Moderimi i forumit shqiptar 2009-2010
Thread poster: Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 20:38
Dutch to Albanian
+ ...
Aug 3, 2009

Të nderuar,

Në vazhdim të punës së shkëlqyeshme që ka kryer Monika që nga themelimi i forumit shqiptar në ngritjen e cilësisë së profesionit tonë, ju njoftoj se gjatë periudhës së ardhshme njëvjeçare forumin shqiptar si edhe çiftin Kudoz anglisht-shqip dhe shqip-anglisht do ta moderojmë kolegu Αlban Shρata dhe unë.

Mbase do të pajtoheni me faktin se çdo moderatori i nevojitet bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe sidomos durimi i çdo anëtari dhe p�
... See more
Të nderuar,

Në vazhdim të punës së shkëlqyeshme që ka kryer Monika që nga themelimi i forumit shqiptar në ngritjen e cilësisë së profesionit tonë, ju njoftoj se gjatë periudhës së ardhshme njëvjeçare forumin shqiptar si edhe çiftin Kudoz anglisht-shqip dhe shqip-anglisht do ta moderojmë kolegu Αlban Shρata dhe unë.

Mbase do të pajtoheni me faktin se çdo moderatori i nevojitet bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe sidomos durimi i çdo anëtari dhe përdoruesi të këtij siti.

Albanit i uroj sukses në detyrën e re të cilën me përpjekje të përbashkëta do të mundohemi që ta ushtrojmë sa më mirë.

Uroj që forumi shqiptar edhe në vazhdim do të mbetet dinamik e konstruktiv kurse ne si moderatorë nuk do të kursejmë kohë dhe mund për të dhënë kontributin tonë në atë drejtim.

Përshëndetje,
Sherefedini


[Edited at 2009-09-21 14:18 GMT]
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 12:38
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Suksese dhe punë të mbarë Aug 4, 2009

I dashur Sherefedin,

Së pari ndihem e nderuar që ky forum do të moderohet prej jush dhe Albanit.

Ju uroj suksese të dyve. Albani është me fat që ju ka juve si bashkëmoderator. Jam e bindur që përvoja dhe mençuria juaj Sherefedin është e nivelit të tillë që do të bëjë që forumi i gjuhës shqipe të jetë një vegël e fuqishme në ngritjen e nivelit të të gjithë përkthyesve të gjuhës shqipe, një ndihmë e madhe në punën tonë, si dhe një va
... See more
I dashur Sherefedin,

Së pari ndihem e nderuar që ky forum do të moderohet prej jush dhe Albanit.

Ju uroj suksese të dyve. Albani është me fat që ju ka juve si bashkëmoderator. Jam e bindur që përvoja dhe mençuria juaj Sherefedin është e nivelit të tillë që do të bëjë që forumi i gjuhës shqipe të jetë një vegël e fuqishme në ngritjen e nivelit të të gjithë përkthyesve të gjuhës shqipe, një ndihmë e madhe në punën tonë, si dhe një vatër që na bashkon të gjithëve ne që jemi të shpërndarë në të katër anët e botës.

Suksese që të dyve,

Monika
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 20:38
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Suksese të dyve Aug 4, 2009

Përshëndetje të gjithëve,

Sherefedin, faleminderit për njoftimin e bërë këtu për moderatorët...moderatorin e ri.

Ju uroj të dyve punë të mbarë dhe suksese në këtë rol kaq të rëndësishëm për bashkësinë dhe profesionin tonë.

Me respekt, Fabiana


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 12:38
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Faleminderit Alban Aug 7, 2009

Αlban SHPΑTΑ wrote:

Më vjen shumë mirë vërtet që mund të jap edhe unë kontributin tim për këtë faqe që na ka dhënë kaq shumë të gjithëve. Jam edhe më shumë mirënjohës që këtë rol do ta luaj së bashku me Sherefedinin dhe jam shumë i sigurt që do të mësoj shumë. Ashtu siç u shpreh edhe Sherefedini, edhe unë do të doja që të kishim durimin dhe ndihmën tuaj në këtë rol të rëndësishëm, në mbajtjen pastër të këtij vendi ku të gjithë ne përkthyesit derdhim mund e shpenzojmë kohë.

Në veçanti, dua të falënderoj Monikën për atë që i ka dhënë ProZ.com-it si moderatore, për nervat prej çeliku, për punën e madhe (që unë vetëm mund ta imagjinoj sepse ende s'kam filluar ta vuaj mbi kurriz) dhe që e ka futur situatën në binarët e duhur sa herë ka qenë e nevojshme. Duke ditur përvojën tënde të madhe me shumë çështje delikate, shpresoj që sa herë t’i bie ziles së derës tënde për ndihmë të ma hapësh

Me respekt,

Albani


Faleminderit Alban. Nëse ke ndonjë pyetje, patjetër që mund të më kontaktosh. (Më fal për vonesën në përgjigje. Këto ditë, edhe sekondat më duhet t'i planifkoj, pasi kohën e kam të paktë).

Të uroj gjithë të mirat dhe suksese në rolin e ri,

Monika


 
Klementina Shahini
Klementina Shahini
United States
Local time: 14:38
Member (2009)
English to Albanian
+ ...
Urime Aug 10, 2009

Të nderuar Z. Sherefedin dhe Z.Alban,

Urime dhe suksese në detyrën si moderator. Eshtë me të vërtet një kënaqsi e madhe të punosh me persona si ju të cilit i vlerësoj si për dituri e mencuri, ashtu edhe për profesionalizm. Kontributi dhe përpjekjet tuaja në këtë websajt janë një motivim dhe shembull për tu ndjekur nga të gjithë.

Me shumë respekt,

Klemi


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Suksese dhe paçi fat Aug 11, 2009

Sherefedin dhe Alban,


Ju uroj të dyve suksese në rolin e moderatorit të forumit dhe të komunitetit të gjuhës shqipe. Jam e sigurt që do të vazhdoni ta na mbani si komunitet në vijë të drejtë

Gjithashtu shpresoj (ashtu siç ka përmendur Fabiana në një rubrik
... See more
Sherefedin dhe Alban,


Ju uroj të dyve suksese në rolin e moderatorit të forumit dhe të komunitetit të gjuhës shqipe. Jam e sigurt që do të vazhdoni ta na mbani si komunitet në vijë të drejtë

Gjithashtu shpresoj (ashtu siç ka përmendur Fabiana në një rubrikë tjetër të ngjashme), që ju të dy ta vazhdoni luftën kundër "korrupsionit", d.m.th., kundër mashtruesve/mashtrueseve që përpiqen të krijojnë profile të dyta për t'u dhënë pikë vetes pa meritë. "As a rule of thumb", zakonisht janë të paaftët, servilët, ankuesit ata/ato që bëjnë gjëra të tilla të pandershme, për ta ngritur veten me zor aty ku nuk e meritojnë.

Jam e bindur në profesionalizmin tuaj dhe në aftësitë tuaja si moderatorë. Faleminderit për kohën dhe kontributin tuaj.

Gjithë të mirat dhe suksese,

Eva
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Moderimi i forumit shqiptar 2009-2010






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »