Fjale, fraza, terma qe perkthehen ne shqip por nuk kuptohen
Thread poster: andrin (X)
andrin (X)
andrin (X)
Local time: 12:07
English to Albanian
+ ...
Feb 12, 2003

Gjate punes the eksperiences time kam vene re se shume terma te gjuhes angleze dhe italiane mund te perkthen ne shqip por nuk kane kuptim per ate qe e degjon/lexon per here te pare ose nuk kane kuptim ne lidhje me c\'fare eshte thene me pare. Nese keni hasur dhe ju ne kete vershtiresi ju lutem mund te me tregoni se si mund te veproni? E kam fjalen kur pershtatja eshte e pamundur. Kjo me ndodh shpesh kur punoj ne telefon ose prezent. Une kam shume shembuj por me kryesoret jane emra te organizatav... See more
Gjate punes the eksperiences time kam vene re se shume terma te gjuhes angleze dhe italiane mund te perkthen ne shqip por nuk kane kuptim per ate qe e degjon/lexon per here te pare ose nuk kane kuptim ne lidhje me c\'fare eshte thene me pare. Nese keni hasur dhe ju ne kete vershtiresi ju lutem mund te me tregoni se si mund te veproni? E kam fjalen kur pershtatja eshte e pamundur. Kjo me ndodh shpesh kur punoj ne telefon ose prezent. Une kam shume shembuj por me kryesoret jane emra te organizatave shteterore qe nuk ekzistojne ne shqiperi. Deri tani kam bere shpjegime qe sqarojne domethenien por e kuptoj qe inteligjenca e clientit nuk duhet marre ne pah. Ju lutam dergoni komentet tuaja.



Perzemersisht Andrini
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:07
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
transliterimi Feb 12, 2003

Hi Andrin,

faleminderit që e ngrite këtë pyetje. Është një pyetje që mund të jetë shtruar edhe më parë në këtë forum, megjithatë po them mendimin tim. Është e vërtetë që ka raste që përkthimi i një fjale apo fraze të caktuar nuk e tejçon kuptimin e vërtetë të fjalës në gjuhën origjinale. Atëherë lind nevoja për transliterimin, dmth të mbahet e njëjta fjalë e huaj, por të shkruhet me gërma të kuptueshme nga lexuesit e gjuhës në të cilën ësht�
... See more
Hi Andrin,

faleminderit që e ngrite këtë pyetje. Është një pyetje që mund të jetë shtruar edhe më parë në këtë forum, megjithatë po them mendimin tim. Është e vërtetë që ka raste që përkthimi i një fjale apo fraze të caktuar nuk e tejçon kuptimin e vërtetë të fjalës në gjuhën origjinale. Atëherë lind nevoja për transliterimin, dmth të mbahet e njëjta fjalë e huaj, por të shkruhet me gërma të kuptueshme nga lexuesit e gjuhës në të cilën është përkthyer.



Unë personalisht jam që përkthyesi të bëjë çdo gjë që është e mundur që ta përkthejë fjalën, përveçse rasteve të pamundura. Psh, nuk i lejohet një përkthyesi që ta përkthejë \"Medical insurance\" si \"inshurencë mjekësore\". Nuk është e nevojshme në këtë rast, pasi mund të themi fare mirë \"siguracion ose sigurim mjekësor\".

Por ama ka fjalë të fushës së teknikës, radio-teknikës, kompjuterave, shkencave të ndryshme etj të cilat nuk mund të përkthehen, prandaj në këto raste patjetër që do do përdoren transliterimet. Psh, si do ta përkthenim fjalën \"Semiotic\"? Është e natyrshme që kjo fjalë të transliterohet në \"semiotikë\". Nuk është e nevojshme që të fillojmë të shpjegojmë se \"është një lëndë që studion bashkësinë e shenjave dhe mesazheve që ato ofrojnë\". Përveçse rasteve kur shpjegimi është një domosdoshmëri absolute, për mendimin tim nuk është e nevojshme që të jepen shpjegime të tepërta. Në fakt kur përkthej botime të ndryshme, kjo është edhe një nga udhëzimet kryesore që më jepet: që materiali i përkthyer nuk duhet të jetë as më shumë dhe as më pak i qartë se sa materiali origjinal. Nëse do të jetë më shumë ose më pak i qartë, atëherë përkthimi nuk ia arrin qëllimit kryesor: të përçojë në mënyrë besnike informacionin e dhënë.

Punë të mbarë

Monika

Collapse


 
Devis Kolonja (X)
Devis Kolonja (X)  Identity Verified
Local time: 04:07
English to Albanian
+ ...
komente Feb 14, 2003

Perkthimet e institucioneve shteterore ose termave shteterore jane te veshtira. Jo gjithkush mund te kuptoje se per cfare behet fjale kur flet per Federal Communications Comission. Perkthimi fjale per fjale do ishte Komisioni Federal i Komunikimeve. Per nje qe nuk e njeh Ameriken ky perkthim nuk i jep asnje lloj informacioni per punen qe ben FCC.

Gjate ketyre viteve qe kam kalur ne Amerike kam arritur ne te mos perdor me fjalore dygjuhesh. I vetmi fjalor qe perdor eshte The English Th
... See more
Perkthimet e institucioneve shteterore ose termave shteterore jane te veshtira. Jo gjithkush mund te kuptoje se per cfare behet fjale kur flet per Federal Communications Comission. Perkthimi fjale per fjale do ishte Komisioni Federal i Komunikimeve. Per nje qe nuk e njeh Ameriken ky perkthim nuk i jep asnje lloj informacioni per punen qe ben FCC.

Gjate ketyre viteve qe kam kalur ne Amerike kam arritur ne te mos perdor me fjalore dygjuhesh. I vetmi fjalor qe perdor eshte The English Thesarus, qe as kjo nuk perkthehet dot ne shqip Mendoj se nese gjindet nje sinonim i cili percjell idene e autorit perkthimi eshte i suksesshem. Ne disa raste perkthimi fjale per fjale vlen me teper sesa nje riformulim i fjalise.
Collapse


 
andrin (X)
andrin (X)
Local time: 12:07
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Faleminderit Feb 19, 2003

Shembulli qe dha David e perfaqeson me mire pyetjen time. Une nuk doja te jepja shembuj konkrete ngaqe kjo eshte nje organizate nderkombetare. Pyetja ishte nese ne duhet te shpjegojme kete institucion dhe c\'fare ben ky lloj institucioni ne menyre qe klienti/klientet te jene ne dijeni te situates?. Ne rastin e marre me siper, a duhet te shpjegojme se c\'fare eshte FCC edhe pasi e perkthyem ne shqip? [ faleminderit Davis me dhate pergjigje kur perkthen dokumentacione , ju lutem si mund te veproni... See more
Shembulli qe dha David e perfaqeson me mire pyetjen time. Une nuk doja te jepja shembuj konkrete ngaqe kjo eshte nje organizate nderkombetare. Pyetja ishte nese ne duhet te shpjegojme kete institucion dhe c\'fare ben ky lloj institucioni ne menyre qe klienti/klientet te jene ne dijeni te situates?. Ne rastin e marre me siper, a duhet te shpjegojme se c\'fare eshte FCC edhe pasi e perkthyem ne shqip? [ faleminderit Davis me dhate pergjigje kur perkthen dokumentacione , ju lutem si mund te veproni nese jeni i pranishem (eskorte)]?



Faleminderit



andrini
Collapse


 
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 06:07
English to Albanian
+ ...
Eskorta Mar 17, 2003

I dashur Andrin,

Ndoshta përgjigja ime është pak me vonesë por shpresoj që ta shohësh.

Eskorta angazhohet ne përkthim konsekutiv. Nuk është detyra e tij të japë sqarime. Personi të cilit ti i përkthen, po qe se i intereson se çfarë është FCC (të cilën ti e përkthen kur e di) i bën pyetje interlokutorit dhe ti pastaj bën përkthimin e sqarimit.

Nqs. ti nuk e di përmbajtjen e FCC, në mëyrë të sjellëshme kërkon se çfarë do të thotë ajo
... See more
I dashur Andrin,

Ndoshta përgjigja ime është pak me vonesë por shpresoj që ta shohësh.

Eskorta angazhohet ne përkthim konsekutiv. Nuk është detyra e tij të japë sqarime. Personi të cilit ti i përkthen, po qe se i intereson se çfarë është FCC (të cilën ti e përkthen kur e di) i bën pyetje interlokutorit dhe ti pastaj bën përkthimin e sqarimit.

Nqs. ti nuk e di përmbajtjen e FCC, në mëyrë të sjellëshme kërkon se çfarë do të thotë ajo dhe pastaj bën përkthimin e përgjigjes.
Collapse


 
Devis Kolonja (X)
Devis Kolonja (X)  Identity Verified
Local time: 04:07
English to Albanian
+ ...
Pak informacion Mar 30, 2003

Ne nje perkthim qe bera para disa ditesh flitej per termat \"ON\" dhe \"OFF\". Perkthimi ishte i natyres mekanike, dhe mendova (me te drejte mendoj...) se keto fjale nuk do ishin perkthyer ne shqip ne celsin e makinerise. Keshtu une i lashe sic ishin duke shtuar ne kllapa fjalet perkatese NDEZUR dhe FIKUR

 
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 06:07
English to Albanian
+ ...
"On" dhe "off" Mar 31, 2003

Shumë mirë ke bërë Devis. Nëqoftëse materiali ishte manual teknik, fjalët e huaja që dalin në makineri është e domosdoshme të mbeten në gjuhën e huaj dhe të jepet shpjegimi përkatës në shqip, sepse në fund të fundit operatori do të shikojë vetëm \"on\" dhe \"off\" në makinë dhe jo \"fik\" dhe \"ndez\" në rastin në fjalë ose në raste të tilla të ngjashme.

[ This Message was edited by: Dr.Diana Kristo on 2003-03-31 03:23]


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Fjale, fraza, terma qe perkthehen ne shqip por nuk kuptohen






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »