Interneti në Shqipëri
Thread poster: Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 13:21
Member
English to Albanian
+ ...
Apr 2, 2010

Të dashur kolegë,

Kam ndër mend që këtë vit ta zgjas pak më tepër qëndrimin në Shqipëri kur të shkoj me pushime. Do të dëshiroja të dija se si janë shërbimet e internetit në Shqipëri, cili ofrues është më i volitshëm, sa është shpejtësia, etj. Çdo sugjerim apo këshillë është e mirëpritur.

Ju falenderoj paraprakisht për ndihmën.

Përshëndetje,
Juliana

Αlban SHPΑTΑ
Αlban SHPΑTΑ  Identity Verified
United States
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
ABCom Apr 2, 2010

Juliana, unë jam me ABCom-in dhe kam qenë i kënaqur gjithmonë, sepse instalimin e kryejnë shpejt dhe suportin teknik e kanë të shkëlqyer dhe të shpejtë. Edhe defektet e përgjithshme i kanë shumë të rralla dhe i rregullojnë shumë shpejt. http://www.abcom-al.com.

Nga ana tjetër, të paralajmëroj të mos shkosh te Abissneti. Të gjitha shërbimet i kanë me cilësi shumë të dobët d
... See more
Juliana, unë jam me ABCom-in dhe kam qenë i kënaqur gjithmonë, sepse instalimin e kryejnë shpejt dhe suportin teknik e kanë të shkëlqyer dhe të shpejtë. Edhe defektet e përgjithshme i kanë shumë të rralla dhe i rregullojnë shumë shpejt. http://www.abcom-al.com.

Nga ana tjetër, të paralajmëroj të mos shkosh te Abissneti. Të gjitha shërbimet i kanë me cilësi shumë të dobët dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: punonjësit e Abissnetit, si të gjitha kompanitë e 2K Group, rrinë nga 6-12 muaj pa marrë rroga. Si rrjedhojë, një defekt të vogël të kesh nuk e vret mendjen njeri të vijë të ta rregullojë. Nuk e kanë problem të vonohen edhe 1 muaj për ta rregulluar. Njerëzit që e kanë marrë si shërbim i bien kokës me grushta.
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 06:21
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Përvoja ime Apr 2, 2010

E dashur Juli,
Unë po të tregoj për përvojën time si vizitore në Shqipëri. Jam a sigurt që mendimi i atyre që banojnë në Shqipëri tani do të jetë edhe më i vlefshëm.

Si fillim përdora internetin nga shtëpia (me sa mbaj mend ishte nëpërmjet telefonit) dhe ishte pak e ngadaltë. Kur më duhej të dërgoja ose të merrja materiale të gjata, e merrja laptopin dhe shkoja në internet-kafe (ku të lejojnë të përdorësh laptopin tënd).

Kjo për m

Kjo për mua funksionoi mirë, pasi bëja dhe një shëtitje me atë rast

Gjithë të mirat dhe ia kalofsh mirë,
Monika

[Edited at 2010-04-02 13:59 GMT]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 06:21
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Ha ha ha Apr 2, 2010

Αlban SHPΑTΑ wrote:

... Njerëzit që e kanë marrë si shërbim i bien kokës me grushta.

Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 13:21
Member
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Po e heq nga lista që tani... Apr 2, 2010

Alban, mirë që më the për Abissinet-in që të mos e llogaris fare si alternativë.

ABCom-i do të jetë i pari në listën time. Shpresoj të funksionojë me të njëjtën mënyrë edhe në Elbasan, ku do të qëndroj.

Punë të mbarë,
Juliana

Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 13:21
Member
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Ide mjaft e mirë... Apr 2, 2010

[quote]Monika Coulson wrote:

Si fillim përdora internetin nga shtëpia (me sa mbaj mend ishte nëpërmjet telefonit) dhe ishte pak e ngadaltë. Kur më duhej të dërgoja ose të merrja materiale të gjata, e merrja laptopin dhe shkoja në internet-kafe (ku të lejojnë të përdorësh laptopin tënd).

/quote]

Monika rrofsh për idenë. Të paktën nuk do kem ankthin se mos ikin dritat apo mos shkëputet interneti dhe do të mbetem pa dërguar punët.

Gjithë të mirat,
Juliana

Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 13:21
Albanian to Italian
+ ...
E dashur Juliana Apr 3, 2010

Sapo jam kthyer nga Shqipëria.

Këtë herë, gjeta një zgjidhje të re për problemin e Internetit në Shqipëri. Shumë lokale (në Tiranë të paktën) kanë aktivizuar lidhjen wireless, kështu që me laptopin tim mikroskopik mund të përfitoja pa problem ndërkohë që pija kafenë a ndonjë gjë tjetër. Internet points në Shqipëri për fat të keq janë kryesisht qendra ku pihet duhan, shumë fare!!!

Di që prej pak kohësh në çdo qytet të Shqipërisë mund të aktivizohet një lidhje e shpejtë ADSL, por të këshilloj të interesohesh sa më parë sepse kam idenë që kohët e pritjes janë paksa të gjata.

[Edited at 2010-04-03 13:21 GMT]
Collapse

Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 13:21
Member
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
E dashur Genta, Apr 6, 2010

Në Tiranë janë gjithmonë më të mëdha mundësitë për të gjetur zgjidhje për internetin. Shpresoj që t'i kem këto mundësi edhe në Elbasan.
Sigurisht që do të lidh ADSL në shtëpi se nuk bëhet ndryshe. Ne që e kemi internetin të domosdoshëm më mirë rrimë pa ujë se pa të.

Gjithë të mirat,
Juliana

Daniela Zhusti
Daniela Zhusti
Albania
Local time: 13:21
Member (2009)
English to Albanian
+ ...
Unë kam 3 vjet e gjysmë me Abissnet dhe jam tepër e kënaqur lavdi Zotiit! May 26, 2010

E dashur Juliana,

E shoh që mbase është disi vonë përgjigja ime, pasi ke krijuar pak a shumë disa ide lidhur me internetin ADSL në Shqipëri.

E vërteta është se Abissnet-it fillimisht i doli një nam jo shumë i mirë, kryesisht për mungesën e korrektësisë në shërbimet e mirëmbajtjes. Personalisht jam abonente e Abissnet që prej fillimit të vitit 2007 dhe jam tepër e kënaqur. Difektet shumë të rralla. Vetëm një herë më ka zgjatur 10 ditë para
... See more
E dashur Juliana,

E shoh që mbase është disi vonë përgjigja ime, pasi ke krijuar pak a shumë disa ide lidhur me internetin ADSL në Shqipëri.

E vërteta është se Abissnet-it fillimisht i doli një nam jo shumë i mirë, kryesisht për mungesën e korrektësisë në shërbimet e mirëmbajtjes. Personalisht jam abonente e Abissnet që prej fillimit të vitit 2007 dhe jam tepër e kënaqur. Difektet shumë të rralla. Vetëm një herë më ka zgjatur 10 ditë para 2 vjetësh, gjë që ma zbritën menjëherë nga fatura mujore. Më pas mund të ketë qëlluar rrallë herë ndonjë shkëputje që ka zgjatur vetëm pak minuta. Ndoshta është me zona, nuk di të them, po unë jam vërtet shumë e kënaqur.

Për momentin çmimet më të mira në treg për shpejtësinë e ofruar janë ato të Abissnet-it. Shpejtësitë janë rritur shumë dhe gjithashtu edhe linjat janë përforcuar. Duket sikur po i bëj reklamë, po e vërteta është që përvoja ime ka qenë e tillë. Njoh edhe të tjerë që kanë kaluar nga Abcom në Abissnet, kryesisht për shkak të shpejtësisë më të madhe të Abissnet-it dhe çmimeve të tij më të mira. Aktualisht me Abissnet një shpejtësi prej 2 Mega (vërtet është "shared" po është reale, unë shkarkoj me 2 Mb/s) kushton vetëm 20 EUR, ndërkohë që personat që njoh unë me Abcom kishin një shpejtësi prej 512 Mb dhe paguanin diku tek 25-30 mijë lekë/muaj.

Gjithsesi, në Elbasan nuk di të them se si janë kushtet e internetit, megjithatë shiko atë që të të leverdisë ty më mirë. Tani kanë dalë edhe shumë ofrues të internetit ADSL, edhe pse me te kërkuarit në treg vazhdojnë të jenë Abissnet dhe Abcom. Edhe Albtelekomi është mirë, po sërish çmimet i ka edhe ky paksa të larta për momentin.

Gjithë të mirat,
Daniela
Collapse

Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 13:21
Member
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Nuk është aspak përgjigje e vonuar... May 26, 2010

E dashur Daniela,

Përgjigjja jote nuk është aspak e vonuar sepse unë nuk kam shkuar ende në Shqipëri (me gjithë dëshirën e madhe).
Përkundrazi të falenderoj që more mundimin të shkruash për këtë çështje.
Kur të shkoj do t'i shoh të gjitha mundësitë, por të paktën tani kam një ide si rreth shpejtësisë dhe shërbimit të klientëve, ashtu dhe rreth çmimeve.
Sidoqoftë shpres

Sidoqoftë shpresoj të kem edhe në Elbasan, të njëjtat mundësi zgjedhjeje që keni dhe ju në Tiranë.

Kalofsh një mbrëmje të këndshme,
Juliana
Collapse

There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »

Interneti në Shqipëri

Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »