Off topic: Bekimi i bukës dhe ushqimit nuk ndeshet në asnjë vend të Evropës
Thread poster: aneta_xh
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Apr 13, 2004

Kur për herë të parë iu desh të celebronte javën e madhe të Pashkëve në Tiranë, Padre Xhek u gjend krejt i papërgatitur. Nuk arrinte të kuptonte se përse katolikët shqiptarë vinin në kishë me shporta me ushqime dhe kërkonin që ai t’i bekonte. Një rit i tillë nuk ekzistonte në Itali. “Ky është një rit që e kam ndeshur vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të Evropës”,- thotë Padre Xhek që shërben në kishën Katolike në rrugën e Kavajës. Sipas ti... See more
Kur për herë të parë iu desh të celebronte javën e madhe të Pashkëve në Tiranë, Padre Xhek u gjend krejt i papërgatitur. Nuk arrinte të kuptonte se përse katolikët shqiptarë vinin në kishë me shporta me ushqime dhe kërkonin që ai t’i bekonte. Një rit i tillë nuk ekzistonte në Itali. “Ky është një rit që e kam ndeshur vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të Evropës”,- thotë Padre Xhek që shërben në kishën Katolike në rrugën e Kavajës. Sipas tij, bekimi i bukës e ushqimeve ndoshta lidhet me ndonjë festë pagane, e cila i ka rezistuar kohërave dhe është futur mes riteve të krishtera. “Në fillim jam gjendur i papërgatitur, por më vonë, u mësova e për mua edhe ky rit është një shenjë besimi e këtyre njerëzve që kanë vuajtur shumë”,- shton ai. Më tej tregon se këtij riti i është dhënë karakter fetar, duke
u kujtuar besimtarëve që këto të mira janë dhuratë e Zotit dhe njëkohësisht ata duhet të kujtohen edhe për të varfrit që nuk kanë. Madje tradicioni i vezës së kuqe, sipas tij në Shqipëri është shumë i shenjtë, ndërsa në vendin e tij, nuk ka shumë rëndësi nëse ato janë edhe prej çokollate. Shekulli, 11/04/2004
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 13:57
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Interesante...... Apr 13, 2004

Këtë e kisha dëgjuar edhe unë dhe ajo që më çuditi mua ishte që vërtetë katolikët në Itali dhe gjetkë këtë zakon nuk e njihnin. Nuk e di nëse keni lexuar Biblën (unë një pjesë të saj) dhe as nuk e di nëse kujtoj mirë që aty gjenden plotë pasazhe të njerëzve që çojnë prodhimin e parë për flijim ose bekim.

Përveç kësaj, kam dëgjuar nga priftërinj katolikë në veri (në të vërtetë nga të afërm të mi që kanë jetuar në veri, të cilët kan�
... See more
Këtë e kisha dëgjuar edhe unë dhe ajo që më çuditi mua ishte që vërtetë katolikët në Itali dhe gjetkë këtë zakon nuk e njihnin. Nuk e di nëse keni lexuar Biblën (unë një pjesë të saj) dhe as nuk e di nëse kujtoj mirë që aty gjenden plotë pasazhe të njerëzve që çojnë prodhimin e parë për flijim ose bekim.

Përveç kësaj, kam dëgjuar nga priftërinj katolikë në veri (në të vërtetë nga të afërm të mi që kanë jetuar në veri, të cilët kanë patur miqësi me priftërinj katolikë italianë dhe shqiptarë) të cilët mendonin se edhe pagëzimi i fëmijëve kishte elementë që ata vetë nuk i njihnin dhe që mëndonin që ato ishin shumë të lashta. Një prift katolik që jetonte në Pukë (sa gjynah që nuk i mbaj mënd emrin) mendonte se shumë zakone sociale & religjoze midis katolikëve shqiptarë nuk njiheshin si të mirfillta katolike dhe se kishte shumë të ngjarë që të kishin origjinë shumë ta lashtë pagane dhe sjella deri në ditët tona.

Ajo që më bën përshtypje, ama, është aftësia që kanë popujt, një nga më të dalluarit ai i yni, për të sjellë me vehte me fanatizëm traditat dhe zakonet e tyre.

Aneta, shumë interesant ky fakt.

Qofshi mirë, Fabiana
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Bekimi i bukës dhe ushqimit nuk ndeshet në asnjë vend të Evropës






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »