Ndihmë
Thread poster: aneta_xh
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Jan 5, 2004

Sot kur po punoja, u zhduk butoni (scroll bar) anës faqes së materialit (Word) dhe nuk shkoj dot as lart, as poshtë tani me të. Mund të ulem ose ngjitem me "page up ose page down", por jo me butonin e humbur. A mund të më ndihmojë kush? Çfarë ndodhi?
Flmd shumë,
Ani


 
Matthew Coulson
Matthew Coulson  Identity Verified
Albanian to English
+ ...
Provo këtë Jan 5, 2004

Hi Aneta,
Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur, por shko sipas kësaj rradhe tek:

Tools
Options
View

dhe pastaj kliko në kutinë Vertical Scroll Bar dhe në fund, kliko tek OK.
Kjo mund të jetë zgjidhja e problemit tuaj.

Matt

aneta_xh wrote:

Sot kur po punoja, u zhduk butoni (scroll bar) anës faqes së materialit (Word) dhe nuk shkoj dot as lart, as poshtë tani me të. Mund të ulem ose ngjitem me "page up ose page down", por jo me butonin e humbur. A mund të më ndihmojë kush? Çfarë ndodhi?
Flmd shumë,
Ani


 
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
It worked :) Jan 5, 2004

Falemnderit Matthew, tani e shoh butonin përsëri. Huuu...
Ani


Matthew Coulson wrote:

Hi Aneta,
Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur, por shko sipas kësaj rradhe tek:

Tools
Options
View

dhe pastaj kliko në kutinë Vertical Scroll Bar dhe në fund, kliko tek OK.
Kjo mund të jetë zgjidhja e problemit tuaj.

Matt

aneta_xh wrote:

Sot kur po punoja, u zhduk butoni (scroll bar) anës faqes së materialit (Word) dhe nuk shkoj dot as lart, as poshtë tani me të. Mund të ulem ose ngjitem me "page up ose page down", por jo me butonin e humbur. A mund të më ndihmojë kush? Çfarë ndodhi?
Flmd shumë,
Ani


 
dardan (X)
dardan (X)
English to Albanian
Buton? Jan 7, 2004

Përse thuani \"buton\" (button) e jo pullë?

Dardani


 
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Pullë? Jan 7, 2004

I nderuar koleg,
së pari desha t'ju falenderoj që morët pjesë në rubrikën që hapa para disa ditësh. Tani dua t'i përgjigjem pyetjes suaj: përse përdora "buton" dhe jo "pullë".

Nuk mendoj se në rastin e mësipërm (në fushën e kompjuterave) fjala "button" duhet përkthyer si "pullë". Meqënëse nuk po flitet as për kopsa, dhe as për qepje, nuk do të kishte kuptim (për mendimin tim të paktën) që fjala "button" të përktheheshe në këtë formë. Në rasti
... See more
I nderuar koleg,
së pari desha t'ju falenderoj që morët pjesë në rubrikën që hapa para disa ditësh. Tani dua t'i përgjigjem pyetjes suaj: përse përdora "buton" dhe jo "pullë".

Nuk mendoj se në rastin e mësipërm (në fushën e kompjuterave) fjala "button" duhet përkthyer si "pullë". Meqënëse nuk po flitet as për kopsa, dhe as për qepje, nuk do të kishte kuptim (për mendimin tim të paktën) që fjala "button" të përktheheshe në këtë formë. Në rastin e fushave teknike, shumë fjalë përkthehen ashtu siç dëgjohen, me pak ndryshime në të shkruar apo në të tingëlluar. Kështu ndodh me fjalë si: kompjuter, radio, televizor, biçikletë etj. P.sh., mesa mbaj mend, para shumë vitesh është hedhur mendimi që fjala "biçikletë" të zëvendësohej me fjalën "dyrrotakësh". Por kjo fjalë e re asnjëherë nuk zuri vend në gjuhën shqipe, mbeti fjala e "transliteruar": biçikletë. Kështu mendoj edhe për fjalën "buton". Po të bëhej fjala për "buttons" në një triko, fustan etj, atëhere do ta përdorja fjalën "kopsë", apo ndoshta edhe "pullë". Por mendoj se në fushën teknike, fjala "buton" është më e përshtatshmja në këtë rast.
Si mendoni ju Dardan? Po kolegët e tjerë si mendojnë?
Faleminderit shumë për kohën tuaj dhe ditën e mirë.
Ani


dardan wrote:

Përse thuani "buton" (button) e jo pullë?

Dardani


[Edited at 2004-01-07 19:08]
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 01:08
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
pulla.. Jan 8, 2004

Po, jam dakort me Anin. Se ja, hajde e merre vesh ti se ç'kishe dashur të thoje me pullë: pullë si mballomë (ajo që në anglisht do të ishte patch) apo pulle (jo me ë - pullë) që është komçë. Mua kështu më duket se shkon më mirë.

Përshëndetje


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 18:08
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Buton Jan 8, 2004

Dardan,
së pari mirë se erdhët në ProZ.com. Gjithashtu dua t'ju falënderoj që hapët këtë diskutim për zgjedhjen e fjalës "buton" apo "pullë". Mendoj se është një diskutim mjaft interesant dhe i dobishëm për të gjithë ne përkthyesit.
Personalisht mendoj se zgjedhja e fjalës "buton" në rastin e mësipërm është më e përshtatshme se ajo e fjalës "pullë" dhe bie dakort edhe me shpjegimin e Anetës. Edhe unë mendoj se kur fjala angleze "button" përdoret në
... See more
Dardan,
së pari mirë se erdhët në ProZ.com. Gjithashtu dua t'ju falënderoj që hapët këtë diskutim për zgjedhjen e fjalës "buton" apo "pullë". Mendoj se është një diskutim mjaft interesant dhe i dobishëm për të gjithë ne përkthyesit.
Personalisht mendoj se zgjedhja e fjalës "buton" në rastin e mësipërm është më e përshtatshme se ajo e fjalës "pullë" dhe bie dakort edhe me shpjegimin e Anetës. Edhe unë mendoj se kur fjala angleze "button" përdoret në fushën teknike, përkthimi më i saktë dhe që jep kuptimin më të afërt të fjalës do të ishte fjala shqipe "buton" (pajtohem me arsyetimin e Anetës).
Megjithatë, ky është një diskutim me vlerë dhe dua t'ju falënderoj edhe një herë që e nisët atë. Shpresoj që të kemi më shumë diskutime të tilla dhe që të gjithë të shprehim lirisht mendimet tona në lidhje me çështjet e ngritura.
Ju uroj një vit të mbarë të gjithëve,
Monika

dardan wrote:

Përse thuani "buton" (button) e jo pullë?

Dardani
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Ndihmë






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »