Përdorimi i germave shqipe në forumin shqip
Thread poster: Αlban SHPΑTΑ
Αlban SHPΑTΑ
Αlban SHPΑTΑ  Identity Verified
United States
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Nov 23, 2009

Përshëndetje,

Do të doja t'ju drejtohesha me një kërkesë të thjeshtë, por të rëndësishme. Vihet re se ka ende postues që vazhdojnë t'i shkruajnë postimet e tyre në forumin shqip pa përdorur germat tona të veçanta ë dhe ç. Kjo tregon jo vetëm mungesë serioziteti në të shkruar, por edhe mungesë respekti për gjuhën shqipe. Si përkthyes ne duhet të jemi ndër të parët që japim shembullin e duhur në drejtim të zbatimit të rregullave elementare të drejt
... See more
Përshëndetje,

Do të doja t'ju drejtohesha me një kërkesë të thjeshtë, por të rëndësishme. Vihet re se ka ende postues që vazhdojnë t'i shkruajnë postimet e tyre në forumin shqip pa përdorur germat tona të veçanta ë dhe ç. Kjo tregon jo vetëm mungesë serioziteti në të shkruar, por edhe mungesë respekti për gjuhën shqipe. Si përkthyes ne duhet të jemi ndër të parët që japim shembullin e duhur në drejtim të zbatimit të rregullave elementare të drejtshkrimit të shqipes.

Për këtë arsye, postimet në të cilat nuk do të jenë përdorur germat shqipe ë dhe ç do të bllokohen nga moderatorët deri në momentin kur postuesi ta ketë korrigjuar postimin e vet.

Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe profesionalizmin.


[Edited at 2009-11-23 08:02 GMT]
Collapse


 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 04:54
Albanian to Italian
+ ...
Shumë mirë Alban, Nov 23, 2009

edhe unë e kam vënë re prej kohësh që me gjithë përmendjet e përkujtesat e shumë kolegëve mbi përdorimin e të gjitha gërmave shqipe në mënyrën e duhur, në proz.com disa persona vazhdojnë ta shkruajnë shqipen pa ë-në.
Dëshiroj t'u kujtoj këtyre të fundit, që edhe nëse tastiera e kompjuterit të tyre nuk e kanë të përfshirë shkronjën "ë", ajo gjendet bashkë me simbolet.

Nuk ka asnjë justifikim të vlefshëm për mospërdorim për mendimin tim.... See more
edhe unë e kam vënë re prej kohësh që me gjithë përmendjet e përkujtesat e shumë kolegëve mbi përdorimin e të gjitha gërmave shqipe në mënyrën e duhur, në proz.com disa persona vazhdojnë ta shkruajnë shqipen pa ë-në.
Dëshiroj t'u kujtoj këtyre të fundit, që edhe nëse tastiera e kompjuterit të tyre nuk e kanë të përfshirë shkronjën "ë", ajo gjendet bashkë me simbolet.

Nuk ka asnjë justifikim të vlefshëm për mospërdorim për mendimin tim.
Mospërdorimi i kësaj gërme tregon nivel të ulët gjuhësor e kulturor të shkruesit/folësit e, aq më tepër, të një përkthyesi.

Të fala
Gentiana
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:54
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Faleminderit Alban Nov 23, 2009

Ju përgëzoj për nismën e marrë dhe shumë të mirëpritur. I bashkohem edhe unë mendimit tuaj dhe të Gentës në lidhje me përdorimin e saktë të të gjitha shkronjave shqipe. Gjithashtu pajtohem me mendimin e Gentës "Mospërdorimi i kësaj gërme tregon nivel të ulët gjuhësor e kulturor të shkruesit/folësit e, aq më tepër, të një përkthyesi".

Është ironi dhe keqardhje që vetë profesionistët nuk dinë ose përtojnë ta mbajnë dhe ta shkruajnë gjuhën shqip
... See more
Ju përgëzoj për nismën e marrë dhe shumë të mirëpritur. I bashkohem edhe unë mendimit tuaj dhe të Gentës në lidhje me përdorimin e saktë të të gjitha shkronjave shqipe. Gjithashtu pajtohem me mendimin e Gentës "Mospërdorimi i kësaj gërme tregon nivel të ulët gjuhësor e kulturor të shkruesit/folësit e, aq më tepër, të një përkthyesi".

Është ironi dhe keqardhje që vetë profesionistët nuk dinë ose përtojnë ta mbajnë dhe ta shkruajnë gjuhën shqipe të pastër e pa gabime.


Mendoj që kjo nismë të përhapet edhe në fushën e përgjigjeve të pyetjeve KudoZ, sidomos të atyre që futen në fjalor.

Gjithë të mirat,

Monika
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Përdorimi i germave shqipe në forumin shqip






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »