Shkrim "Si të shkruajmë emrat e huaj"
Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 11:45
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
May 24, 2009

Mirë mëngjes të nderuar kolegë,

Më erdhi në kutinë e postës elektronike sot ky artikull:
http://pasioni.net/letersi/36-ese/563-sazan-goliku-si-ti-shkruajme-emrat-e-huaj

dhe e gjeta me shumë interes. Unë bile, e lexova me ëndje se ky është një nga kunjat që më rri në kokë përherë.

Javë të mb
... See more
Mirë mëngjes të nderuar kolegë,

Më erdhi në kutinë e postës elektronike sot ky artikull:
http://pasioni.net/letersi/36-ese/563-sazan-goliku-si-ti-shkruajme-emrat-e-huaj

dhe e gjeta me shumë interes. Unë bile, e lexova me ëndje se ky është një nga kunjat që më rri në kokë përherë.

Javë të mbarë të gjithëve,

Fabiana
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 10:45
English to Albanian
+ ...
Sapo e vura re këtë afishim Feb 21, 2010

Përshëndetje, Fabiana

E kemi prekur dhe më parë këtë dukurinë e emrave të huaj në shqip. Artikulli m'u duk me interes sidomos për këto aspekte që vë në dukje e me të cilat unë bie dakord plotësisht:

1. Shqipja ka një historik të gjatë të shkrimit të emrave të përveçëm, qofshin njerëzish, shtetesh, figurash historike, fetare etj. Nuk është se ka lindur ndonjë nevojë gjuhësore për të ndryshuar rregullat e shkrimit, është thjesht një
... See more
Përshëndetje, Fabiana

E kemi prekur dhe më parë këtë dukurinë e emrave të huaj në shqip. Artikulli m'u duk me interes sidomos për këto aspekte që vë në dukje e me të cilat unë bie dakord plotësisht:

1. Shqipja ka një historik të gjatë të shkrimit të emrave të përveçëm, qofshin njerëzish, shtetesh, figurash historike, fetare etj. Nuk është se ka lindur ndonjë nevojë gjuhësore për të ndryshuar rregullat e shkrimit, është thjesht një ndikim nga marrja lehtësisht e informacionit drejtpërdrejt nga gjuha e huaj dhe shpërndarja e tij pa iu nënshtruar trajtimit gjuhësor. Pajtohem me sugjerimin që, kur është e rëndësishme që emri të shkruhet në formën origjinale, mund të shkruhen mbaresat rasore me vizë ndarëse, pa i rënë kështu në qafë autenticitetit të vetë emrit, ose dhe të vihet veç në kllapa.

2. Është qesharake që disa emra qytetesh të njohura të shkruhen sipas shqipes e disa sipas qejfit të autorit brenda të njëjtit shkrim. Në qoftë se New-York duket i drejtë në shqip, atëherë duhet gjithashtu të themi London, apo jo? Dhe anglisht-folësit duhet të orvaten me emrin "Shqipëri" dhe jo "Albania", "Roma" dhe jo "Rome", "Jeanne D'arc" dhe jo "Joan of Arc" e të tjera si këto. Çdo gjuhë ka veçoritë e veta të shkrimit dhe shqiptimit dhe nuk i bën ndonjë padrejtësi emrit në gjuhën e huaj nëse ia përshtat këtyre veçorive. Mendoni si mund të shqiptohet William Shakespeare nga një lexues që s'ka të bëjë fare me anglishten? (Mendoni që Shekspiri do të mbetej i kënaqur nga ai shqiptim? ) Një rast i freskët madje është ai që dëgjova vjet në verë i "Kenju Rivsit". Të gjorit i shqiptohet emri Kianu, por duke e lënë në trajtën "Keanu" nëpër shkrime, dikush diku e ka shqiptuar tjetërsoj, fjala ka marrë dhenë dhe ja ku kemi një aktor që s'do ta njihte kush në Hollivud.

3. Emrat e autorëve (dhe titujt e librave, sigurisht) tradicionalisht janë shkruar të shqipëruar në shqip. Në faqen e parë gjendet gjithashtu dhe "titulli i origjinalit", me titullin dhe autorin siç shfaqet në gjuhën nga është marrë vepra. Një argument që kam lexuar diku i tipit "Kur dola me studime jasht shtetit, nuk e dija që autori që po studioja me emrin Freud ishte Frojdi i famshëm" më duket i çalë dhe i pajistifikuar.

Kam vënë re gjithashtu (dhe kam mbetur me gojë hapur) se nëpër dublimet e filmave vizatimorë shpesh degjohen fjali të tilla si: I thashë Adam / Shkova me Meri / S'e pashë gjëkundi Herri... Dhe e bukura fare është që kjo lloj "kulture" e të thënit të emrave të palakuar nuk është kufizuar vetëm tek ata të huajt, por edhe tek shqiptarët. Që të mos duket se po flas përçart, ja shembulli konkret në listën e artikujve në faqen ku gjendet artikulli për të cilin po diskutojmë: Intervistë me Diana Çuli!!! Mos është gabim shtypi? Jo. Lexoni më poshtë: Intervistë me Agim Vinca!!!

Punë të mbarë të gjithëve

(Shpresoj të jetë duke lexuar dikush që çoku ka në dorë të bëjë ndonjë ndryshim - sidomos andej nga fusha e dublimeve ju lutem)

Ledja
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Shkrim "Si të shkruajmë emrat e huaj"






Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »