Me të madhe apo me të vogël?
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 08:57
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Jan 12, 2004

Me të madhe apo me të vogël?

Shkrim nga KRISTINA JORGAQI

Shumëkujt mund t’i duket një prej atyre pyetjeve që i takojnë tashmë një kohe të largët: shkollës fillore a tetëvjeçare, më saktë, orës së gjuhës e sidomos asaj të diktimit. Një pyetje që sot gjithnjë e më rrallë ia bëjmë vetes, aq më pak kolegut a shokut, sa herë na duhet të shkruajmë; një pyetje që, pas gjasash, nuk duket të shqetësojë as ata që shkruajnë për profesion, g
... See more
Me të madhe apo me të vogël?

Shkrim nga KRISTINA JORGAQI

Shumëkujt mund t’i duket një prej atyre pyetjeve që i takojnë tashmë një kohe të largët: shkollës fillore a tetëvjeçare, më saktë, orës së gjuhës e sidomos asaj të diktimit. Një pyetje që sot gjithnjë e më rrallë ia bëjmë vetes, aq më pak kolegut a shokut, sa herë na duhet të shkruajmë; një pyetje që, pas gjasash, nuk duket të shqetësojë as ata që shkruajnë për profesion, gazetarët veçanërisht. Dhe kush nuk pyet, merret vesh: o i di mirë përgjigjet, o nuk është i vetëdijshëm se duhet të pyesë. Shembujt e shumtë që gjejmë në shtyp e botime të ndryshme s’flasin veçse për këtë të dytën.
Për hir të së vërtetës, rrallë, shumë rrallë ndodh që të hasen gabime “trashanike”, nga ato, fjala vjen, që emrat dhe mbiemrat e njerëzve të shkruhen me të vogël. Përgjithësisht shqiptarët e kanë të qartë se shkronja e madhe është e detyrueshme për t’u përdorur sa herë bëhet fjalë që të hedhim në letër të paktën emër e mbiemër tonin a të dikujt tjetër. Në faqet letrare të gazetave gjendet, megjithatë, pakkush, zakonisht ky poet, që nënshkruan me të vogla. Rebelimet e poetëve modernistë, qofshin këto edhe ndaj shkronjave, janë, sidoqoftë, të njohura. Është i famshëm rasti i një poeti amerikan të gjysmës së parë të shek. XX, që bënte një poezi eksperimentale për nga forma dhe ana grafike, i cili jo vetëm nënshkruante gjithnjë me të vogla (e.e. cummings), por e kishte hequr krejtësisht nga përdorimi shkronjën e madhe. Për një poet të zakonshëm, për më tepër joformalist e joeksperimental, imitime të tilla duken qesharake. Në çdo gjuhë të kultivuar të botës emrat e përveçëm të padiskutueshëm, pra, ato të njerëzve e të vendeve, shkruhen papërjashtimisht me të madhe.
Ka, pa dyshim, edhe raste kur kufijtë mes një emri të përveçëm dhe një emri të përgjithshëm nuk perceptohen fort qartë nga kushdo. Shumëkush, fjala vjen, ka lexuar ose thjesht e ka dëgjuar emrin e Don Zhuanit si një personazh të Molierit; mund të dijë, gjithashtu, se me këtë emër mund të thirret dikush që është shumë i dhënë pas aventurave me femra. Kur vjen puna për ta shkruar, këtë fjalë e gjejmë herë të shkruar me të madhe e herë me të vogël: “Ishte një donzhuan/Donzhuan i vërtetë”. E pra, kur një emër i përveçëm, që i takon një personazhi të shquar historik ose letrar (Don Zhuani, Don Kishoti, Gobseku, Ciceroni etj.) përdoret me kuptim të përgjithshëm, për treguar zakonisht veti fizike a morale të dikujt, shkruhet me të vogël: “Në çdo kohë gjen donkishotë” (d.m.th. njerëz bujarë e të ndershëm, që përqafojnë me entuziazëm ideale të paarritshme ose kauza absurde).
Vihet re që gabohet edhe në ato raste kur e njëjta fjalë duhet shkruar herë me të madhe e herë me të vogël sipas kuptimit a përdorimit konkret që ka. Kujtojmë që fjala “kishë” shkruhet dylloj: me të madhe, kur është fjala për institucionin (“ishte nën juridksionin e Kishës Katolike”), dhe me të vogël, kur është fjala për ndërtesën (“kisha katolike në rrugën e Kavajës”). Po kështu, fjalët “tokë”, “diell” e “hënë”, kur përdoren si terma të astronomisë, pra, për të shënuar trupa qiellorë, shkruhen me të madhe (“Toka kryen një rrotullim të plotë rreth diellit për 365 ditë”); ndërsa si fjalë të zakonshme, joterma, shkruhen me të vogël (“lindja e diellit”, “natë pa hënë” etj.). E njëjta fjalë, kur shënon shenjën e zodiakut (Demi, Shigjetari, Dashi etj.), shkruhet me të madhe, ndërsa kur përdoret me një kuptim tjetër, të përgjithshëm, shkruhet me të vogël (demi, shigjetari, dashi etj.).
Gabimet e mësipërme mund të vështrohen, megjithatë, si të papërfillshme në raport me të tjera që ndeshim. Të shkruash, fjala vjen, gati sistematikisht me shkronjë të madhe emrat e muajve, të ditëve të javës, emrat e popujve (etnonimet) etj., siç shkruhen në anglisht, është e pafalshme. Një traditë tipike anglosaksone, pra, një konvencion shkrimor krejt i huaj për traditën tonë, nuk ka asnjë arsye pse të huazohet në shqipe. E tepërt duhet konsideruar shkronja e madhe edhe në ato raste kur përdoret sipas qejfit për të theksuar e vënë në dukje fjalë që shkruesit i duken të rëndësishme.
Historia e gjuhëve të shkruara njeh, në të vërtetë, periudha “triumfi” të shkronjës së madhe. Kështu, latinishtja dhe greqishtja e vjetër u shkruan për shekuj radhë (që në lindje e deri aty nga shek. VIII) vetëm me shkronja të mëdha. Kurse në shekullin XVII, gjatë periudhës së Barokut europian, thuajse çdo emër shkruhej, për arsye estetike, me shkronjë të madhe. Madje gjermanishtja edhe sot e kësaj dite i ka mbetur besnike traditës baroke. Mund të duket e çuditshme, por në periudha të caktuara “fitoret” e shkronjave të mëdha kanë qenë edhe ideologjike. Mjafton t’i hedhësh një sy disa rregullave të “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1973) për përdorimin e shkronjës së madhe dhe bindesh plotësisht. Këtu të gjitha festat kombëtare e ndërkombëtare rekomandohen të shkruhen me të madhe (28 Nëntori, 7 Marsi, Viti i Ri etj.), kurse festat fetare, asokohe të ndaluara, duhen shkruar papërjashtimisht me të vogël (pashkët, bajrami, kërshëndellat etj.). Po kështu, sipas Drejtshkrimit, shkruhen me të madhe emërtimet e periudhave të rëndësishme historike, fjala vjen, Çlirimi, Rilindja etj., kurse një epokë historike, si p.sh. mesjeta, bën përjashtim e duhet shkruar me të vogël. Nuk u duhet vënë atëherë faj gazetarëve e sishkruesve të tjerë tek shkruajnë “mga mendja e tyre” “Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, “Për nga mot gëzuar Pashkët” etj. “Rehabilitimi” zyrtar i shkronjës së madhe në këto raste, por edhe në të tjera, është vërtet i nevojshëm e duhet bërë sa më shpejt.
Përdorimi me korrektesë i shkronjës së madhe, së paku në ato raste kur ajo është e detyrueshme (në fillim të fjalisë, në emrat dhe mbiemrat e njerëzve, në nofkat dhe ofiqet e tyre, në emrat gjeografikë etj.), është një prej standardeve të shqipes letrare që, bashkë me norma të tjera drejtshkrimore e gramatikore, duhet zbatuar nga të gjithë.



12/01/2004
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Me të madhe apo me të vogël?






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »