Off topic: Gëzuar ditën e verës
Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 05:57
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Mar 14, 2007

Të nderuar kolegë e miq, ju uroj ta shijoni Ditën e Verës. Jam kënaqur sot duke dëgjaur Top Albania Radio, emisionin Goodmorning Albania që e transmeton një shoku im në Tiranë, Aldon Lipe. Kishin një të dërguar në Elbasan dhe transmetonin drejtë për së drejti nga sheshi i qytetit. Oh veç të shihnit se sa njerëz ishin mbledhur, sa ëmbëlsira kishin gatuar dhe si këndonin e kërcenin në shesh. Kishin ftuar shumë shqiptarë edhe nga vendet fqinje dhe ata ishin duke arritur. ... See more
Të nderuar kolegë e miq, ju uroj ta shijoni Ditën e Verës. Jam kënaqur sot duke dëgjaur Top Albania Radio, emisionin Goodmorning Albania që e transmeton një shoku im në Tiranë, Aldon Lipe. Kishin një të dërguar në Elbasan dhe transmetonin drejtë për së drejti nga sheshi i qytetit. Oh veç të shihnit se sa njerëz ishin mbledhur, sa ëmbëlsira kishin gatuar dhe si këndonin e kërcenin në shesh. Kishin ftuar shumë shqiptarë edhe nga vendet fqinje dhe ata ishin duke arritur. Së pari, do të shkonin të gjithë nëpër piknike për të shijuar ditën e bukur, gatimet, shoqërine, muhabetin dhe muzikën, e në mesditë kur të gjithë të kishin arritur nga qytete të tjera e vendet fqinje (Maqedoni, Kosovë, Greqi) do të merrnin pjesë në një veprimtari të organizuar nga qytetarët e Elbasanit, të titulluar më duket "Pasditja kulturore...apo letrare" (tani nuk e makam mend mirë).

A do e vini në dorë veroren sot ?

Përshëndetje të gjithëve, Fabiana
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 04:57
English to Albanian
+ ...
C'kënaqësi! Mar 14, 2007

S'mund të mos vija buzën në gaz kur lexova mesazhin e mësipërm. Unë kam mundësi t'i ndjek kanalet shqiptare në satelit, por mëngjeset i kam të ngjeshura dhe më paska shpëtuar ky program pa parë. Edhe këtu në Angli, në vendin e shirave që s'respektojnë stinët, moti ka bërë diell si kurrë ndonjëherë. Po atmosferën festive të pragut të pranverës nuk e ndjej dot në mungesë të njerëzve të dashur, bis... See more
S'mund të mos vija buzën në gaz kur lexova mesazhin e mësipërm. Unë kam mundësi t'i ndjek kanalet shqiptare në satelit, por mëngjeset i kam të ngjeshura dhe më paska shpëtuar ky program pa parë. Edhe këtu në Angli, në vendin e shirave që s'respektojnë stinët, moti ka bërë diell si kurrë ndonjëherë. Po atmosferën festive të pragut të pranverës nuk e ndjej dot në mungesë të njerëzve të dashur, bisedave kokë më kokë dhe qerasjeve nga ato që përmendeshin më lart, Fabiana. Faleminderit që na solle pak nga ajo atmosferë - një udhëtim imgjinar për në Elbasan është më mirë se asgjë
Ledja

PS. Pallton nuk ma mban ta heq akoma. S'i zë besë motit anglez.
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Gëzuar ditën e verës






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »