbarojnë me -l, -r, -s, -z (këta emra dhe mbiemra para nyjës -t të trajtës së shquar dhe para mbaresës -sh të rrjedhores marrin një -i-):

bujq - bujqve, bujqish, bujqit;
krushq - krushqve, krushqit, krushqit;
peshq - peshqve, peshqish, peshqit;
tirq - tirqve, tirqish, tirqit;
ujq - ujqve, ujqis
... See more
trajtat rasore të shumësit të emrave dhe të mbiemrave që mbarojnë me dy bashkëtingëllore në emëroren e pashquar të shumësit, si edhe të atyre që mbarojnë me -l, -r, -s, -z (këta emra dhe mbiemra para nyjës -t të trajtës së shquar dhe para mbaresës -sh të rrjedhores marrin një -i-):

bujq - bujqve, bujqish, bujqit;
krushq - krushqve, krushqit, krushqit;
peshq - peshqve, peshqish, peshqit;
tirq - tirqve, tirqish, tirqit;
ujq - ujqve, ujqish, ujqit;
murgj - murgjve, murgjish, murgjit;
të ëmbël - të ëmbëlve, të ëmblish, të ëmblit;
të vegjël - të vegjëlve, të vegjlish, të vegjlit;
etër - etërve, etërish, etërit;
mbretër - mbretërve, mbretërish, mbretërit;
i bukur - të bukurve, të bukurish, të bukurit;
e egër - të egërve, të egrish, të egrit;
i pjekur - të pjekurve, të pjekurish, të pjekurt;
blerës - blerësve, blerësish, blerësit;
ndihmës - ndihmësve, ndihmësish, ndihmësit;
nëpunës - nëpunësve, nëpunësish, nëpunësit;
nxënës - nxënësve, nxënësish, nxënësit;
punonjës - punonjësve, punonjësish, punonjësit;
sulmues - sulmuesve, sulmuesish, sulmuesit;
shitës - shitësve, shitësish, shitësit;
vendës - vendësve, vendësish, vendësit;
njerëz - njerëzve, njerëzish, njerëzit etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:27
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Nuk shkruhen me Sep 2, 2004

Nuk shkruhen me "ë" fundore:
trajta e rrjedhores së pashquar të emrave që në shumës mbarojnë me zanore të theksuar:
grash, kalash, shtëpish, byrosh, drush, sysh etj.

Po kështu shkruhen edhe:
më dysh (dy), më trish (tri), si edhe dyfish, trefish etj.

[Edited at 2004-09-02 15:59]


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 03:27
English to Albanian
+ ...
Pavarësisht... Mar 28, 2008

E kam lexuar e dëgjuar kaq shpesh fjalën "pavarësisht" të përdorur gabimisht në raste të tilla si: pavarëshisht vështirësive, pavarësisht motit të keq etj, saqë kisha filluar të mendoja se ndoshta është vendosur zyrtarisht një ndryshim gramatikor. Artikulli i mëposhtëm më hapi sytë:

"Përdorimi i lokucionit parafjalor pavarësisht + një emër a përemër në rasën rrjedhore


Është e vërtetë se në faqet e shtypit tonë dhe në shkrime t
... See more
E kam lexuar e dëgjuar kaq shpesh fjalën "pavarësisht" të përdorur gabimisht në raste të tilla si: pavarëshisht vështirësive, pavarësisht motit të keq etj, saqë kisha filluar të mendoja se ndoshta është vendosur zyrtarisht një ndryshim gramatikor. Artikulli i mëposhtëm më hapi sytë:

"Përdorimi i lokucionit parafjalor pavarësisht + një emër a përemër në rasën rrjedhore


Është e vërtetë se në faqet e shtypit tonë dhe në shkrime të ndryshme shkencore, përgjithësisht, gjithnjë e më shumë po e gjejmë të përdorur këtë ndërtim gjuhësor. Madje në këto vitet e fundit ka marrë një hov të madhe përdorimi. S 'ka shkrim gazete ndoshta që të paktën një herë e më shumë të mos përdoret kjo shprehje gjuhësore me strukturë: ndajfolje parafjalore + një emër çfarëdo në rasën rrjedhore.
Ja disa shembuj: Kabineti mori vendim që të intensifikojë luftën kundër terrorit, pavarësisht faktit nëse do të futemi në një luftë totale kundër autoritetit palestinez apo; Pavarësisht rrugëve të reja ligjore që do të ndjekë opozita për këtë problem, ...; Ushtarët gjermanë qëndrojnë në Kosovë, pavarësisht veprimeve të njëanshme të shpalljes së pavarësisë së Kosovës; Dhe qëllimi ynë është t'i bashkojmë me familjet e tyre, pavarësisht cilit nacionalitet i takojnë ata; Pavarësisht negociatave të reja, SHBA-ja vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin për pavarësi; Pavarësisht mënyrës sesi Hristova ka udhëtuar në letërsinë e një vendi të vogël, ... etj.
Përdorimi i këtij lokucioni është i gabuar dhe në vend të tij është dashur të përdoret lokucioni parafjalor pavarësisht nga, si në shembujt: Pavarësisht nga fakti nëse do të futemi në një luftë totale; Pavarësisht nga rrugët ligjore që do të ndjekë opozita për këtë problem; pavarësisht nga veprimet e njëanshme të shpalljes së pavarësisë së Kosovës; etj.) ose, në disa raste, lokucioni lidhëzor pavarësisht se si në shembullin: Pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë ata.
Në anën tjetër, ka mundësi që edhe këto dy të zëvendësohen me përgjegjësen me gjithë + një emër, përemër në rasën kallëzore, një togfjalësh etj., si një lokucion parafjalor më i natyrshëm i gjuhës sonë (si p. sh.: me gjithë faktin nëse do të futemi në një luftë totale; me gjithë rrugët e reja ligjore që do t 'i ndjekë opozita për këtë problem, . . ; Me gjithë mbajtjen e negociatave të reja, SHBA-ja vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin për pavarësi), sepse, siç kanë konstatuar me të drejtë autorët e Gramatikës së gjuhës shqipe II e ASHSH, - Sintaksa (Tiranë, 1997), lokucioni pavarësisht nga, vjen nga ndikimi i gjuhëve të tjera, prandaj është e këshillueshme që të mos përdoret[2], por ne do të thoshim se ka mundësi që të zëvendësohen me lidhëzat dhe lokucionet lidhëzore lejore: megjithëse, megjithatë, megjithëkëtë, edhe pse, ndonëse, sado që, sido që etj., varësisht nga ndërtimi dhe formulimi gjuhësor i njësive sintaksore kumtuese.
Ky ndërtim gjuhësor, ndonëse është me burim nga gjuhët tjera, ka hyrë tashmë në strukturën gjuhësore të shqipes dhe pakkush ose askush nuk e shtron sot çështjen në duhet të hiqet nga përdorimi a jo, sepse ai faktikisht iu është përshtatur strukturës gjuhësore të shqipes. Sot këtë ndërtim e gjejmë kudo, në të gjitha llojet e ligjërimit, si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri e më gjerë. Prandaj, ne jemi të mendimit që ndërtimet: pavarësisht nga/ pavarësisht prej, si lokucion parafjalor ose pavarësisht se, si lokucion lidhëzor, edhe me tutje të përdoret në gjuhën tonë, por jo me trajtat e tipit: pavarësisht punëve/ aktiviteteve/ organizimit/ veprimit/ faktit etj., siç po i gjejmë të përdorura në këto vitet e fundit kudo në shkrimet e ndryshme."
Collapse


 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 04:27
Albanian to Italian
+ ...
"Përgjigjja" Mar 31, 2008

Nuk është e saktë të shkruhet "përgjigjia".

Mënyra e duhur e shkrimit është "përgjigjja".


 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 04:27
Albanian to Italian
+ ...
"Radhë" Mar 31, 2008

Kam vënë re një përdorim të gabuar të kësaj fjale në formën: "rradhë".

Duhet shkruajtur "radhë".


 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 04:27
Albanian to Italian
+ ...
Gabim i shpeshtë në pikësim. Mar 31, 2008

Gabimi më i shpeshtë që kam vënë re në mënyrën se si shumë shqiptarë shkruajnë, është mungesa e hapësirës pas pikës apo presjes.

Shembuj:

Sot jam tepër i gëzuar.Kam ditëlindjen.

Jemi të kënaqur,por kemi akoma shumë punë përpara.


Ndërkohë që mënyra e saktë edhe e bukur për të shkruajtur është si më poshtë:

Sot jam tepër i gëzuar. Kam ditëlindjen.

Jemi të kënaqur, por kemi a
... See more
Gabimi më i shpeshtë që kam vënë re në mënyrën se si shumë shqiptarë shkruajnë, është mungesa e hapësirës pas pikës apo presjes.

Shembuj:

Sot jam tepër i gëzuar.Kam ditëlindjen.

Jemi të kënaqur,por kemi akoma shumë punë përpara.


Ndërkohë që mënyra e saktë edhe e bukur për të shkruajtur është si më poshtë:

Sot jam tepër i gëzuar. Kam ditëlindjen.

Jemi të kënaqur, por kemi akoma shumë punë përpara.


Për mendimin tim, gabime të tilla në pikësim ta vrasin syrin së tepërmi. Në rastet kur ato kryhen nga përkthyesit, bëhen akoma më të pafalshme.
Collapse


 
Albana Dhimitri
Albana Dhimitri  Identity Verified
Greece
Local time: 05:27
Greek to Albanian
+ ...
Për drejtshkrimin ... May 6, 2008

Është i rregullt përdorimi i të dyja trajtave

vendas-i(nj.)/it(sh.) dhe

vendës-i(nj)/it(sh.).


Shumësi i emrit bujk duhet shkruar si më poshtë:

bujq, bujqve, bujqish e bujqit (dhe jo bujqër, bujqërve, bujqërish e bujqërit).


 
Albana Dhimitri
Albana Dhimitri  Identity Verified
Greece
Local time: 05:27
Greek to Albanian
+ ...
Vazhdim drejtshkrimi ... May 6, 2008

Përemrat pronorë im, imi, yt, jote, ynë, jonë, juaj shkruhen pa nyjë të përparme si kur përdoren thjesht si përemra edhe kur përcaktojnë një emër:

Ky vend është juaji (e jo i juaji).

Kjo pronë është jona ( e jo e jona)., etj.


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 04:27
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Po, Albana :) May 17, 2008

Po, rregulli 61 i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe :
Albana Dhimitri wrote:
Përemrat pronorë im, imi, yt, jote, ynë, jonë, juaj shkruhen pa nyjë të përparme si kur përdoren thjesht si përemra edhe kur përcaktojnë një emër:
Ky vend është juaji (e jo i juaji).
Kjo pronë është jona ( e jo e jona)., etj.

...dhe, po sipas këtij rregulli:

Përemrat pronorë e (të) mi, e (të) mia, e (të) tu, e (të) tua, i (e, të) tyre, i (e, të) saj shkruhen me nyjë të përparme në të gjitha trajtat dhe përdorimet e tyre:

nxënësit e mi, fletoret e mia, djemtë e tu, duart e tua, shkolla e tij, motra e saj, fshati i tyre, nëna e tyre

Kalofshi fund jave të mirë. Fabiana


 
Pages in topic:   < [1 2 3 4 5] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »