Translation Contest Thread poster: Klementina Shahini
|
Klementina Shahini United States Local time: 21:49 Member (2009) English to Albanian + ...
Urime të gjithë pjesëmarrësve në konkursin "Quotes by Yogi Berra", Ledja, Aurel Manushi dhe Ruzha Likja per kohen, guximinm dhe sidomos talentin e tyre ne fushën e përkthimit. Pjesëmarrja juaj në konkurs ju rreshton ju në rradhën e fituesve. Urime të veçanta për Ledja si fituese e fituesve. Suksese dhe bekime ! Klemi | | |
Ledja United Kingdom Local time: 02:49 English to Albanian + ... Faleminderit, Klemi | Nov 25, 2012 |
Në fakt përkthimi im është dorëzuar pas fazës së mbylljes, më tepër me dëshirën për t'i hapur rrugë kualifikimit për votime edhe në gjuhën tonë. Zgjodha ta mbaj të fshehtë emrin, madje pas përfundimit kam patur edhe ca shkëmbime mesazhesh me personelin dhe vetë Henry-n, pasi pashë që emri doli "në shesh" gjithsesi. Me ç'duket, kjo alternativa e anonimitetit vlen vetëm për jo-fituesit. Me gjithë respektin që kam për këdo që merr pjesë ... See more Në fakt përkthimi im është dorëzuar pas fazës së mbylljes, më tepër me dëshirën për t'i hapur rrugë kualifikimit për votime edhe në gjuhën tonë. Zgjodha ta mbaj të fshehtë emrin, madje pas përfundimit kam patur edhe ca shkëmbime mesazhesh me personelin dhe vetë Henry-n, pasi pashë që emri doli "në shesh" gjithsesi. Me ç'duket, kjo alternativa e anonimitetit vlen vetëm për jo-fituesit. Me gjithë respektin që kam për këdo që merr pjesë (historiku i konkurseve këtu ka provuar se s'është gjë e thjeshtë të shtrosh një punë tënden për diskutim mes dhjetra kolegësh të zellshëm për të dhënë cilësime), besoj se kësaj radhe cilësia e ofruar, në disa aspekte elementare, nuk ka ofruar qoftë dhe sadopak sfidë, ndaj dhe fitoren nuk do ta quaja aq të merituar. Por më pëlqen fakti që, me ç'doli në pah nga pjesëmarrja, konkursi është hapur edhe për anëtarët pa pagesë për disa gjuhë, përfshirë tonën. Kam bindjen se talente ka plot në radhët e atyre pa pagesë dhe një pjesëmarrje më e gjerë do të sillte një numër më të madh versionesh interesante. Gjithë të mirat, Ledja
[Edited at 2012-11-25 11:42 GMT] ▲ Collapse | | |
Cilësia e përkthimit tënd ishte padyshim shumë e mirë. E në të njëjtën kohë jam e një mendimi me ty kur thua: Me gjithë respektin që kam për këdo që merr pjesë ..., besoj se kësaj radhe cilësia e ofruar, në disa aspekte elementare, nuk ka ofruar qoftë dhe sadopak sfidë...
Përgëzime sërish, Gentiana
[Modificato alle 2012-11-25 13:07 GMT] | | |
There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact
site staff »