Përdorimi i fjalorëve
Thread poster: Diana Kristo
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 18:42
English to Albanian
+ ...
Apr 20, 2002

Cilët janë fjalorët më të përshtatshëm për përkthyesit dhe si t\'i përdorim ata.

 
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 18:42
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Përdorimi i fjalorit Apr 22, 2002

E dashur Monika,

Meqenëse është hera e parë që propozoj një temë, më duhet të jap unë vetë mendim e para apo e bën këtë moderatori?

Të fala


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:42
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Apr 22, 2002

I/E dashur Spadi,



Mund të propozoni një temë pa patur nevojë të aprovohet nga moderatori. Po ashtu, mund të filloni diskutimet në temën tuaj ose në tema të tjera sa herë të doni, pa asnjë pengesë. Puna e moderatorit në këtë listë është që të kontrollojë nëse gjuha e përdorur apo tema e diskutimeve është e përshtatshme për këtë forum. Besoj se iu përgjigja pyetjes suaj.

Me respekt,

Monika



Qu
... See more
I/E dashur Spadi,



Mund të propozoni një temë pa patur nevojë të aprovohet nga moderatori. Po ashtu, mund të filloni diskutimet në temën tuaj ose në tema të tjera sa herë të doni, pa asnjë pengesë. Puna e moderatorit në këtë listë është që të kontrollojë nëse gjuha e përdorur apo tema e diskutimeve është e përshtatshme për këtë forum. Besoj se iu përgjigja pyetjes suaj.

Me respekt,

Monika



Quote:


On 2002-04-22 20:43, Spadi wrote:

E dashur Monika,

Meqenëse është hera e parë që propozoj një temë, më duhet të jap unë vetë mendim e para apo e bën këtë moderatori?

Të fala


[addsig] ▲ Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:42
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Fjalorët Online dhe fjalorët e trurit :) Apr 24, 2002

Quote:


On 2002-04-20 23:04, Spadi wrote:

Cilët janë fjalorët më të përshtatshëm për përkthyesit dhe si t\'i përdorim ata.





Mendoj se fjalorët më të volitshëm janë ata në formatin e një DC (CD) ose \"online\".



Mendoj kështu sepse koha e gjetjes së fjalës në këto lloj fjalorësh është shumë më e shkurtër se në fjalorët e zakonshëm të shtypur n�... See more
Quote:


On 2002-04-20 23:04, Spadi wrote:

Cilët janë fjalorët më të përshtatshëm për përkthyesit dhe si t\'i përdorim ata.





Mendoj se fjalorët më të volitshëm janë ata në formatin e një DC (CD) ose \"online\".



Mendoj kështu sepse koha e gjetjes së fjalës në këto lloj fjalorësh është shumë më e shkurtër se në fjalorët e zakonshëm të shtypur në fletë.



Unë kur kam vështirësi dhe nuk më vjen në mend fjala e përshtatshme, shumë herë shkoj tek burimi dhe shikoj se çfarë do të thotë fjala vetë (në anglisht apo shqip, sipas variantit). Ka shumë raste që nuk e kam të qartë se si ta përkthej një fjalë, pasi nuk e kam të qartë kuptimin e fjalës vetë, le më përkthimin.



Prandaj, nëse është fjalë anglisht, unë hap një fjalor anglisht-anglisht që ta kuptoj fjalën mirë. Dhe anasjelltas, hap fjalorin shqip-shqip për të parë të gjitha kuptimet apo nuancat e fjalës.



Pasi kam bërë këtë, ose do të më vijë në mend përkthimi, ose hap fjalorin e përshtatshëm të të dy gjuhëve. Unë kam disa fjalorë Online (njëri është Oxfor English Dictionary, pak i shtrenjtë, por ja vlen ta blesh) dhe një tjetër që im shoq e ka bërë vetë Ang-shqip që në fakt është pak i kufizuar për momentin, ka vetëm rreth 27,700 fjalë (por që numri i fjalëve është në rritje e sipër) dhe që më ndihmon disi.



Në fillim kontrolloj këtu për një fjalë të caktuar, dhe nëse nuk e gjej dot, hidhem tek fjalorët tradicionalë.



Para disa kohësh mund ta gjeje në internet një fjalor (falas) ang-shq dhe anasjelltas tek http://www.yourdictionary.com por tani nuk jam më e sigurt nëse është në dispozicion falas. E kam provuar disa herë, dhe nuk e gjeta dot.



Kjo kompani (www.yourdictionary.com) shet fjalorë shqip-ang-shqip në DC (CD), për një çmim mesatar mendoj (rreth $250), por nuk jam e sigurt sa i mirë do jetë dhe çfarë fushash mbulon. A e përdor ndonjë njeri këtë lloj fjalori dhe nëse po, çfarë mendimesh/eksperiencash keni me të?



Kuptohet që fjalori më i mirë është ai në mendjen e përkthyesit, sepse koha është flori dhe është më efikase kur bëhet përkthimi drejtpërsëdrejt pa patur nevojën e fjalorit, po ja që ka raste që pa fjalorët nuk mund të bëjmë dot, apo jo?



[ This Message was edited by: on 2002-08-17 17:50 ]Collapse


 
Diana Kristo
Diana Kristo
United States
Local time: 18:42
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Perdorimi i fjaloreve Apr 25, 2002

Vegla me e dobishme per perkthyesin eshte sigurisht fjalori. Une ndiej nje kenaqesi te veçante kur i shfletoj ata dhe kjo nuk ndodh pak here gjate dites. Do te them dy fjale per fjaloret qe perdor une dhe si i perdor ata. Fjaloret i kategorizoj ne kater grupime te medha: fjaloret shqipanglisht; anglisht-anglisht; shqip-shqip; anglishtgjuhe tjeter e huaj.

a) Shqipanglisht:

\"Fjalor Anglisht-Shqip\", \"Fjalor Shqip-Anglisht\". Fjalor nga Pavli Qesku, ne dy vellime. Eshte fjalo
... See more
Vegla me e dobishme per perkthyesin eshte sigurisht fjalori. Une ndiej nje kenaqesi te veçante kur i shfletoj ata dhe kjo nuk ndodh pak here gjate dites. Do te them dy fjale per fjaloret qe perdor une dhe si i perdor ata. Fjaloret i kategorizoj ne kater grupime te medha: fjaloret shqipanglisht; anglisht-anglisht; shqip-shqip; anglishtgjuhe tjeter e huaj.

a) Shqipanglisht:

\"Fjalor Anglisht-Shqip\", \"Fjalor Shqip-Anglisht\". Fjalor nga Pavli Qesku, ne dy vellime. Eshte fjalor i ri, me 70.000 fjale baze dhe mbi 250.000 referenca, per fusha nga me te ndryshmet, te dhena te nevojshme gramatikore, udhezime per shqiptimin sipas sistemit fonetik nderkombetar, perkthime modelesh te sprovuara shprehjesh, idiomash e proverbash, leksik per anglishten britanike e amerikane, fjalet e shqipes me theks te dukshem. Eshte fjalori me i madh i botuar deri tani. I mungojne disa nga perdorimet e rendesishme ose nuanca te reja te fjaleve. P.sh fjala \"typo\" shpjegohet \"tipograf\", por jo \"gabim tipografik\" (me makine shkrimi, kompjuter, etj.).

\"Albanian-English, English-Albanian Dictionary\" (1999), nga Ilo Stefanllari me 9000 fjale, transliterim, liste shkurtimesh, emrash gjeografike si dhe shprehje idiomatike.

\"Albanian-English Dictionary\", nga Ramazan Hysa (1993), me rreth 20.000 fjale, shprehje idiomatike, shqiptim fonetik, shembuj te perdorimit te fjales ne fjali.

\"Fjalor Anglisht-Shqip,\" \"A Historical Albanian English Dictionary\", nga Stuart E. Mann. Karakteristike e ketyre fjaloreve eshte se Mann eshte perpjekur te gjeje shumicen e fjaleve te shqipes ne libra, gazeta e revista te kohes (midis viteve 1938-194 dhe shume nga fjalet kane evoluar ne kuptim. Duhet te perdoret me kujdes por eshte burim shume i pasur fjalesh te shqipes.

Une perdor gjithashtu edhe disa glosare te cilet i kam hartuar vete si ai i ligjshmerise, mjekesise dhe i termave ekonomike. Se shpejti do t\'i nxjerr ne web site-in tim dhe kush interesohet mund t\'i gjeje atje.

Kaq per sot. Neser, po te kem sadopak kohe, do te shkruaj per fjaloret anglisht-anglisht.

Te fala
[addsig]
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Përdorimi i fjalorëve






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »