Off topic: 17/02/2008: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës
Thread poster: Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 06:56
Albanian to Italian
+ ...
Feb 20, 2008

Të dashur kolegë,

Ju uroj të gjithëve "Gëzuar Pavarësinë e Kosovës". Gëzuar festën gjithë shqiptarëve!

Dua të ndaj me ju mrekullinë e ndier duke lexuar artikullin e fundit të Kadaresë mbi këtë ngjarje e cila, siç u shpreh një miku im, "është ngjarja më e madhe që kemi përjetuar si brez".

Vini re se si Kadareja nëpërmjet një analize të hollë psikologjike, e konsideron shpalljen e pavarësisë së Kosovës si kapërcimin e një t
... See more
Të dashur kolegë,

Ju uroj të gjithëve "Gëzuar Pavarësinë e Kosovës". Gëzuar festën gjithë shqiptarëve!

Dua të ndaj me ju mrekullinë e ndier duke lexuar artikullin e fundit të Kadaresë mbi këtë ngjarje e cila, siç u shpreh një miku im, "është ngjarja më e madhe që kemi përjetuar si brez".

Vini re se si Kadareja nëpërmjet një analize të hollë psikologjike, e konsideron shpalljen e pavarësisë së Kosovës si kapërcimin e një traume ("ceni") nga ana e popullit shqiptar.

Kjo më bëri të reflektoj me tej...
Nga pikëpamja e zhvillimit ontogjenetik, të gjitha traumat në përgjithësi dhe trauma e ndarjes në veçanti, bëjnë që një person të mbetet i parritur, i papjekur, i gozhduar në një pikë të caktuar gjatë këtij zhvillimi. Ndjenjat e tij mbeten konfliktuale, të paekuilibruara; veprimet e tij nuk janë konstruktive, janë shpesh neurotike.

Ndoshta po rritemi, e po shkojmë drejt pjekurisë emocionale si popull?

Lexim të mbarë të Kadaresë (natyrisht atyre që nuk e kanë hasur ende artikullin)!

"... Lajmi është i madh e i jashtëzakonshëm. Aq i madh, sa na kapërcen të gjithëve. Çka do që të themi ne, do të ngjajë e zbehtë në krahasim me të. Kjo vjen ngaqë gjuha zakonisht nuk është e përgatitur për dukuri që ndodhin një herë në disa shekuj. Madje më rrallë..."

Më tepër...
http://www.albatlanta.com/webpub/publications/viewpub.asp?ID=1391

[Edited at 2008-02-20 13:39]

[Edited at 2008-02-20 14:02]

[Edited at 2008-02-20 14:02]

[Edited at 2008-02-20 15:14]

[Subject edited by staff or moderator 2008-02-20 15:37]

[Redaktuar më 2008-02-20 16:54]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:56
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Fitore e madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që janë Feb 21, 2008

Faleminderit, Gentiana. Edhe unë dëshiroj që t'u bashkohem urimeve të tua, për të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata të Kosovës, në lidhje me shpalljen e pavarësisë. Miqtë e mi nga Kosova, me të cilët kam biseduar këto ditët e fundit, më kanë thënë pa përjashtim që janë ndierë sikur përjetuan përsëri shpalljen e pavarësisë më 1912-ën (si tek filmi "Nëntori i Dytë"!... See more
Faleminderit, Gentiana. Edhe unë dëshiroj që t'u bashkohem urimeve të tua, për të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata të Kosovës, në lidhje me shpalljen e pavarësisë. Miqtë e mi nga Kosova, me të cilët kam biseduar këto ditët e fundit, më kanë thënë pa përjashtim që janë ndierë sikur përjetuan përsëri shpalljen e pavarësisë më 1912-ën (si tek filmi "Nëntori i Dytë"!!!

http://www.youtube.com/watch?v=gzWgtEDC1Qc&feature=PlayList&p=67DB99FE700C9B60&index=2

Reporteri/gazetari i kësaj videoje është z. Sulejman Gashi, ndërsa xhirimi, montazhi dhe prodhimi është nga z. Andi Murataj.
Collapse

Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Gëzuar pavarësinë!!! Feb 21, 2008

Faleminderit Gentiana për urimet! Gëzuar të gjithë shqiptarëve!

Eva

[quote]Gentiana Kasemi wrote:

Të dashur kolegë,

Ju uroj të gjithëve "Gëzuar Pavarësinë e Kosovës". Gëzuar festën gjithë shqiptarëve!

Dua të ndaj me ju mrekullinë e ndier duke lexuar artikullin e fundit të Kadaresë mbi këtë ngjarje e cila, siç u shpreh një miku im, "është ngjarja më e madhe që kemi përjetuar si brez".

Vini re se si Kadareja nëpërmjet një analize të hollë psikologjike, e konsideron shpalljen e pavarësisë së Kosovës si kapërcimin e një traume ("ceni") nga ana e popullit shqiptar.

Kjo më bëri të reflektoj me tej...
Nga pikëpamja e zhvillimit ontogjenetik, të gjitha traumat në përgjithësi dhe trauma e ndarjes në veçanti, bëjnë që një person të mbetet i parritur, i papjekur, i gozhduar në një pikë të caktuar gjatë këtij zhvillimi. Ndjenjat e tij mbeten konfliktuale, të paekuilibruara; veprimet e tij nuk janë konstruktive, janë shpesh neurotike.

Ndoshta po rritemi, e po shkojmë drejt pjekurisë emocionale si popull?

Lexim të mbarë të Kadaresë (natyrisht atyre që nuk e kanë hasur ende artikullin)!

"... Lajmi është i madh e i jashtëzakonshëm. Aq i madh, sa na kapërcen të gjithëve. Çka do që të themi ne, do të ngjajë e zbehtë në krahasim me të. Kjo vjen ngaqë gjuha zakonisht nuk është e përgatitur për dukuri që ndodhin një herë në disa shekuj. Madje më rrallë..."

Më tepër...
http://www.albatlanta.com/webpub/publications/viewpub.asp?ID=1391

[Edited at 2008-02-20 13:39]

[Edited at 2008-02-20 14:02]

[Edited at 2008-02-20 14:02]

[Edited at 2008-02-20 15:14]

[Subject edited by staff or moderator 2008-02-20 15:37]

uar më 2008-02-20 16:54]

Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 06:56
Dutch to Albanian
+ ...
Faleminderit Feb 21, 2008

Të faleminderit, Genta, për urimet e bukura të cilave u bashkangjitem dhe dua t'ua përcjell të gjithë atyre që kanë përjetuar këtë ditë të bekuar duke përkujtuar të gjithë ata që kanë humbur jetën e janë flijuar për këtë realitet.

Sherefedin

TrueBaller
TrueBaller  Identity Verified
Local time: 00:56
Albanian to English
+ ...
Urimet e mia më të ngrohta për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Feb 21, 2008

I dashur Sherefedin dhe gjithe bashkëatdhetarët , kudo që jeni!

Urimet e mia më të ngrohta për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Një fitore madhështore!

Unë jam e bindur se as trazira si kjo që përshkruhet në këtë artikull të sotshëm në CNN nuk kanë për ta zbehur sadopak këtë arritje shekullore!

Cheers to all!

Mimoza... See more

Mimoza

http://www.cnn.com/

[Edited at 2008-02-21 19:55]
Collapse

Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 05:56
English to Albanian
+ ...
Gëzuar përvjetorin e parë të pavarësisë Feb 17, 2009

Paksa e pabesueshme, po u bë plot një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe në lajme sot po flitej për hapat e bërë për rifreskimin e hartave dhe informacioneve gjeografike nga shtetet përkrahëse.

Gëzuar dhe një herë!

There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »

17/02/2008: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës

Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »