Rreth disa lloj pyetjesh KudoZ
Thread poster: aneta_xh
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Mar 7, 2004

Mirëdita të gjithëve,
sot, më kishte ardhur një email ku kërkohej ndihmë për një pyetje të thjeshtë: "how are you". Hyra në ProZ për t'iu përgjigjur po pashë se ishte fshirë dhe më doli ky koment: Term made invisible
Reason: Repetition (ie. exactly same as prev/next question)

Ok, është e arsyeshme dhe bie dakord që pyetjet që janë të përsëritura të fshihen, po pse nuk krijohet një mënyrë për pyetësin që ai të mos lejohet ta bëjë atë py
... See more
Mirëdita të gjithëve,
sot, më kishte ardhur një email ku kërkohej ndihmë për një pyetje të thjeshtë: "how are you". Hyra në ProZ për t'iu përgjigjur po pashë se ishte fshirë dhe më doli ky koment: Term made invisible
Reason: Repetition (ie. exactly same as prev/next question)

Ok, është e arsyeshme dhe bie dakord që pyetjet që janë të përsëritura të fshihen, po pse nuk krijohet një mënyrë për pyetësin që ai të mos lejohet ta bëjë atë pyetje, nëse është përsëritje.
Apo, a mos duhet ne përkthyesit vallë të kontrollojmë nëse pyetja është përsëritje apo jo?
Si mund të zgjidhet kjo?

Një shqetësim tjetër. Dikush këtu në gjuhën tonë bën pyetje të vazhdueshme që nuk kanë të bëjnë me përkthimet fare. Ne si përkthyes mund ta ndihmojmë një herë apo dy-tre herë, por jo gjithmonë, se dikush do që të mësojë gjuhën shqipe pa mësues!
Gjithashtu, si dhe pse lejohet ky person që nuk di aspak shqip të vlerësojë përgjigjen më të mirë? Kjo nuk është e arsyeshme. Kam vënë re se personi në fjalë as nuk i ve re mendimet e kolegëve të tjerë që venë dhe bien dakord apo nuk bien dakord me ndonjë përgjigje të veçantë, por ai ka vlerësuar me pikë edhe përgjigje të gabuara. Unë mendoj se asnjë prej nesh nuk duhet t'i përgjigjet më këtij personi të caktuar, pasi ai jo vetëm që e ka tepruar me pyetjet e tij (që nuk kanë të bëjnë me natyrën e ndihmës së një përkthyesi), por gjithashtu shpesh vlerëson përgjigje të gabuara. Për mendimin tim ai do që t'i kënaqë të gjithë ata që përgjigjen, dhe me të drejtë apo pa të drejtë, vlerëson të gjithë ata që nuk u janë përgjigjur më parë. A e keni vënë re dhe ju këtë? A ka ndonjë rregull që vetëm përkthyesit të bëjnë pyetje dhe këtu të mos përfshihen ata që duan të mësojnë një gjuhë të re? Ata mund të marrin një mësues për ta bërë këtë mendoj unë.
Si mendoni ju kolegë të tjerë?
Gjithë të mirat,
Ani

[Edited at 2004-03-07 20:37]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:56
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Shqetësime me vend Ani Mar 7, 2004

Ani,
të dyja çështjet që ngrini janë të drejta. Përsa u përket pyetjeve të përsëritura, pyetësit i jepet mundësia (në faqen që pyet) që të kontrollojë më parë nëse ekziston apo jo pyetja që ai/ajo dëshiron të bëjë, madje ta kontrollojë atë pyetje edhe në disa fjalorë elektronikë falas.

Disa pyetës nuk i venë re këto gjëra, ose nuk duan t'ia dinë, (nuk e di mirë se cila është), prandaj bëhen pyetje që janë përsëritje të pyetjeve të
... See more
Ani,
të dyja çështjet që ngrini janë të drejta. Përsa u përket pyetjeve të përsëritura, pyetësit i jepet mundësia (në faqen që pyet) që të kontrollojë më parë nëse ekziston apo jo pyetja që ai/ajo dëshiron të bëjë, madje ta kontrollojë atë pyetje edhe në disa fjalorë elektronikë falas.

Disa pyetës nuk i venë re këto gjëra, ose nuk duan t'ia dinë, (nuk e di mirë se cila është), prandaj bëhen pyetje që janë përsëritje të pyetjeve të mëparshme.

Pyetja e përsëritur (pra që është njëlloj me një pyetje të bërë më parë) fshihet. Unë gjithashtu i dërgoj pyetësit një email ku e falënderoj që përdor sistemin KudoZ dhe gjithashtu e njoftoj se pyetja që ka bërë është përsëritje, prandaj isha e detyruar ta fshija. Në të njëjtën kohë, i dërgoj pyetësit edhe linkun e përgjigjes (që është dhënë më parë) të asaj pyetjeje.

Gjithashtu i shkruaj pyetësit që herë tjetër, ta kontrollojë nëse ajo pyetje është bërë më parë apo jo, sidomos për pyetjet e thjeshta (ashtu siç bëra edhe në rastin e sotshëm).

Zakonisht pyetësi më përgjigjet me një falënderim për linkun e dërguar.

Në përgjithësi, nëse ne si përkthyesë e dimë që një pyetje e caktuar është bërë më parë - sidomos pyetjet e thjeshta: I love you, How are you, Good, Hello etj., ne duhet ta lajmërojmë menjëherë pyetësin për këtë gjë, dhe nëse është e mundur, t'i japim atij linkun e asaj përgjigjeje.

Kështu shmanget koha e humbur, si për pyetësin (që mund të presë për disa përgjigje), ashtu edhe për përkthyesit, (që mund të shmangim humbjen e kohës për përgjigje).
Shpresoj se ju përgjigja kësaj pyetjeje Ani. Faleminderit që e ngritët këtë çështje.
Monika

aneta_xh wrote:

Mirëdita të gjithëve,
sot, më kishte ardhur një email ku kërkohej ndihmë për një pyetje të thjeshtë: "how are you". Hyra në ProZ për t'iu përgjigjur po pashë se ishte fshirë dhe më doli ky koment: Term made invisible
Reason: Repetition (ie. exactly same as prev/next question)

Ok, është e arsyeshme dhe bie dakord që pyetjet që janë të përsëritura të fshihen, po pse nuk krijohet një mënyrë për pyetësin që ai të mos lejohet ta bëjë atë pyetje, nëse është përsëritje.
Apo, a mos duhet ne përkthyesit vallë të kontrollojmë nëse pyetja është përsëritje apo jo?
Si mund të zgjidhet kjo?

Ani

[Edited at 2004-03-08 02:45]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:56
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Mendimi im personal për shqetësimin e dytë të Anit Mar 7, 2004

aneta_xh wrote:
Një shqetësim tjetër. Dikush këtu në gjuhën tonë bën pyetje të vazhdueshme që nuk kanë të bëjnë me përkthimet fare. Ne si përkthyes mund ta ndihmojmë një herë apo dy-tre herë, por jo gjithmonë, se dikush do që të mësojë gjuhën shqipe pa mësues!
Gjithashtu, si dhe pse lejohet ky person që nuk di aspak shqip të vlerësojë përgjigjen më të mirë? Kjo nuk është e arsyeshme. Kam vënë re se personi në fjalë as nuk i ve re mendimet e kolegëve të tjerë që venë dhe bien dakord apo nuk bien dakord me ndonjë përgjigje të veçantë, por ai ka vlerësuar me pikë edhe përgjigje të gabuara.
Si mendoni ju kolegë të tjerë?
Gjithë të mirat,
Ani

E dashur Ani,
mendoj se e di se për cilin rast bëhet fjalë. Është e vështirë që të jap ndonjë përgjigje "zyrtare", prandaj po jap mendimin tim personal.

Sistemi KudoZ u krijua si mjet ndihme për ne përkthyesit. Megjithatë, personalisht nuk e shikoj të gabuar që ndonjëherë të ndihmojmë njerëzit e tjerë që duan të dinë diçka të caktuar. Megjithatë, kjo nuk duhet abuzuar. P.sh., në rastin që përmendni ju Aneta, mendimi im personal është që ky pyetës ndoshta po shkon drejt teprimit. Megjithatë, nuk e kam vënë re që të ketë bërë pyetje këto kohët e fundit, kështu që edhe ai vetë mund ta ketë kuptuar këtë. Le të shpresojmë të paktën.

Megjithatë Aneta, asnjë nuk është i detyruar që t'u përgjigjet pyetjeve, nëse nuk dëshironi, mos iu përgjigjni. Por jam dakord me atë që thoni ju se teprimet duhen quajtur si abuzime dhe duhet t'u prihet rruga.

Përsa u përket vlerësimeve të përgjigjeve "të gabuara" - siç thoni ju Aneta, unë personalisht mendoj se nuk ka përgjigje të gabuara. Ka përgjigje të sakta dhe jo dhe aq të sakta, por jo të gabuara - të paktën në shumicën e rasteve. Gjithashtu, mendoj se duhen marrë në konsideratë komentet e kolegëve. Prandaj na është dhënë një mjet tjetër për të vlerësuar një përgjigje të caktuar, atë të rënies dakord apo mosrënies dakord me një përgjigje. Personalisht mendoj se mendimet e kolegëve vlejnë shumë. Në rastin tim, kur unë bëj pyetje, i marr në konsideratë mendimet e kolegëve. P.sh., kohët e fundit bëra një pyetje për një shprehje anglisht dhe mora disa përgjigje tepër të mira dhe që më ndihmuan së tepërmi. Kur më duhej të mbyllja pyetjen dhe të vlerësoja dikë, e pata shumë të vështirë. Megjithatë, më në fund vendosa të vlerësoja përgjigjen më të saktë, që në të njëjtën kohë kishte edhe shumicën e miratimeve nga kolegët e tjerë.

Nuk di ç'të them më tjetër tani Aneta. Sistemi i pyetjeve KudoZ ndoshta nuk është 100% i përsosur, po megjithatë na ndihmon të gjithë ne përkthyesve në punën tonë të përditshme. Unë kam mësuar shumë këtu në ProZ.com nëpërmjet pyetjeve që kam bërë dhe atyre që u jam përgjigjur dhe jam shumë mirënjohëse për këtë.
Gjithë të mirat,
Monika

[Edited at 2004-03-07 21:17]

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:56
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Disa arsye për fshirjen e pyetjeve Mar 7, 2004

Reason for making question invisible:

1. Offensive (sexist, racist, etc.)
2. Adult nature and/or profane
3. Unprofessional; lacks literary/technical merit
4. Nonsense
5. Repetition (ie. exactly same as prev/next question)
6. Text to be translated is longer than ten words
7. Includes more than one term question
8. Not a KudoZ question
9. Incomplete question
10. Asker and answerer the same
11. Other:

Në të ard

Në të ardhmen, nëse shikoni se ndonjë pyetje e bërë futet në ndonjërën prej kategorive të mësipërme, ju lutem më njoftoni. Unë nuk jam gjithmonë në kompjuter, kështu që e pres me kënaqësi njoftimin tuaj.

Me respekt,
Monika

[Edited at 2004-03-07 21:12]
Collapse

aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Faleminderit për përgjigjet Monika Mar 8, 2004

Megjithatë, unë ende këmbëngul se pyetjet KudoZ duhet të përdoren vetëm prej përkthyesve dhe jo prej atyre që duan të mësojnë gjuhën apo janë kureshtarë për një gjuhë të caktuar. Dhe këta pyetës të caktuar gjithmon do të përpiqen të përfitojnë prej nesh, nëse ne nuk ndalojmë së dhënuri përgjigje atyre.
Gjithë të mirat,
Ani

Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 03:56
English to Albanian
+ ...
Shqetësim me vend Mar 8, 2004

Sa për pyetjet e përsëritura Aneta, me sa kam parë unë nëpër forume të tjera, kur vihet një pyetje që është shumë e thjeshtë (p.sh. hello, happy birthday, etj.) dhe/ose e përsëritur, përgjigjet që jepen nga përkthyesit në të shumtën e kohës janë “See glossary”. Edhe kur ndonjë përkthyes i është përgjigjur pyetjes, përkthyesit e tjerë kanë vënë “Neutral” me komentin “Question already answered. See glossary”

Po ashtu jam dakord me shqetës

Po ashtu jam dakord me shqetësimin tjetër që ngrini.

Gjithë të mirat, Vjollca
Collapse

Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Simoni u kthye Mar 10, 2004

Monika Coulson wrote:
Megjithatë, nuk e kam vënë re që të ketë bërë pyetje këto kohët e fundit, kështu që edhe ai vetë mund ta ketë kuptuar këtë. Le të shpresojmë të paktën.

Ah Monika, shpresa ishte e kotë kësaj rradhe
(Përmend mikun, bëj gati petanikun i themi ne kësaj...)

Unë ju përgjigja kësaj rradhe (me pishman), por gjithashtu i vura dhe komentin tim në lidhje me pyetjet e tij. Nuk e di në qoftë se do t'ia verë sadopak veshin apo jo...

Unë jam plotësisht dakord me Anin që pyetjet KudoZ duhen rezervuar për ne përkthyesit, dhe jo për amatorët ose ata që kanë kuriozitet për një gjuhë të caktuar. Këta të fundit mund t'i ndihmojmë një ose dy herë, por jo gjithmonë. Prandaj edhe i shkrova atë përgjigje Simonit.

Bye for now,
Eva

[Edited at 2004-03-10 16:32]

Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 03:56
English to Albanian
+ ...
... dhe u percoll me respekte :-) Mar 12, 2004

Pershendetje,

Edhe mua me kane bere pershtypje pyetjet teper te thjeshta te individit ne fjale. Une i shkrova nje koment te vogel, duke i sugjeruar te kerkoje ndihmen e nje mesuesi ose te ndonje miku. Pyetje te tilla ne fakt nuk i sjellin ndonje dobi bashkesise se perkthyesve dhe personalisht une preferoj te mos u pergjigjem, per te shkurajuar ata qe duan te perfitojne prej proz ne menyre te padrejte.
Monika, une besoj se ka pergjigje te gabuara dhe mjaft te gabuara, te cila
... See more
Pershendetje,

Edhe mua me kane bere pershtypje pyetjet teper te thjeshta te individit ne fjale. Une i shkrova nje koment te vogel, duke i sugjeruar te kerkoje ndihmen e nje mesuesi ose te ndonje miku. Pyetje te tilla ne fakt nuk i sjellin ndonje dobi bashkesise se perkthyesve dhe personalisht une preferoj te mos u pergjigjem, per te shkurajuar ata qe duan te perfitojne prej proz ne menyre te padrejte.
Monika, une besoj se ka pergjigje te gabuara dhe mjaft te gabuara, te cilat me shume ndeshen ne interpreting (kur persona jo te afte ia fusin kot ose thone dicka te ngjashme por jo te sakte). Edhe ne perkthime kam ndeshur raste te tilla, nje shembull i hiperbolizuar: nese une kerkoj perkthimin e "Une e dua Eren" dhe perkthimi eshte "I hate Eren" ose "I hate Era" atehere padyshim qe te dy variantet jane teper te gabuara, duke qene se kane perkthyer te kunderten. Pra ashtu sic ka pyetje te gabuara, ka edhe pergjigje te gabuara, ashtu si edhe pergjigje te sakta e te tjera diku ndermjet dy ekstremeve.

Cheers,

Eno
Collapse

There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »

Rreth disa lloj pyetjesh KudoZ

Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »