Off topic: Perla shqiptare
Thread poster: Vjollca Martinson
Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 07:18
English to Albanian
+ ...
Apr 17, 2004

E mbani mend këtë këngë-perlë të kënduar nga Vaçe Zela?

Valsi i Lumturisë

Sa kënaqsi kur dëgjoj
Valsin tonë në këtë pranverë
Ai përs'ri po na fton
të vallzojm' si atëherë

Bashk' me pranverën dhe ti lul'zon
lule plot erë që në shpirt më gjallëron...

(Refreni)
Vals o vals, ti jeho
mbi të bukurin atdhe
Fushat tona i
... See more
E mbani mend këtë këngë-perlë të kënduar nga Vaçe Zela?

Valsi i Lumturisë

Sa kënaqsi kur dëgjoj
Valsin tonë në këtë pranverë
Ai përs'ri po na fton
të vallzojm' si atëherë

Bashk' me pranverën dhe ti lul'zon
lule plot erë që në shpirt më gjallëron...

(Refreni)
Vals o vals, ti jeho
mbi të bukurin atdhe
Fushat tona i përshkon
ku shpërthen jet' e re...

Ne një vals na bashkoi
dhe na fali lumturin'
tingujt sot dëgjoj
dhe kujtoj prap rinin'

Bashk' me pranverën dhe ti lulëzon
lule plot erë që në shpirt më gjallëron...
Collapse


 
Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 07:18
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Për Arbërinë (Vaçe Zela) Apr 17, 2004

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë.
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

Valët e detit shkumbojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s'ka deti valë,
o, moj e bukur Arbëri.

Shikojmë nga larg, mendojmë për ty, <
... See more
Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë.
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

Valët e detit shkumbojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s'ka deti valë,
o, moj e bukur Arbëri.

Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o, moj e bukur Shqipëri.

Përtej ne degë, ti rrënjë matanë,
mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote, degët s'u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

Valët e detit shkumbojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s'ka deti valë,
o, moj e bukur Arbëri.

Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o, moj e bukur Shqipëri.

Sa kemi mall, s'ka deti valë,
o, moj e bukur Arbëri!

Shikojmë nga larg...! Mendojmë për ty...!
O, moj e bukur Shqipëri.





[Edited at 2004-04-17 21:34]
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 15:18
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Si Vaçja nuk vijnë më.... Apr 18, 2004

Vjollca, sa mirë që ti i mban mënd fjalët e këngëve të saj. Unë mendoj se si Vaçja nuk vijnë më. Por keqardhja më e madhe është se autoritetet në Shqipëri nuk i japin jehonë perlave tona. Nuk flitet, nuk transmetohen këngët, nuk kujtohen shumë figura të artit, të kulturës. Aty flitet për politikën, jepen biseda në studio që shumë prej qytetarëve nuk u interesojnë. U fol për Robert Shvartzin kur u dekorua dhe kur vdiq, i shkreti, për shumë pak dhe shumë shkurt. N... See more
Vjollca, sa mirë që ti i mban mënd fjalët e këngëve të saj. Unë mendoj se si Vaçja nuk vijnë më. Por keqardhja më e madhe është se autoritetet në Shqipëri nuk i japin jehonë perlave tona. Nuk flitet, nuk transmetohen këngët, nuk kujtohen shumë figura të artit, të kulturës. Aty flitet për politikën, jepen biseda në studio që shumë prej qytetarëve nuk u interesojnë. U fol për Robert Shvartzin kur u dekorua dhe kur vdiq, i shkreti, për shumë pak dhe shumë shkurt. Nuk u prezantuan vepra, nuk u fol gjatë për punët e tij, nuk pati një reportazh për të, etj. Për Vaçen shumë të moshës nga 25 vjeçë e poshtë as qe dinë që ekziston. Turp nuk është, si thoni ju?

M'u kujtua edhe një fakt që ndodhi kur isha ende në Tiranë (ndoshta andej nga maji a qershori i vitit të shkuar) kur Fitnete Rexha ishte shtruar në spital. Ajo është një grua e vetme dhe nuk kishte kush të kujdesej për të. Në një gjëndje ekonomike kritike dhe si rrjedhim, e lënë në një repart me kujdes e kushte minimale. Dikush nga televizionet private e kapi lajmin dhe shkoi dhe e gjeti në repart, në gjendje pothuaj të mjerueshme. Ajo i tha gazetarit që i vinte kaq keq që askush nga autoritetet, nga ish-miqtë, askush, askush nuk kujdesej për të sidomos në këto kushte...të paktën me një lajm si ky në televizion me qëllim që mjekët ta shihnin më shpesh dhe infermieret t'i ndërronin serumin edhe pa u dashur të paguante çdo herë. Nuk e di se si jeton Vaçja, dhe shpresoj të jetë më mirë se kolegja e saj.

Keqardhja është se brezi që vjen pas atij tonit dhe më tej nuk njohin asnjë vlerë të vërtetë tonën, asnjë figurë të artit e kulturës sonë.

[Edited at 2004-04-18 15:38]
Collapse


 
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
"Jeto dhe jetën time" Apr 19, 2004

E dashur Vjollca,
faleminderit që hape këtë rubrikë që na nxjerr mallin e viteve të shkuara dhe perlave të muzikës shqiptare. Këtu po ve dhe unë vargjet e këngës "Jeto dhe jetën time" të kënduar nga Ardit Gjebrea. Për fat të keq, nuk e di kush është autori i këtyre vargjeve, sa të thella, aq edhe emocionale. Shpresoj që edhe kolegët e tjerë mund të vendosin këtu vargje këngësh, poezish ose vepra të tjera arti, që e meritojnë të quhen perlat e kombit.
<
... See more
E dashur Vjollca,
faleminderit që hape këtë rubrikë që na nxjerr mallin e viteve të shkuara dhe perlave të muzikës shqiptare. Këtu po ve dhe unë vargjet e këngës "Jeto dhe jetën time" të kënduar nga Ardit Gjebrea. Për fat të keq, nuk e di kush është autori i këtyre vargjeve, sa të thella, aq edhe emocionale. Shpresoj që edhe kolegët e tjerë mund të vendosin këtu vargje këngësh, poezish ose vepra të tjera arti, që e meritojnë të quhen perlat e kombit.


"Jeto dhe jetën time"

Jeto dhe jetën time po e deshe
eja dhe merre, veç jeto......

Ata që s'duan dashurinë
nuk dinë se ç'është mirësia
folenë e ngrenë në errësirë
edhe mbi ty lëshojnë stuhira

Se janë mësuar të zvarriten
të të helmojnë pastaj të vdesin
pa prekur trupin tënd të ngrohur
nga afshi i puthjes, ledhatimit

Dhe pena ime nis e shkruan
kaq e lodhur nga mundimi
kërkon nga ty dhe merr dy fjalë
dhe ndalet lumi, zemërimi

Të Dua, Të Dua, Të Dua
o fjalë hyjnore e kësaj bote
u pëshpërite nga buzë e dashuruar
që frymë ty të dhanë

Shumë të kërkova gjersa të gjeta
dhe nëse vdes mos u trishto
por ti jeto....

Nëpër rrugët e dashurisë
enden këngët dhe legjendat
nëpër vargjet e poetit
zemrën ka ajo

Dhe në vija pentagramesh
derdhet shpirti i një artisti
por dicka pa thënë ka mbetur
le të tjerët ta tregojnë...

Jeto dhe jetën time po e deshe
eja dhe merre, veç jeto...

Ata që s'duan dashurinë
nuk dinë se ç'është mirësia
folenë e ngrenë në errësirë
edhe mbi ty lëshojnë stuhira

Se janë mësuar të zvarriten
të të helmojnë pastaj të vdesin
pa prekur trupin tënd të ngrohur
nga afshi i puthjes, ledhatimit

Dhe pena ime nis e shkruan
kaq e lodhur nga mundimi
kërkon nga ty dhe merr dy fjalë
dhe ndalet lumi, zemërimi

Të Dua Të Dua Të Dua
o fjalë hyjnore e kësaj bote
u pëshpërite nga buzë e dashuruar
që frymë ty të dhanë...

Shumë të kërkova gjersa të gjeta
dhe nëse vdes mos u trishto
por ti....

Dhe jetën time po e deshe...
eja dhe merre por ti jeto...
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 07:18
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Mall Apr 19, 2004

Ja dhe një perlë tjetër, poezia Mall e Ismail Kadaresë.
Gjithashtu është bërë edhe këngë dhe këndohet nga Pirro Çako dhe Inva Mula. Edhe kënga është shumë e bukur, më pëlqen shumë
Vargjet e këngës u qëndrojnë besnike vargjeve të poezisë, me përjashtim që në disa vende është ndërruar vetëm vendi i disa fjalëve....
See more
Ja dhe një perlë tjetër, poezia Mall e Ismail Kadaresë.
Gjithashtu është bërë edhe këngë dhe këndohet nga Pirro Çako dhe Inva Mula. Edhe kënga është shumë e bukur, më pëlqen shumë
Vargjet e këngës u qëndrojnë besnike vargjeve të poezisë, me përjashtim që në disa vende është ndërruar vetëm vendi i disa fjalëve.

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
***

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
***

Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi ne vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
***


[Edited at 2004-04-19 06:55]
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 15:18
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Po perlën e Dritëro Agollit... Apr 19, 2004

Po perlën e Dritëro Agollit që e ka bërë këngë Ardit Gjebreja (nuk e mbaj mënd nëse muzikën e ka bërë ai apo jo)?

Kur të jesh mërzitur shumë

Këtu s'do jem, do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët

Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S'do ndihet koilla ime e thatë
Mbi varrin tim do rrijë i heshtur
Një qeparis si murg i thatë

Ti do
... See more
Po perlën e Dritëro Agollit që e ka bërë këngë Ardit Gjebreja (nuk e mbaj mënd nëse muzikën e ka bërë ai apo jo)?

Kur të jesh mërzitur shumë

Këtu s'do jem, do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët

Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S'do ndihet koilla ime e thatë
Mbi varrin tim do rrijë i heshtur
Një qeparis si murg i thatë

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s'do më kesh në dhomë gjallë
Dhe kur në xham të fryjë erë
Do qash me erën dalëngadalë

Po kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Atje do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Tisi dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje.


[Edited at 2004-04-19 11:39]
Collapse


 
Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 07:18
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Pa ty Apr 19, 2004

Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i hënës.

Lejleket ikën fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.

Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar
Duken që larg si Don Kishotë.
... See more
Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i hënës.

Lejleket ikën fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.

Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar
Duken që larg si Don Kishotë.

Ç'të bëj, po them me vehten time,
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime.
Të lashta sa të Gjon Buzukut?

Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do të më ngelet
I ftohtë medalioni i hënës.

Ismail Kadare, nga "Përse mendohen këto male"
Collapse


 
Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 07:18
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Qingji i vogël Apr 20, 2004

Qingji i vogël
Pse mendueshëm
Be-be-ba
Pse më rri kaq i trishtueshëm
Be-be-ba
Eja dalim bashkë në arë
Tring-tring-tring
Unë mbledh lule ti ha bar
Tring-tring-tring


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 07:18
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Perëndeshë e bukurisë Apr 20, 2004

Perëndeshë e bukurisë je
un për tynë do t'pëlcas
dashurinë që kam shtënë për ty
u bu bu si do t'ia bëj

Dhe në ëndërr të shikoj
… e kurr stë'harroj
mos me mundo
o yll o xhan o zemër o

Jak o xhan e jak o shpirt
jak o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë

Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
me zënë e ëmbël ti që ke
më bëre
... See more
Perëndeshë e bukurisë je
un për tynë do t'pëlcas
dashurinë që kam shtënë për ty
u bu bu si do t'ia bëj

Dhe në ëndërr të shikoj
… e kurr stë'harroj
mos me mundo
o yll o xhan o zemër o

Jak o xhan e jak o shpirt
jak o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë

Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
me zënë e ëmbël ti që ke
më bëre të vdes

Ilaçet nuk më bëjnë gjë
s'më shërojnë plagëtë
përveçse syri yt i zi
që më dogji zemrënë

Dhe në ëndërr të shikoj
... e kurr stë'harroj
mos me mundo
o yll o xhan o zemër o

Jak o xhan e jak o shpirt
mjaft o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë

Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
me zënë e ëmbël ti që ke
më bërë të vdes

Këngë e kënduar nga Grupi i Korçës
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 07:18
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Dua më shumë Shqipërinë Apr 20, 2004

Dua mëngjez-ë e Majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur

Dua lulet-ë të fushësë
Në mëngjez kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha te çupës-ë
Vete me vrap që ti presë

(refren)
Po nga gjithë ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë
------------ (dy herë)

Dua na
... See more
Dua mëngjez-ë e Majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur

Dua lulet-ë të fushësë
Në mëngjez kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha te çupës-ë
Vete me vrap që ti presë

(refren)
Po nga gjithë ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë
------------ (dy herë)

Dua natën në verë
Kur të ndritin yjtë e artë
Kur fryn zefiri me erë
Dhe dëfrenj këtë zemrën e zjarrtë

Zogjt' që ëmbël ligjerojnë
Nëpër lisa mbushur me fletë
O sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vërtetë

(refreni)

Këngë e kënduar nga Grupi i Korçës
Collapse


 
Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 07:18
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Gjyshes May 4, 2004

Sot një këngë do këndoj
veç për ty, o gjyshja ime,
e di mirë dhe s'e harroj
të shkaktova shumë trazime

Këngën time ta kushtoj
e të falur të kërkoj
për shumë faje e gabime,
net’ pa gjumë edhe mundime.

Ti u zbardhe, gjyshja ime
e çdo vit një rrudhë të shton,
sa kokëçarje shqetësime
sjellja ime të shkakton.

Por ti je gjithnjë e mirë
edhe fajin shpejt ma fal, <
... See more
Sot një këngë do këndoj
veç për ty, o gjyshja ime,
e di mirë dhe s'e harroj
të shkaktova shumë trazime

Këngën time ta kushtoj
e të falur të kërkoj
për shumë faje e gabime,
net’ pa gjumë edhe mundime.

Ti u zbardhe, gjyshja ime
e çdo vit një rrudhë të shton,
sa kokëçarje shqetësime
sjellja ime të shkakton.

Por ti je gjithnjë e mirë
edhe fajin shpejt ma fal,
t'jem e urtë unë kam dëshirë
por se vrullin dot s'e ndal.

Kur fëmijë kam qenë një herë
e pranë zjarrit me ty rrija
më tregoje ti atëherë
shumë gjëra që unë s'i dija.

Unë dëgjoja gjithë çudi
plot kureshtje, kënaqësi,
dhe sa shumë nga ti mësoja
me sa vrull të përqafoja.

Shkuan vitet e tani
s'jam e vogël si atëherë,
por o gjyshe unë përsëri
ta prish qejfin nganjëherë.

Por se prapë edhe sot
për çdo gjë ti më del zot,
e shikimi yt i dlirë
më jep forcë të jem e mirë.
Collapse


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
O moj Shqypni (Vaso Pasha) Jun 22, 2004

O moj Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
... See more
O moj Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda!

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë!

Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thonë kam fe ca thonë kam din;
Njeni: jam turk, tjetri: latin
Do thonë: Jam grek, shkje - disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!

Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!

Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Ket fare trimneshë, qi sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kam?

Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund l'shon dielli vapë dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara Zotit.

Vaso Pasha, 1878
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Perla shqiptare






Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »