Kujdes me rubrikat
Thread poster: Diana Kristo
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 11:10
English to Albanian
+ ...
Mar 16, 2003

Një nga pjesët më të rëndësishme të Proz. është edhe Forumi ku përkthyesit diskutojnë, shkëmbejnë mendime dhe ndihmojnë njëri tjetrin. Midis rubrikave të shumta janë edhe dy rubrika me mjaft interes për rifreskimin e drejtshkrimit dhe gramatikës së gjuhës shqipe. Të gjithë kemi nevojë për to, veçanërisht ne përkthyesit që rrojmë jashtë vendit dhe larg kontakteve të përditshme të gjuhës amtare.

Megjithatë për të na ardhur sa më shumë në ndihmë,
... See more
Një nga pjesët më të rëndësishme të Proz. është edhe Forumi ku përkthyesit diskutojnë, shkëmbejnë mendime dhe ndihmojnë njëri tjetrin. Midis rubrikave të shumta janë edhe dy rubrika me mjaft interes për rifreskimin e drejtshkrimit dhe gramatikës së gjuhës shqipe. Të gjithë kemi nevojë për to, veçanërisht ne përkthyesit që rrojmë jashtë vendit dhe larg kontakteve të përditshme të gjuhës amtare.

Megjithatë për të na ardhur sa më shumë në ndihmë, këto rubrika do të thoja së pari që të jenë më të sistemuara dhe më të qarta me qëllim orientimin sa më të shpejtë.

Rubrika për drejtshkrimin e cila fillimisht gabimisht ishte vënë si rubrikë gramatikore (moderatorja e ndërroi pas vërejtjes)është filluar mirë dhe pastaj është ngatërruar sa e ke shumë të vështirë të orientohesh në të.

Rubrika e dytë për rregullat gramatikore fillon me përkufizimin e emrit, që s\'besoj se ka përkthyes të mos e dijë se çfarë është ai. Që këtu i bie vlera rubrikës dhe ajo bëhet ofenduese dhe e mërzitshme.

Rubrikat mund të copëzohen sipas tematikës dhe të jenë të tipit \"flash\", pra të përmenden ato çështje që janë pikante.

Për t\'i gjallëruar këto rubrika edhe me shembuj konkretë nga puna jonë, do t\'i ftoja të gjithë që së bashku të japim ndihmesën tonë.
Collapse


 
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 11:10
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Citimet Mar 16, 2003

Kur citojmë ndonjë rregull gramatikor ose edhe diçka tjetër është mirë të vendosim edhe citimet se nga i nxjerrim të dhënat, nga i kemi marrë përkufizimet sepse shpesh libra të ndryshëm kanë shpjegime ose përkufizime të ndryshme.

Citimet na ndihmojnë të gjithëve sepse na japin mundësinë për të kërkuar burimin që mund të ketë edhe vlera të tjera interesante për ne.

Në anën tjetër, rrisim edhe vlerën e asaj që duam të shprehim.





 
Anila Mayhew (X)
Anila Mayhew (X)  Identity Verified
United States
Local time: 09:10
English to Albanian
+ ...
Jam shume dakort Mar 17, 2003

Mendoj se hapja e ketyre rubrikave eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Nga eksperienca ime e deritanishme me to do te vija ne dukje sa me poshte:



1. Jam dakort me Dr. Kristo se sisa prej rregullave jane shume elementare dhe thjesht harxhojne kohe dhe zene vend kot ne forum.



2. E njejta gje me faktin se rregullat paraqiten ne nje menyre jo sistematike duke kapercyer nga njeri rregull te tjetri. Mbase do te ishte me mire po te grupoheshin ne grupe te
... See more
Mendoj se hapja e ketyre rubrikave eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Nga eksperienca ime e deritanishme me to do te vija ne dukje sa me poshte:



1. Jam dakort me Dr. Kristo se sisa prej rregullave jane shume elementare dhe thjesht harxhojne kohe dhe zene vend kot ne forum.



2. E njejta gje me faktin se rregullat paraqiten ne nje menyre jo sistematike duke kapercyer nga njeri rregull te tjetri. Mbase do te ishte me mire po te grupoheshin ne grupe te vecanta dhe vemendje t\'i kushtohej nje pike te vecante gramatikore duke e paraqitur ate shkurtimisht dhe ne thelb dhe jo ashtu te hallakatur.



3. Mbase do ishte me mire qe keto ceshtje gramatikore te ngriheshin si ceshtje gramatikore te hedhura per diskutim sesa te paraqitura thjesht si rregulla varg njera pas tjetres. Te perfshihet konteksti, te behen krahasime me anglishten etj.



4. Po te jene te grupuara e te sistemuara do te ishte shume me e lehte qe dikush qe kerkon te verifikoje dicka nga ana gramatikore ta kete te lehte per ta gjetur.





[ This Message was edited by:Mayhewon2003-03-17 08:43]
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Kujdes me rubrikat






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »