Proceset teknike të përkthimit
Thread poster: Diana Kristo
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 01:41
English to Albanian
+ ...
Feb 28, 2003

Gjatë procesit të përkthimit, ne përqasim dy sisteme gjuhësore, nga të cilat njëri është i përcaktuar tashmë në teksin që kemi përpara dhe tjetri është ende në zhvillim dhe si i tillë edhe i ndryshueshëm. Për këtë arsye është i domosdoshëm studimi paraprak i tekstit të burimit: shihet ana deskriptive, emocionale, përmbajtja intelektuale (kujt i drejtohet teksti) efektet stilistike (qoftë edhe në një tekst teknik), etj. Pas kësaj, përkthyesi i vihet punës, vendos ... See more
Gjatë procesit të përkthimit, ne përqasim dy sisteme gjuhësore, nga të cilat njëri është i përcaktuar tashmë në teksin që kemi përpara dhe tjetri është ende në zhvillim dhe si i tillë edhe i ndryshueshëm. Për këtë arsye është i domosdoshëm studimi paraprak i tekstit të burimit: shihet ana deskriptive, emocionale, përmbajtja intelektuale (kujt i drejtohet teksti) efektet stilistike (qoftë edhe në një tekst teknik), etj. Pas kësaj, përkthyesi i vihet punës, vendos të bëjë një përkthim direkt, indirekt, ose të dyja së bashku në shumicën e rasteve.

Kemi përkthim direkt kur kemi të bëjmë me kategori paralele (paralelizma në strukturë) dhe koncepte paralele (paralelizma jashtëgjuhësore). Por në shumicën e rasteve nuk e kemi kaq të lehtë. Ka raste kur aspekte stilistikore ose të përmbajtjes nuk mund të përkthehen direkt pa disa ndryshime në strukturë dhe në leksik. Në të tilla raste përdorim përkthimin indirekt që kërkon një thellim shumë më të madh në materialin që kemi përpara.

Gjatë punës suaj cili nga proceset ju bie më shpesh të përdorni? Do të më ndihmonit shumë në rast se do të më jepnit ndonjë shembull konkret.
Collapse


 
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 01:41
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Proceset... Huazimet dhe huazimet e përkthyera Feb 28, 2003

Me rritjen e komunikimit midis njerzve, gjuhët marrin e japin më shumë me njera tjetrën. Huazimi është procesi më i thjeshtë i përkthimit. Por kur duhet të përdoret ai për të mos e tejkaluar masën dhe për të mos e mbytur gjuhën në të cilën përkthejmë?

1. Kur termi mungon në gjuhën në të cilën përkthejmë; një term i ri shkencor, sistemi monetar, veshje, gjellë, pije, tituj honorifikë, bimësi, zhanre muzikore, etj. (p.sh., dollar, uiski, sanduiç, shatël
... See more
Me rritjen e komunikimit midis njerzve, gjuhët marrin e japin më shumë me njera tjetrën. Huazimi është procesi më i thjeshtë i përkthimit. Por kur duhet të përdoret ai për të mos e tejkaluar masën dhe për të mos e mbytur gjuhën në të cilën përkthejmë?

1. Kur termi mungon në gjuhën në të cilën përkthejmë; një term i ri shkencor, sistemi monetar, veshje, gjellë, pije, tituj honorifikë, bimësi, zhanre muzikore, etj. (p.sh., dollar, uiski, sanduiç, shatëll, hiphop, etj.)

2.Kur duam t\'i japim tekstit koloritin e vendit. Kjo varet në dorën e përkthyesit, por duhet të kemi kujdes të mos i përdorim me vend e pa vend (p.sh., wikend, sër krijon atmosferën e huaj).

Huazimet e përkthyera

Janë fjalë dhe shprehje me brumë të gjuhës në të cilën përkthen por me modelin e marrë nga gjuha tjetër (p.sh., multinational - shumëkombëshe).

Duhet patur kujdes të mos huazojmë

struktura (p.sh. it is this that (jo është kjo që... por kjo)). Më vjen keq që një përgjigje në proz. që mori katër pikë dhe që ishte aprovuar nga shumë, ishte gabim. (There are two months - jo janë dy muaj por ka dy muaj).
[addsig]
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 00:41
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Faleminderit për shkrimet tuaja Feb 28, 2003

Jam shumë dakort me atë që thoni që nuk duhet kaluar masa e huazimeve. Shpeshherë shoh përkthime që më vjen për të qarë nga sasia e tepruar e huazimeve. Nuk i lejohet një përkthyesi ta përkthejë fjalën angleze \"decisive\" në \"deciziv\" p.sh., kur ekziston fjala shqipe \"vendimtar/e\" Kjo e rëndon dhe e shëmton gjuhën tonë. Por nuk dua ta zgjas këtë bisedë, pasi e keni trajtuar mjaft bukur dhe saktë. Vetëm se më bëri përshtypje komenti juaj mbi \"janë dy muaj\" dh... See more
Jam shumë dakort me atë që thoni që nuk duhet kaluar masa e huazimeve. Shpeshherë shoh përkthime që më vjen për të qarë nga sasia e tepruar e huazimeve. Nuk i lejohet një përkthyesi ta përkthejë fjalën angleze \"decisive\" në \"deciziv\" p.sh., kur ekziston fjala shqipe \"vendimtar/e\" Kjo e rëndon dhe e shëmton gjuhën tonë. Por nuk dua ta zgjas këtë bisedë, pasi e keni trajtuar mjaft bukur dhe saktë. Vetëm se më bëri përshtypje komenti juaj mbi \"janë dy muaj\" dhe \"ka dy muaj\" tek pyetja për fjalën \"two\". Unë mendoj se ata që e aprovuan këtë ranë dakort se fjala \"two\" përkthehet \"dy\". \"There are two months\" ishte futur aty për të ilustruar përdorimin e fjalës \"dy\". Me këtë nuk dua të them se mund/duhet ta përkthejmë kontekstin gabim (kuptohet që në shqip është e natyrshme të thuhet \"ka dy muaj\"), dua të them vetëm se pyetja \"two\" mori përkthimin e saktë \"dy\" dhe vetëm këto dy fjalë u futën edhe në fjalorin e ProZ.com.

Tani përsa i përket pyetjes suaj: \"cili nga proceset ju bie më shpesh të përdorni?\" mund t\'ju them që unë i përdor të dy proceset, duke anuar disi më shumë nga ai i dyti. Shpeshherë e gjej veten në ndërrimin e formave foljore në emra, për të mos përsëritur shpesh (dhe mendoj pa vend) pjesëzat \"për të, ... për të).

P.sh. po përdor një fjali që e hasa në një përkthim të kohëve të fundit dhe me sa mbaj mend ishte kështu \"This would allow them to monitor the elections to help to improve the situation\". Në këtë rast nuk do të më pëlqente përdorimi i katër foljeve kaq afër njëra-tjetrës (\"allow\", \"to monitor\", \"to help\" dhe \"to improve\"), psh nuk do të pëlqente të thosha \"... për të ndihmuar për të përmirësuar situatën\" ose të thuhej \"... për të ndihmuar që të përmirësohej situata\". Unë do ta ktheja \"to improve\" në emër dhe do të thosha: \"... për të ndihmuar në përmirësimin e situatës\". Dy rastet e para sikur të vrasin veshin dhe e rëndojnë shumë gjuhën shqipe mendoj. Zakonisht e ndryshoj strukturën e fjalisë që ajo të tingëllojë sa më e natyrshme.



[ This Message was edited by:on2003-02-28 06:10]
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Proceset teknike të përkthimit






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »