Off topic: Ndahet nga jeta Bedri Dedja, babai i librit për fëmijë
Thread poster: aneta_xh
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Apr 15, 2004

Ndahet nga jeta Dedja, babai i librit për fëmijë - Publikoi per Shekullin: F. M.


Të gjithë ata fëmijë të rritur, që dikur harroheshin pas aventurave të Fatbardh Pikaloshit, me fyej magjikë e katallanë, dje janë ndierë nga pak jetimë. Babai i letërsisë për fëmijë dhe akademiku, Bedri Dedja, është ndarë nga jeta, dje në orët e para të mëngjesit, pas një ataku kardiak, në moshën 74-vjeçare. Autori i rreth 136 librave për të vegjël, ka lindur n�
... See more
Ndahet nga jeta Dedja, babai i librit për fëmijë - Publikoi per Shekullin: F. M.


Të gjithë ata fëmijë të rritur, që dikur harroheshin pas aventurave të Fatbardh Pikaloshit, me fyej magjikë e katallanë, dje janë ndierë nga pak jetimë. Babai i letërsisë për fëmijë dhe akademiku, Bedri Dedja, është ndarë nga jeta, dje në orët e para të mëngjesit, pas një ataku kardiak, në moshën 74-vjeçare. Autori i rreth 136 librave për të vegjël, ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1930. Studimet e mesme do t’i kryente në gjimnazin “16 shtatori” në Durrës, ndërsa ato të larta në Institutin e Lartë Pedagogjik “Lenin”, në Moskë, ku studioi paralelisht pedagogji-psikologji dhe letërsi për fëmjë. Ndonëse pasioni më i madh i jetës së tij ka qenë letërsia për fëmijë, Bedri Dedja, do të kujtohet edhe si një prej emrave më të njohur në fushën e mësimdhënies. Për 40 vjet me radhë, si pedagog i psikologjisë dhe pedagogjisë, ka dhënë ndihmesën e tij për përgatitjen e mësuesve dhe psikologëve në kurset pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. Ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave që prej krijimit të saj, ndërkohë që emri i tij renditet mes anëtarëve të Asamblesë së Lidhjes Botërore të Shkencave Psikologjike, Kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve, si dhe Kryetar Nderi i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë dhe të rinj. Gjithashtu Dedja, njihet edhe si bashkëpunëtor pranë Universitetit të Kembrixhit, për hartimin e biografive të njerëzve të shquar. Përveç letërsisë për fëmijë, për të cilën ai është nderuar me shumë çmime në konkurse të ndryshme letrare, si dhe 33 librave të përkthyera prej tij prej letërsisë botërore, Dedja ka hartuar një numër të madh tekstesh universitare. Ai është autor dhe bashkautor në fushat e psikologjisë, pedagogjisë, historisë së mendimit pedagogjik dhe historisë së arsimit kombëtar. Para katër vjetësh, në moshën 70-vjeçare, Bedri Dedja u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ndër titujt më të njohur të shkrimtarit, të cilët vazhdojnë ende të jenë ndër më të preferuarit e fëmijëve, mund të përmenden “Aventurat e Fatbardh Pikaloshit”, “Kalamajtë e pallatit tim”, “Shkolla e pyllit”, “Përralla për tre vëllezërit”, etj.
Homazhet për përcjelljen e trupit të tij për në banesën e fundit do të zhvillohen në sot në orën 10.00-11.00, pranë Akademisë së Shkencave, ku ai ka kaluar pjesën më të madhe të viteve të jetës së tij.
Ndër titujt më të njohur të shkrimtarit, të cilët vazhdojnë ende të jenë ndër më të preferuarit e fëmijëve, mund të përmenden “Aventurat e Fatbardh Pikaloshit”, “Kalamajtë e pallatit tim”, “Shkolla e pyllit”, “Përralla për tre vëllezërit”, etj.
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Ndahet nga jeta Bedri Dedja, babai i librit për fëmijë






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »