Menyra ceremoniale e te drejtuarit apo ajo e shkujdesur?
Thread poster: Edi
Edi
Edi  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Jul 17, 2002

Po perkthej disa udhezime nga anglishtja ne shqip. Kam hasur ne nje veshtiresi: Formati eshte i tille qe nuk mund te zgjatem me fjale te teperta dhe nuk di si t\'i shkruaj udhezimet ne njejes apo numrin shumes.

Psh, duhet te them: \"Shko tek\" apo \"Shkoni tek\", \"Kalo\" apo \"kaloni\", \"kthehu\" apo \"kthehuni\", etj, etj.

Çfare me rekomandoni te bej?

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Varet se kujt i drejtohet materiali dhe ... Jul 18, 2002

Në rradhë të parë të falënderoj për këtë shkrim në forum. Përsa i përket pyetjes, unë këshilloj t\'i bësh të njëjtën pyetje manaxherit të projektit dhe të ndjekësh këshillën e tij/saj.

Gjithashtu, ka shumë rëndësi fakti se kujt i drejtohet materiali që përkthehet. Nëse i drejtohet fëmijëve apo moshës fare të re, unë do të përdorja numrin njëjës.

Nëse i drejtohet njerëzve më të moshuar, unë do të përdorja numr
... See more
Në rradhë të parë të falënderoj për këtë shkrim në forum. Përsa i përket pyetjes, unë këshilloj t\'i bësh të njëjtën pyetje manaxherit të projektit dhe të ndjekësh këshillën e tij/saj.

Gjithashtu, ka shumë rëndësi fakti se kujt i drejtohet materiali që përkthehet. Nëse i drejtohet fëmijëve apo moshës fare të re, unë do të përdorja numrin njëjës.

Nëse i drejtohet njerëzve më të moshuar, unë do të përdorja numrin shumës. Nëse i drejtohet një auditori shumë të gjerë, ku përfshihen të gjitha moshat, ndoshta do të përdorja numrin shumës.

Gjithashtu ka shumë rëndësi edhe përmbajtja e materialit. Për mendimin tim, nëse dëshiron të tregosh afërsi me auditorin të cilit i drejtohet materiali, duhet përdorur numri njëjës. Nëse dëshiron të mbash njëfarë distance, atëherë përdoret numrin shumës.

Nëse materiali është një letër personale, atëherë duhet mbajtur numrin njëjës. Por nëse është një letër që i drejtohet psh ndonjë autoriteti, apo përgjegjësit të punës, apo ndonjë personaliteti politik, unë do të përdorja numrin shumës.

Shpresoj që kjo përgjigje të ka ndihmuar sadopak.

Monika

Oh, Hi Edi

[ This Message was edited by: monika on 2003-03-29 04:52]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Edhe diçka tjetër Aug 6, 2002

Dua të shtoj se Bibla është shkruar në vetën e dytë njëjës. Psh:

\"Nuk do të kesh Perëndi të tjerë para meje\" (You shall have no other gods before me),

\"Ndero atin dhe nënën tënde\" (Honor your father and your mother), etj.

Gjithashtu në disa prej teksteve me temë fetare që kam përkthyer unë, në udhëzime më është kërkuar që të përdor vetëm numrin njëjës.

...
See more

[ This Message was edited by: on 2002-08-06 17:54 ]
Collapse

There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »

Menyra ceremoniale e te drejtuarit apo ajo e shkujdesur?

Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »