Pages in topic:   < [1 2 3 4 5] >
Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Zanorja "E" e patheksuar Jan 24, 2003

Tek emrat femërorë, të cilët kanë një -e fundore të patheksuar në trajtën e pashquar të njëjësit, në emëroren e shquar bie -e-ja, ndërsa në rasat e tjera ajo shkruhet:

artiste - artistja, artisteje

fitore - fitorja, fitoreje

qytetare - qytetarja, qytetareje etj

anije - anija, anijeje

ardhje - ardhja, ardhjeje

familje - familja, familjeje

ule - ulja, uljeje

nisja - nisje, nisjeje etj.

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Zanorja "ë" e theksuar Feb 8, 2003

Shkruhen me \"ë\" të gjitha fjalët te të cilat kjo zanore e theksuar i përgjigjet historikisht një \"a-je\" të ndjekur nga një bashkëtingëllore hundore. Me \"ë\" shkruhen edhe të gjitha fjalët e prejardhura ose të përbëra, të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:

Bëj, çështje, dëmtoj, dhëmb, dhëmballë, dhëndër, (kam) dhënë, dhënie, e ëma, e ëmbël, ëndërr, ëndje, gojëdhënë, këmbë, kënd, këndshëm, mbrëmje, nëntë,
... See more
Shkruhen me \"ë\" të gjitha fjalët te të cilat kjo zanore e theksuar i përgjigjet historikisht një \"a-je\" të ndjekur nga një bashkëtingëllore hundore. Me \"ë\" shkruhen edhe të gjitha fjalët e prejardhura ose të përbëra, të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:

Bëj, çështje, dëmtoj, dhëmb, dhëmballë, dhëndër, (kam) dhënë, dhënie, e ëma, e ëmbël, ëndërr, ëndje, gojëdhënë, këmbë, kënd, këndshëm, mbrëmje, nëntë, nëntor, përzë, rëndë, tërshërë, parathënie, thëllëzë, zëri, zënë etj.
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Fjalët me prapashtesën -llëk Feb 8, 2003

Shkruhen me \"ë\" fjalët me prapashtesën -llëk:

bollëk, budallallëk, gomarllëk, hamallëk, pazarllëk etj.

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
ë-ja paratheksore Feb 12, 2003

Ë-ja paratheksore shkruhet në këto raste:

a) në fjalët e parme e në të gjitha fjalët ku ajo i takon rrokjes së parë, si edhe në fjalët e formuara prej tyre:

argëtoj, bagëti, bërryl, fëlliq, gërryej etj.;

dëboj, dëlirë, mësyj, shpëlaj etj.

b) në fjalët e prejardhura, të formuara nga një temë me -ë me anë prapashtesash që nisin me bashkëtingëllore dhe në fjalë të përbëra e të përngjitura që kanë
... See more
Ë-ja paratheksore shkruhet në këto raste:

a) në fjalët e parme e në të gjitha fjalët ku ajo i takon rrokjes së parë, si edhe në fjalët e formuara prej tyre:

argëtoj, bagëti, bërryl, fëlliq, gërryej etj.;

dëboj, dëlirë, mësyj, shpëlaj etj.

b) në fjalët e prejardhura, të formuara nga një temë me -ë me anë prapashtesash që nisin me bashkëtingëllore dhe në fjalë të përbëra e të përngjitura që kanë si pjesë të parë një temë të tillë më -ë, të ndjekur nga një temë që nis me bashkëtingëllore:

anëtar, atëror, drejtësi, flakëroj, anëshkrim, vjershëror etj.;

anëshkrim, armëpushim, hundëshkabë,vërejtje etj.

c) shkruhen me ë fjalët që kanë një strukturë fonetike-fjalëformuese të ngjashme me atë të fjalëve të mësipërme:

armiqësi, besnikëri, madhësi, shëndetësi, zdrukthëtar etj.

ç) në fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me -ër, -ërr, -ël, -ës, -ëz, me anë prapashtesash që fillojnë me zanore:

arbëror, çiltërsi, dimëroj, zotëroj;

ëndërrim, ëndërroj, picërroj;

vegjëli, vogëlimë, zvogëloj;

bulëzoj, njerëzi, njerëzor.

[ This Message was edited by:on2003-02-12 03:42]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Përjashtime të drejtshkrimi të ë-së së patheksuar Feb 13, 2003

1. Nuk shkruhen me -ë fjalët:

amtar, besnik, furrtar, fillestar, kishtar, lojtar, meshtar, nevojtar, ngatërrestar, pishtar, rojtar, zyrtar, atdhe.

2. Nuk shkruhet ë-ja paratheksore te fjalët e përbëra ku gjymtyra e dytë fillon me zanore: bashkatdhetar, bashkautor, bashkudhëtar, gojëmbël, i gjithanshëm, kokulur, i shumanshëm etj. Por: njëanësi, i njëanshëm, zëëmbël (sepse ë-ja fundore te gjymtyra e parë e tyre është e theksuar.

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Gjinia e mbiemrit që shoqërohet me emrin në numrin shumës Feb 19, 2003

Në shumës disa emra mashkullorë kthehen në femërorë dhe kjo zbulohet nga gjinia e mbiemrit, p.sh.: mal i lartë - male të larta.

Kjo dukuri, që quhet dygjinishmëri (ambigjeni), ndeshet mjaft në gjuhën e sotshme shqipe.

Gjithashtu kjo dukuri ngatërrohet shpesh, p.sh. shpesh thuhet gabim: male të lartë, pyje të lartë, hapa të ngadalshëm etj. Në fakt duhet të thuhet: male të larta, pyje të larta, hapa të ngadalshme etj.

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Vazhdim i përjashtimeve të drejtshkrimit të ë-së së patheksuar Feb 28, 2003

Nuk shkruhen me \"ë\":

1. fjalët e prejardhura që formohen prej temash me një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave -tar(e), -tor(e), -ti, -toj:

arsimtar, arsimtare, (arsim), çlirimtar (çlirim), flamurtar, flamurtare (flamur), gjyqtar (gjyq), shqiptoj (shqip), shtegtoj (shteg), tregtoj (treg) etj.;

2. Fjalët e prejardhura, të cilat formohen prej temash me bashkëtingëllore të lëngëta (-r, -l, -ll) që e kanë theksin mbi rrok
... See more
Nuk shkruhen me \"ë\":

1. fjalët e prejardhura që formohen prej temash me një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave -tar(e), -tor(e), -ti, -toj:

arsimtar, arsimtare, (arsim), çlirimtar (çlirim), flamurtar, flamurtare (flamur), gjyqtar (gjyq), shqiptoj (shqip), shtegtoj (shteg), tregtoj (treg) etj.;

2. Fjalët e prejardhura, të cilat formohen prej temash me bashkëtingëllore të lëngëta (-r, -l, -ll) që e kanë theksin mbi rrokjen e parafundit:

afërsi (afër), egërsi (egër), motërzim (motër), zgjuarsi (i zgjuar), ëmbëlsi, ëmbëlsoj (i ëmbël), vogëlsi (i vogël), miellzim (miell), rregullsi (rregull) etj.

[ This Message was edited by:on2003-02-28 15:49]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Vazhdim i përjashtimeve të drejtshkrimi t të ë-së së patheksuar Feb 28, 2003

Nuk shkruhen me \"ë\" paratheksore fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me -ër me në prapashtesash që fillojnë me zanore, kur përpara \"ë-së\" ndodhet vetëm një nga bashkëtingëlloret b, d, f, j, k, p, t, v ose një nga grupet -nd, -st:

algjebrik (algjebër), librar, librari (libër), kodrinor (kodër), ajri, ajror, ajrim (ajër), lakror (lakër), epror (i epër), teproj, tepricë (tepër), katror (katër, zgavroj (zgavër), lundroj, lundrim (lundër),
... See more
Nuk shkruhen me \"ë\" paratheksore fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me -ër me në prapashtesash që fillojnë me zanore, kur përpara \"ë-së\" ndodhet vetëm një nga bashkëtingëlloret b, d, f, j, k, p, t, v ose një nga grupet -nd, -st:

algjebrik (algjebër), librar, librari (libër), kodrinor (kodër), ajri, ajror, ajrim (ajër), lakror (lakër), epror (i epër), teproj, tepricë (tepër), katror (katër, zgavroj (zgavër), lundroj, lundrim (lundër), ministri, ministror (ministër), pastroj, pastrim (i pastër), regjistroj, regjistrim (regjistër) etj.

[ This Message was edited by:on2003-02-28 15:51]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Vazhdim i përjashtimeve të drejtshkrimit të ë-së së patheksuar Feb 28, 2003

Nuk shkruhen me \"ë\" paratheksore fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me -ër me në prapashtesash që fillojnë me zanore, kur përpara \"ë-së\" ndodhet vetëm një nga bashkëtingëlloret b, d, f, j, k, p, t, v ose një nga grupet -nd, -st:

algjebrik (algjebër), librar, librari (libër), kodrinor (kodër), ajri, ajror, ajrim (ajër), lakror (lakër), epror (i epër), teproj, tepricë (tepër), katror (katër, zgavroj (zgavër), lundroj, lundrim (lund�
... See more

Nuk shkruhen me \"ë\" paratheksore fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me -ër me në prapashtesash që fillojnë me zanore, kur përpara \"ë-së\" ndodhet vetëm një nga bashkëtingëlloret b, d, f, j, k, p, t, v ose një nga grupet -nd, -st:

algjebrik (algjebër), librar, librari (libër), kodrinor (kodër), ajri, ajror, ajrim (ajër), lakror (lakër), epror (i epër), teproj, tepricë (tepër), katror (katër, zgavroj (zgavër), lundroj, lundrim (lundër), ministri, ministror (ministër), pastroj, pastrim (i pastër), regjistroj, regjistrim (regjistër) etj.

Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
ë-ja pastheksore Mar 3, 2003

Shkruhet ë-pastheksore:

- tek emrat femërorë me -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë me -ës, ësh dhe tek femërorët përkatës, në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:

drejtëz, (i, e një) drejtëze, drejtëza, drejtëzës, drejtëzën, drejtëzat, drejtëzave, drejtëzash, gjuhëza, këmbëza, kryqëzat, lidhëza, pjesëza, thonjëzat, verdhëza;

ardhës-i, blerës- (i, e një) blerësi, blerësit, blerësin, blerësit,
... See more
Shkruhet ë-pastheksore:

- tek emrat femërorë me -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë me -ës, ësh dhe tek femërorët përkatës, në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:

drejtëz, (i, e një) drejtëze, drejtëza, drejtëzës, drejtëzën, drejtëzat, drejtëzave, drejtëzash, gjuhëza, këmbëza, kryqëzat, lidhëza, pjesëza, thonjëzat, verdhëza;

ardhës-i, blerës- (i, e një) blerësi, blerësit, blerësin, blerësit, blerësve, blerësish, blerëse, blerëseje, blerësen, blerëset, blerëseve, blerësesh; qitës, qitëse, shpikësi, vendësi, zëvendësi, zgjedhësi, zgjedhëse etj.;

Durrësi, Kukësi, Lëkurësi, Qukësi etj.;

barabrinjës, djegëse, lëvizëse, qepëse, shirëse etj.;

dyzetkëmbësh, mijëshe, mijëshja, pesëshe, pesëshja, pesëgarësh, qindëshe, (i, e një) qindësheje, qindëshja, qindëshes, qindëshesh, tetërrokëshi etj.;

dykatëshe, katërvendëshe, shumëngjyrëshe etj.;
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
ë-ja pastheksore shkruhet tek... Mar 5, 2003

ë-ja pastheksore shkruhet tek mbiemrat me -ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:

i cekët, (i, e një) të cekëti, të cekët, të cekëtve, e cekëta, të cekëtash, të cekëtave; i dobët, i errët, i kthjellët, i, e përbashkët, i, e shkathët, i ulët, i zbrazët etj.

Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 14:03
English to Albanian
+ ...
Shkruhen me "rr" Mar 6, 2003

Shkruhen me \"rr\" fjalë të tilla si:

1) Rrafsh (fjalët e prejardhura: rrafshohem, rrafshues, rrafshulët, etj.)

2. Rrah

3. Rrallë (fjalët e prejardhura: rrallëherë, rrallëkund, rrallëkush, rrallim, etj.)

4. Rraskapit

5. Rrebesh

6. Rreckë (rreckaman, rreckos, etj.)

7.Rregull (rregulli, rregullisht, rregullore, rregullsi, (i) rregullt, etj.)

8. Rreptë (rreptësi, rreptësisht, etj.)

9. Rr

9. Rresht (rreshtim, rreshter, rreshtoj)

10.Rreth (rrethoj, rrethim, etj.)

Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Përdorime të tjera të ë-së paratheksore Mar 9, 2003

Mbiemrat e formuar prej një teme me -h shkruhen me -të. Këta mbiemra e ruajnë -ë-në edhe përpara nyjës -t të emërores e të kallëzores së shquar të njëjësit asnjanës e të shumësit të gjinisë mashkullore, si edhe përpara mbaresave -sh e -ve:

i ftohtë - të ftohtët, të ftohtësh, të ftohtëve; i lehtë - të lehtët, të lehtësh, të lehtëve; i mprehtë - të mprehtët, të mprehtësh, të mprehtëve; i nxehtë - të nxehtët, të nxehtësh, të nxeh
... See more
Mbiemrat e formuar prej një teme me -h shkruhen me -të. Këta mbiemra e ruajnë -ë-në edhe përpara nyjës -t të emërores e të kallëzores së shquar të njëjësit asnjanës e të shumësit të gjinisë mashkullore, si edhe përpara mbaresave -sh e -ve:

i ftohtë - të ftohtët, të ftohtësh, të ftohtëve; i lehtë - të lehtët, të lehtësh, të lehtëve; i mprehtë - të mprehtët, të mprehtësh, të mprehtëve; i nxehtë - të nxehtët, të nxehtësh, të nxehtëve etj.

[ This Message was edited by:on2003-03-09 18:16]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:03
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Vazhdim i përdorimeve të ë-së paratheksore Mar 13, 2003

Shkruhen me Ë-paratheksore trajtat e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve me temë me bashkëtingëllore:

të dalësh, të flasësh, të hapësh, të marrësh, të mbyllësh, të mbledhësh, të ndezësh, të presësh, të zhdukësh etj.

Pages in topic:   < [1 2 3 4 5] >

There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »

Rubrikë drejtshkrimore (Freskim njohurish i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe)

TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »