Monikës
Thread poster: AlbanMullaj (X)
AlbanMullaj (X)
AlbanMullaj (X)
Local time: 18:36
English to Albanian
+ ...
Sep 6, 2003

Të lutem,duhet te bejme dicka me keto pyetjet KudoZ,njerezit nuk mund t'ja fusin kot a te pyesin gjera elementare pa fund!!Si thua Monika..

pershendetje
a/m


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 00:36
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Koment Sep 7, 2003

Nuk e di se ç'mendojnë të tjerët, i nderuar koleg, por unë mendoj se e keni goxha gabim. Së pari kjo është një nga arsyet për të cilat ky site ekziston. Me sa di unë, kjo edhe është shpallur në reklamën që vetë siti i bën shërbimeve të veta. Së dyti, unë nuk mendoj se duhet t'i fyeni klientet me shprehje si ajo e juaja duke i kujtuar fjalorin. Ju keni pranuar të mbështeteni tek ky sit (që pu ua kujtoj, ndër të tjera, përkthen on-line pa pagesë) duke ju krijuar leht�... See more
Nuk e di se ç'mendojnë të tjerët, i nderuar koleg, por unë mendoj se e keni goxha gabim. Së pari kjo është një nga arsyet për të cilat ky site ekziston. Me sa di unë, kjo edhe është shpallur në reklamën që vetë siti i bën shërbimeve të veta. Së dyti, unë nuk mendoj se duhet t'i fyeni klientet me shprehje si ajo e juaja duke i kujtuar fjalorin. Ju keni pranuar të mbështeteni tek ky sit (që pu ua kujtoj, ndër të tjera, përkthen on-line pa pagesë) duke ju krijuar lehtësira (nuk di se sa keni përfituar, por së paku ky është qëllimi, duke ju ofruar edhe nje adrese e-mail) dhe mendoni se mund të gjykoni nëse dikush dërgon shumë pyetje për përkthim dhe ju vetë të bezdiseni kaq shumë sa t’i kujtoni se ekzistojnë edhe fjalorët?
Kujtoni se është kaq e vështirë për të që të gjejë një fjalor. Siguisht që jo. E si mund t'i formojë fjalitë shqipe në mënyrën më të mirë një person që nuk di shqip e që kërkon të ndihmojë një person tjetër që nuk di anglisht? Provoni të merrni një fjalor shqip-kinezçe dhe provoni të përktheni fraza të tëra në kinezçe. Si do ta merrni vesh nëse i përkthyer siç duhet? Pastaj, ju gjithmonë mund t’i fshini mesazhet që merrni e të mos përgjigjeni, nëse kjo është shumë punë për ju. Unë marr rreth 100-120 mesazhe të tilla në ditë (të kombinimeve të ndryshme gjuhësh) dhe jo gjithmonë kam kohë, sepse unë punoj edhe me klientë këtu. Prandaj i fshij (nuk u përgjigjem dot, sepse nuk është e thënë që t’u përgjigjesh. Se non altro, risparmi delle batute sgradevoli).
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 16:36
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Përgjigje Sep 8, 2003

I dashur Alban,
së pari uroj që të jesh mirë. Më falni për përgjigjen e vonët, por nuk jam në shtëpi dhe nuk kam patur mundësi të kem internet. Tani rastësisht m'u dha rasti që ta kontrolloj. E vërteta qëndron kështu: sistemi KudoZ në ProZ.com është krijuar që të ndihmohen të tjerët. Në fillim u krijua vetëm për të ndihmuar kolegët përkthyesë, por me reklamën e madhe që ka patur ProZ.com kohët e fundit, shumë vetë arrijnë të pyesin edhe pa qenë anëta
... See more
I dashur Alban,
së pari uroj që të jesh mirë. Më falni për përgjigjen e vonët, por nuk jam në shtëpi dhe nuk kam patur mundësi të kem internet. Tani rastësisht m'u dha rasti që ta kontrolloj. E vërteta qëndron kështu: sistemi KudoZ në ProZ.com është krijuar që të ndihmohen të tjerët. Në fillim u krijua vetëm për të ndihmuar kolegët përkthyesë, por me reklamën e madhe që ka patur ProZ.com kohët e fundit, shumë vetë arrijnë të pyesin edhe pa qenë anëtarë të saj. Madje shumë nga ata që pyesin nuk futen direkt në ProZ.com për të pyetur, por i bëjnë pyetjet e tyre në mënyrë të tërthortë. P.sh., shkojnë në faqen e ndonjë përkthyesi ku mund të thuhet diçka e tillë: "Doni përkthim falas? Klikoni këtu..." dhe ata që pyesin kujtojnë se po ju përgjigjet i zoti i asaj faqeje përkatëse të internetit, por në fakt pyetjet drejtohen automatikisht në ProZ.com. Kështu shumë pyetje ngelen pa u vlerësuar, pasi pyetësi as që e ka idenë se pyetjeve të tyre po u përgjigjen përkthyesë nga ProZ.com.
Nejse, se dola pak nga tema. Me kalimin e kohës, në ProZ.com u lejuan edhe pyetje të bëra nga jopërkthyesë, pra nga ata që nuk pyesin për terma të vështira, por për fjalë që ose gjenden në fjalor, ose për fjali kaq të thjeshta saqë mund t'i dijë edhe një i vogël. Në raste të tilla, ashtu siç thotë Fabiana, mund të zgjidhni t'u përgjigjeni pyetjeve, ose t'i fshini ato. Megjithatë, edhe këto lloj pyetjesh kanë një farë karari. Nëse pyetësi vendos shumë pyetje (siç ka ndodhur këto ditët e fundit me komunitetin e gjuhëve anglisht-shqip), atëherë normalisht ato nuk duhen lejuar, pasi ai/ajo po përpiqet të përfitojë ndonjë përkthim falas. Në këto raste, moderatori i dërgon një mesazh pyetësit dhe i kërkon që të paguajë ndonjë përkthyes të dëshirës së tij, pasi kjo është punë për ne dhe puna paguhet. Në rastin tonë konkret, unë nuk i kam parë këto pyetje në kohë, derisa ishte vonë. Pra në këtë rast është faji im që u lejuan këto pyetje. Meqënëse këto pyetje nuk janë përsëritje të ndonjë pyetje të mëparshme dhe kolegët janë munduar tashmë duke dhënë përgjigjet e tyre, unë nuk do t'i fshij kësaj rradhe. Por nëse kjo ndodh përsëri dhe nëse do të jetë e mundur, unë do të detyrohem t'i fshij, duke i shkruar pyetësit të gjejë ndonjë mënyrë tjetër për të përkthyer faqe të tëra. Megjithatë, ndonjëherë edhe bëhen lëshime, pasi njerëz jemi dhe kemi ndjenja. P.sh., para disa kohësh, një përkthyes që nuk fliste anglisht (por përkthente në dy gjuhë të tjera) duhej t'i shkruante një kompanie në anglisht për një çështjeje mospagimi. Ky përkthyes e vuri letrën e tij në fjali më vete si pyetje KudoZ dhe nuk i tregoi njeriut arsyen pse po e bënte këtë. Disa përkthyes u revoltuan, kontaktuan moderatoren dhe ajo kontakoi pyetësin, duke i thënë që të paguante dikë t'ia përkthente letrën. Ai i tregoi hallin moderatores dhe asaj meqë i erdhi keq, ia përktheu letrën vetë, por megjithatë, i fshiu pyetjet e tij. Pra e kam fjalën, njerëz jemi, bëhen edhe lëshime ose përkthime falas.
Por si rregull, edhe pyetje të tilla të lehta pranohen të vihen në ProZ.com nga ata që nuk janë anëtarë, por ama me kufi. Nëse kalohet ky kufi, atëherë paralajmërohet pyetësi dhe nëse ai ende vazhdon në të vetën, atëherë bllokohet.
Herën tjetër do të mundohem të jem më e shpejtë në reagim. Faleminderit shumë edhe ty Alban, edhe Fabianës që i ngrini dhe i diskutoni këto gjëra së bashku. Kjo është diçka shumë e mirë dhe shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë. Nëse keni sugjerime për sistemin KudoZ ose për ndonjë gjë tjetër këtu në ProZ.com, ju lutem shkruajini këtu që t'i diskutojmë së bashku. Personeli i ProZ.com është shumë i hapur dhe i mirëpret sugjerimet e anëtarëve.
Gjithë të mirat dhe punëra (ose pushime) të mbara të gjithëve.
Monika


freelance mullaj wrote:

Të lutem,duhet te bejme dicka me keto pyetjet KudoZ,njerezit nuk mund t'ja fusin kot a te pyesin gjera elementare pa fund!!Si thua Monika..

pershendetje
a/m



[Edited at 2003-09-08 06:45]
Collapse


 
AlbanMullaj (X)
AlbanMullaj (X)
Local time: 18:36
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
hi Sep 8, 2003

miredita
e para e punes eshte se imja nuk ishte batute dhe e dyta aspak ofenduese por thjesht e thene me shaka.Une shkruajta vetem per te ditur nese ka ndonje mundesi per te krijuar ndonje mini-fjalor ku njerezit e cfaredoshem te mund te gjejne pergjigjet e pyetjeve te tyre pa qene nevoja per te pritur pergjigjen e nje perkthyesi qe mund te jete i zene me pune .Kaq,nuk besoj se kishte vend per polemike meqe sic e shikon une i jam pergjigjur pyetjeve te klientes .....
a/m


 
AlbanMullaj (X)
AlbanMullaj (X)
Local time: 18:36
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Turandot.... Sep 8, 2003

hi Monika
mua nuk e me vjen keq tu pergjigjem pyetjeve ,ti e di mire qe une jam nga anetaret me aktive ne proz(ose te pakten keshtu mendoj une).Arsyeja qe e ngrita kete ceshtje eshte ne interes edhe te klienteve apo kerkuesve,dmth nese ne proz do te kishte nje mini-dictionary angl-shqip per fjale ose fraza elementare do te ishte me mire per te gjithe.Zonja Fabiana me duket se me ka keqkuptuar....

hope you're doing well
a/m


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 00:36
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
'Tjeta Sep 8, 2003

Miredita Alban,

Ke te drejte kur thua se ndoshta mund te krijojme nje fjalor te tille per frazat me elementare te cilin t'a shohin te gjithe e keshtu jeta te jete me e lehte per te gjithe. Une nuk e kisha kuptuar keshtu, (me fal per kete) pasi Ju i sugjeronit fjalorin pyeteses se pytjeve dhe jo ne perktheyseve, dhe nga ana tjeter qe t'u vihet kufi pyetjeve te shumta (qe edhe aq gabim nuk do te ishte por kjo ndryshon nga rasti ne rast).

Monika ka te drejte kur thote se
... See more
Miredita Alban,

Ke te drejte kur thua se ndoshta mund te krijojme nje fjalor te tille per frazat me elementare te cilin t'a shohin te gjithe e keshtu jeta te jete me e lehte per te gjithe. Une nuk e kisha kuptuar keshtu, (me fal per kete) pasi Ju i sugjeronit fjalorin pyeteses se pytjeve dhe jo ne perktheyseve, dhe nga ana tjeter qe t'u vihet kufi pyetjeve te shumta (qe edhe aq gabim nuk do te ishte por kjo ndryshon nga rasti ne rast).

Monika ka te drejte kur thote se ka kompani qe u behet perkthimi duke nisur pjese atye ketu apo fraza. Kjo me ka ndodhur nje here kur une dhe disa kolege te miat duke kontaktuar njera tjetres per disa fjale teknike makinash, doli se ishim duke perkthyer sejcila pjese te nje manuali per makinat Opel.

Nga ana tjeter dua te them se Albani disa here ka verejtur me te drejte se ndonjehere pyetesit japin pak kontekst.

Tani kthehemi tek fjalori i shqipes per fraza me te pergjithshme. Me pelqen ideja e Albanit edhe per arsyen tjeter se une kisha kohe qe mendoja edhe per disa terma specifike qe une per vete ende nuk i kam gjetur ne asnje fjalor teknikn (cilat botime fjaloresh teknike dispononi juve dhe terminologjie te cilave fusha). E kam fjalen per terma si Right of Way, per te cilen kam diskutuar shume me koleget e mi, apo per te famshmin "audit".

Meqe ra fjala, u be nje seminar gjysem ditor per prokurimet dhe auditin, dhe specialistet e auditit serish m'i hodhen poshte gjithe termat shqip qe une u sugjeroja pasi ata per sejcilen nga ato me thonin se ishte "any thing but audit".

Ju pershendes nga Tirana me shi
Collapse


 
AlbanMullaj (X)
AlbanMullaj (X)
Local time: 18:36
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
monikes Sep 8, 2003

pershendetje Monika
kete te shtune nisem per Kanada per dy muaj(Montreal).Nese te bie rruga je e mirepritur per vizite dhe meqe do jete rasti muNd te bej dhe ate te shkrete ID .

regards
a/m


 
Borana Moisiu
Borana Moisiu
Albania
Local time: 00:36
English to Albanian
+ ...
Albanit: Sep 11, 2003

Hi Alban,
Me sa di unë, Monika nuk ka lidhje me internetin këto ditë, mgjt edhe mund të jetë kthyer në shtëpi, nuk jam shumë e sigurt.
Borana


freelance mullaj wrote:

pershendetje Monika
kete te shtune nisem per Kanada per dy muaj(Montreal).Nese te bie rruga je e mirepritur per vizite dhe meqe do jete rasti muNd te bej dhe ate te shkrete ID .

regards
a/m


 
Arli
Arli
Local time: 00:36
English to Albanian
+ ...
Përshendetje të gjithëve Sep 12, 2003

Jam nje student shqiptar ne Itali hera e dyte qe shoh kete faqe interneti nqs ndonje nga ju ka mundesine te me shpjegoje rradhen e punes do ta vlersoja shume ...
Ju faleminderit Arli


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Monikës






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »