Korrigjimet që ju bezdisin më shumë
Thread poster: Ledja
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 10:38
English to Albanian
+ ...
Mar 20, 2011

Ma merr mendja që gjithkujt që ka vite në profesionin e përkthimit i ka rënë të marrë kopje të korrigjuara të punëve të veta apo komente e vlerësime të raportuara tek klienti. Ndodh që të hamë veten me dhëmbë për ndonjë vogëlsirë që na ka shkarë apo të pranojmë se një sugjerim i dhënë është më i goditur.
Ndodh të rrudhim buzët me ndonjë fjalë a frazë që është prekur thjesht për çështje parapëlqimi personal dhe jo për ndonjë gabim të pafals
... See more
Ma merr mendja që gjithkujt që ka vite në profesionin e përkthimit i ka rënë të marrë kopje të korrigjuara të punëve të veta apo komente e vlerësime të raportuara tek klienti. Ndodh që të hamë veten me dhëmbë për ndonjë vogëlsirë që na ka shkarë apo të pranojmë se një sugjerim i dhënë është më i goditur.
Ndodh të rrudhim buzët me ndonjë fjalë a frazë që është prekur thjesht për çështje parapëlqimi personal dhe jo për ndonjë gabim të pafalshëm.
Ndodh dhe që të na ngrihen qimet e kokës përpjetë nga ndonjë korrigjim krejtësisht skandaloz e i pavend, për të cilin nuk lëmë dot pa iu sulur tastierës për t'iu shfryrë klientit mbi padrejtësinë e bërë.

Për këto lloj korrigjime-i-thënçin po e hap temën. Në e paça gabim, ma vini në dukje dhe kur të korrigjohem herë tjetër, do përtypem me vete e nuk do ia bëj korrigjuesit fjalën dysh.

1. trajta e shkurtër “t'i”
“ti” pa apostrof domethënë vetëm dhe vetëm përemër vetor i vetës së dytë. Më ka ndodhur vetëm një herë të ma kthejnë “t’i”-në në “ti”, po kaq më cingërisi ky fakt sa isha gati të shkruaja një ese të tërë mbi rregullat e apostrofit dhe trajtave të shkurtra. (Pastaj u kujtova që nuk më paguan njeri për leksione gjuhe.)

2. datat, ditët e javës, muajt
Emrat e ditëve të javës dhe muajt trajtohen si emra të përveçëm në anglisht. Shqipja dhe shumë gjuhë të tjera nuk e kanë këtë veçori. Prandaj, nëse dikush duhet të dorëzojë një formular deri me 18 mars, të kryejë pagesën e faturës me 1 prill apo të anulojë kontratën të hënën me 5 qershor, nuk ka aspak nevojë që këto data të shfaqen me shkronjë të madhe në mes të fjalisë vetëm se teksti anglisht i ka kështu. Tjetër punë nëse autori i shkrimit e vë datën në rresht më vete për ta vënë në dukje me qëllim, apo kur data është e veçantë për nga aspekti historik.

3. gjuhët
Si më lart, edhe emrat e gjuhëve shkruhen me shkronjë të madhe sipas rregullave gjuhësore angleze. Mua nuk më rezulton që një rregull i tillë të gjendet në ato shqipe, prandaj dhe s'gjej arsye pse më duhet korrigjuar shkronja e parë në këtë rast.

4. “please”
Sa fjalë e thjeshtë, e vockël, e zakonshme që hidhet e pritet me lirshmërinë më të madhe në kontekste zyrtare e shoqërore në anglisht.
Shqip...
Të lutem
Të lutemi
Ju lutem
Ju lutemi
Lutemi
Luteni
Jeni i/e lutur
Jeni të lutur

Sigurisht, kur e kërkon zyrtariteti përgjithësues, “ju lutemi” për mua e zgjidh çështjen shkurt e shpejt. Mirëpo imagjinoni që një person, i cili ka vënë emrin e nënshkrimin në letër, i shkruan letër zyrtare një personi tjetër dhe thotë: "më ktheni përgjigje në filan adresë... ju lutem!", dhe unë marr një koment të atillë si: Përkthyesja nuk ka përdorur formën e duhur zyrtare “ju lutemi”. (Grrrrrr!)

4. “njohtoj”

Në cilin fjalor shqip gjendet kjo fjala që më ka shkarë mua nga vëmendja? Unë e kuptoj që ka nisur të përdoret, por ç'risi paraqet duke zëvendësuar fjalën time në përkthimin “filan muzikant NJOHU botën me një rrymë të re...”?

5. skeda / skedarë

Rishtazi, korrigjuesi kishte patur vetëm një vërejtje të vogël. Nuk i thonë "skedë", po "skedar". (Bëhej fjalë për diçka të tillë si: upload MP3 file). Për kuriozitet, hapa fjalorin e shqipes dhe nuk m'u durua pa i kthyer një përgjigje me përkufizimet e botuara të të dyja fjalëve shqip e qartë.

6. “ja”

Trajtat e shkurtra prapë!
i them, e them... ia them
Kurrë: "ja them"! Që t'i bie shkurt, “ja” ka funksion tregues a tërheqës vëmendjeje ndaj diçkaje që po ndodh (“ja, po vjen”, “ja ç'ndodh”, “ja si flet”, "ja ku e pat dhe kjo punë").

7. Një çështje më e gjerë për të cilën s'po marr shembuj konkretë është ajo e një kategorie figurash letrare: metaforat. Më ka bërë përshtypje në një rast që mbrohej me bindje të madhe përshtatja e një metafore në një formë më të "tretshme" në shqip, domethënë që në vend që të transferohej kuptimi i figurshëm sipas stilit cinik të autorit, jepej fraza e përkthyer në stilin "drejt e në thela". Fjala bie, “drejt e në thela” është shprehje frazeologjike dhe medoemos do përshtatur me një shprehje të barasvlershme e, në mungesë të saj, me një fjalë më të përgjithshme si "drejtpërdrejt" apo "hapur". Mirëpo shprehjet frazeologjike janë veçanti të gjuhës, ndërsa figurat letrare janë veçanti të autorit, stil i tij i komunikimit me lexuesin, gjetje e tij për të transmetuar një ndjesi me anë të një imazhi figurativ. Nëse heqim të tërë imazhin nga skena dhe e zëvendësojmë me fjalën që shpreh ndjesinë, atëherë kemi hequr atë çka karakterizon stilin e këtij autori.
Për shembull, vargjet e njohura të Dylan Thomas, “Do not go gentle into that good night, rage, rage against the dying of the light”, shprehin qartë thirrjen për të mos iu dorëzuar vdekjes. A do ishte i drejtë ky interpretimi im pasues si përkthim? Jo, do ishte analizë.

Në një shqyrtim që i ishte bërë një fjalie të vetme fare të thjeshtë e që nuk paraqiste kurrfarë sfide apo dyzimesh në përkthim, korrigjuesi kishte zgjedhur të më vlerësonte me 9/10 pikë dhe të komentonte: good translation. U përgjigja: Can it get any better?

Këto raste më vijnë ndërmend tani për tani – ndoshta vogëlsira – por do kisha interes të dëgjoja se cilat korrigjime jua kanë sjellë në majë të hundës. Shpresoj të mos i keni nga unë.

Ledja
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Korrigjimet që ju bezdisin më shumë






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »