Përkthimi i ri i faqeve të ProZ.com : ju kërkoj falje të gjithëve
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 11:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Nov 12, 2008

Përshëndetje të gjithëve,

Siç e dini, faqet e ProZ.com janë përkthyer në gjuhën shqipe dy vite më parë. Një ekip prej shtatë -tetë vetash mori pjesë në përkthimin dhe redaktimin e plotë të faqeve të atëhershme. Sipas mendimin tim dhe sipas komenteve që morëm prej shumë anëtarëve të ProZ.com, ai përkthim ishte një përpjekje tepër e mirë e të gjithë anëtarëve që morën pjesë.

Zhvillimet e kohëve të fundit e bënë të domosdoshme q�
... See more
Përshëndetje të gjithëve,

Siç e dini, faqet e ProZ.com janë përkthyer në gjuhën shqipe dy vite më parë. Një ekip prej shtatë -tetë vetash mori pjesë në përkthimin dhe redaktimin e plotë të faqeve të atëhershme. Sipas mendimin tim dhe sipas komenteve që morëm prej shumë anëtarëve të ProZ.com, ai përkthim ishte një përpjekje tepër e mirë e të gjithë anëtarëve që morën pjesë.

Zhvillimet e kohëve të fundit e bënë të domosdoshme që të bëhej përkthimi i materialeve dhe faqeve të reja këtu në ProZ.com. Disa prej anëtarëve të vjetër të ekipit të përkthimit, së bashku me disa anëtarë të rinj morën përsipër të bëjnë përkthimin e materialeve dhe faqeve të papërkthyera.

Për shkak të një gabimi teknik, tashmë janë bërë të dukshme disa përkthime të paredaktuara dhe të pamiratuara nga redaktorët dhe nga pjesa tjetër e ekipit. Ju kërkoj ndjesë në emër të të gjithë ekipit për këtë gabim.

Për fat të keq, nuk ka asnjë zgjidhje të menjëhershme për t'i fshirë faqet e paredaktuara dhe të pamiratuara, që tashmë janë bërë të dukshme. Ju lutem të jeni të duruar me këtë proces, pasi do të kërkojë një përpjekje të jashtëzakonshme nga redaktorët dhe pjesa tjetër e ekipit për t'i hequr/zëvendësuar pjesët e dukshme.

Nëse keni ndonjë koment ose ndonjë sugjerim, ju lutem mund t'i shënoni këtu ose mund të më kontaktoni direkt.

Edhe një herë, ju kërkoj falje për këtë që ndodhi dhe shpresoj që gabimi i tanishëm të rregullohet së shpejti. Ju siguroj se po punohet në atë drejtim, por nuk është një proces që do të kryhet brenda natës.
Ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj.

Gjithë të mirat,
Monika



[Redaktuar më 2008-11-12 23:48]
Collapse


 
Pyetje Dec 17, 2008

A din kush a mos ka ndonji mundësi me e deaktivue përkthimin shqip të përmbajtjeve të sajtit, në veçanti të mesazheve që m'vijnë prej proz.com nëpërmjet e-mailit? Lypa shpejt e shpejt te Profili, po s'mujta me i ra n'fije.

Për qef kisha dashtë me vazhdue me anglisht.

A.


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 19:19
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Tek home page Dec 17, 2008

Anton Berishaj wrote:

A din kush a mos ka ndonji mundësi me e deaktivue përkthimin shqip të përmbajtjeve të sajtit, në veçanti të mesazheve që m'vijnë prej proz.com nëpërmjet e-mailit? Lypa shpejt e shpejt te Profili, po s'mujta me i ra n'fije.

Për qef kisha dashtë me vazhdue me anglisht.

A.


Përshëndetje Anton,

Nëse nuk gaboj, duhet të shkoni tek faqja e fillimit dhe në fund të saj në të djathtë do të shihni listën e gjuhëve që hapet kur e klikoni. Ndoshta ju keni klikuar gjuhën shqipe. Nëse e keni fjalën për njoftimet që herë pas here faqja vendos t'i bëjë në gjuhën amtare të secilit prej nesh (në varësi të gjuhës amtare të zgjedhur në fillim) kjo nuk varet nga gjuha e zgjedhur.

Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak.

Me respekt, Fabiana


 
Pyetje Dec 17, 2008

Të falemnderës Fabiana!

Në fakt, e mendova edhe këtë punën e faqes së fillimit (të cilën tash e ndërrova), por edhe punën e mesazheve që m'vijnë nëpërmjet e-mailit (p.sh. "Shpallje të reja punësh në ProZ.com"), të cilat për qef kisha dashtë me i lanë në anglisht, por s'po di qysh.

T'fala
Antoni


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Përkthimi i ri i faqeve të ProZ.com : ju kërkoj falje të gjithëve






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »