Pages in topic:   < [1 2 3] >
Çështje gramatikore: Përdorimi i shkronjave të mëdha
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shënim 4 për emërtimet gjeografike e territoriale-administrative Jul 15, 2003

Emrat e anëve të horizontit dhe mbiemrat e formuar prej tyre shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjës), kur përdoren si emërtime njësish territoriale (gjeografike ose historike) ose si pjesë të këtyre emërtimeve:

vallet tona të Jugut, popujt e Lindjes, Lindja e Largme, Lindja e Mesme, shtetet e Perëndimit, kryengritjet e malësorëve të Veritu, popujt e Veriut etj.;

Amerika e Jugut, Italia e Jugut, Poli i Jugut, Evropa e Veriut, Koreja e Ve
... See more
Emrat e anëve të horizontit dhe mbiemrat e formuar prej tyre shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjës), kur përdoren si emërtime njësish territoriale (gjeografike ose historike) ose si pjesë të këtyre emërtimeve:

vallet tona të Jugut, popujt e Lindjes, Lindja e Largme, Lindja e Mesme, shtetet e Perëndimit, kryengritjet e malësorëve të Veritu, popujt e Veriut etj.;

Amerika e Jugut, Italia e Jugut, Poli i Jugut, Evropa e Veriut, Koreja e Veriut, Poli i Veriut, Shqipëria e Veriut etj.;

Amerika Jugore, Evropa Jugore, Shqipëria Jugore, Evropa Juglindore, Azia Juglindore, Mesdheu Lindor, Amerika Veriore, Shqipëria Veriore, Shqipëria Veriperëndimore etj.;

Kur emrat dhe mbiemrat e mësipërm përdoren për të shënuar një drejtim ose një pikë të horizontit, shkruhen me shkronjë të vogël: u nisën drejt veriut; era fryn nga lindja, në drejtim veriperëndimor etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shënim 5 për emërtimet gjeografike e territoriale-administrative Jul 15, 2003

Emërtimet gjeografike shkruhen me shkronjë të madhe, edhe kur përdoren me kuptim të figurshëm:

Borovë (masakër fashiste), Munih (marrëveshje me fashizmin), Dien Bien Fu, Vaterlo (disfatë e rëndë ushtarake).


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e dokumentave... Oct 4, 2003

Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e dokumenteve historike me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare, të monumenteve historike e të monumenteve të kulturës shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese):

Çlirimi (zhvillimi ekonomik pas Çlirimit), Reforma, Rilindja, Rilindja Kombëtare Shqiptare, Tanzimati etj.;
Antanta, Antanta e Vogël, (fuqitë) e Boshtit, Internacionalja e Parë, Komuna e Parisit, Konferenca e
... See more
Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e dokumenteve historike me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare, të monumenteve historike e të monumenteve të kulturës shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese):

Çlirimi (zhvillimi ekonomik pas Çlirimit), Reforma, Rilindja, Rilindja Kombëtare Shqiptare, Tanzimati etj.;
Antanta, Antanta e Vogël, (fuqitë) e Boshtit, Internacionalja e Parë, Komuna e Parisit, Konferenca e Ambasadorëve, Konferenca e Paqes, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Kongresi i Lushnjës, Kongresi i Përmetit, Kuvendi i Lezhës, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Dytë Botërore, Lufta Nacionalçlirimtare, Lufta e Vlorës, Mbledhja e Beratit, Nata e Shën Bartolemeut, Njëqind Ditët, Operacioni i Dimrit, Qeveria e Përkohshme e Durrësit, Republika e Tretë, Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip, Traktati i Londrës, Traktati i Shën Stefanit, Traktati i Versajës etj.;
Dekreti i Paqes, Dekreti i Tokës, Karta e Kombeve të Bashkuara, Memorandumi i Gërçes, Tezat e Prillit etj.;
Kalaja e Gjirokastrës, Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, Mauzoleumi i Dëshmorëve (Durrës), Manastiri i Ardenicës etj.;
Monumenti i Shpalljes së Pavarësisë (Vlorë), Monumenti i Luftëtarit Kombëtar (Korçë), Monumenti i Skënderbeut (Tiranë, Krujë), Ura e Mesit, Xhamia e Ethem beut (Tiranë) etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shënim 1 për emërtimet e epokave... Oct 4, 2003

Shënim 1 për emërtimet e epokave gjeologjike, historike e të formacioneve historike-shoqërore që nuk janë emra të përveçëm, shkruhen me shkronjë të vogël:

diluvi, jura, kuaternari etj.; koha e re, mesjeta, neoliti, paleoliti etj.; feudalizmi, komuna primitive, kapitalizmi, komunizmi.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emërtimet zyrtare Nov 6, 2003

Emërtimet zyrtare (të sotme ose historike)të institucioneve të shtetit, të partive, si edhe emërtimet e organizatave shoqërore e të njësive ushtarake kryesore shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese); po kështu veprohet edhe në rastet e ngjashme në kumtimet e në dokumentet zyrtare:

Kuvendi Popullor, Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Bashkimet Profesionale të Shqipërisë
... See more
Emërtimet zyrtare (të sotme ose historike)të institucioneve të shtetit, të partive, si edhe emërtimet e organizatave shoqërore e të njësive ushtarake kryesore shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese); po kështu veprohet edhe në rastet e ngjashme në kumtimet e në dokumentet zyrtare:

Kuvendi Popullor, Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Bashkimet Profesionale të Shqipërisë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, Bashkimi i Grave të Shqipërisë, Ushtria Popullore, Kryqi i Kuq Shqiptar, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Tregtisë, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Biblioteka Kombëtare, Banka e Shtetit Shqiptar, Komiteti i Kulturës dhe i Arteve, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Lartë Shtetërori Bujqësisë, Instituti i Shkencave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Fakulteti Ekonomik, Drejtoria e Përgjithshme e Ekonomisë Komunale, Teatri Popullor, Teatri i Operës dhe i Baletit, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shënim 1 për emërtimet zyrtare Nov 6, 2003

Në rastet kur një pjesë e emërtimit zyrtar të një institucioni, organizate etj. përdoret për të përfaqësuar gjithë emërtimin, kjo pjesë shkruhet me shkronjë të madhe: ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Jashtme, drejtori i Drejtorisë së Ushqimit etj.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shënim 2 për emërtimet zyrtare Nov 6, 2003

Emërtimet e kategorive të mësipërme, kur përdoren si emra të përgjithshëm, shkruhen me shkronjë të vogël: u bënë zgjedhjet e këshillave popullore të rretheve; do të shkoj në komitetin ekzekutiv; ky universitet nuk ka fakultet mjekësie etj.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Festat kombëtare e ndërkombëtare Mar 3, 2004

Shkruhen me shkronjë të madhe pjesët përbërëse të festave kombëtare dhe ndërkombëtare:

28 Nëntori, 29 Nëntori, 8 Marsi ose Tetë Marsi, 1 Maji, ose Një Maji, 1 Qershori, Dita e Aviacionit, Dita e Mësuesit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, Viti i Ri etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Titujt e gazetave, të revistave e të librave Mar 3, 2004

Te titujt e gazetave, të revistave e të librave, të cilët vihen kurdoherë ndërmjet thonjëzash, shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë dhe emrat e përveçëm që hyjnë në përbërjen e titullit:

"Bashkimi", "Zëri i popullit", "Jeta e re", "Studime filologjike", "Studime historike", "Gjurmime albanologjike", "Bota e re", "Bagëti e bujqësia", "Gramatika e gjuhës shqipe", "Historia e Skënderbeut", "Toka jonë", "Zëri i arbëreshëve" etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Titujt e botimeve në gjuhë të huaja... Mar 3, 2004

Te botimet në gjuhë të huaja, të cilat jepen me alfabetin e shqipes, shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë dhe emrat e përveçëm që hyjnë në përbërjen e titullit:

"I foni tis Alvanias", "Noje rajnishe cajtung", "L'albaneze d'Italia", "L'ymanite ruzhë", "Rote fane" etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkurtimet e emrave Mar 3, 2004

Shkurtimet e emrave të shteteve, partive, të organizatave, të shoqërive, të institucioneve, të ndërmarrjeve, etj., shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as ndërmjet, as pas tyre:

RPSH, SHBA, PSSH, PDSH, UNESKO, NATO, OKB, FIFA, ATCH, NB, SMT, KONARE etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emrat e qenieve të personifikuara Mar 3, 2004

Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie të personifikuara (në fabula, përralla e në krijime të tjera letrare):

... Plaku i Vitit të Ri, O Prill, o im vëlla!; "Vajza dhe Vdekja; Përralla gjeti një
... See more
Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie të personifikuara (në fabula, përralla e në krijime të tjera letrare):

... Plaku i Vitit të Ri, O Prill, o im vëlla!; "Vajza dhe Vdekja; Përralla gjeti një ditë të Vërtetën; Të lumtë e Arbër, se na zbardhe faqen!
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emrat e përgjithshëm për qëllime stilistike Mar 3, 2004

Mund të shkruhet me shkronjë të madhe një emër i përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike, për të theksuar me forcë a me ngjyrim të veçantë një nocion, një njeri a një ide të caktuar (Atdheu, Mëmëdheu, Liria, Komisari, Njeriu, Nëntori etj.):

"Të bukurën e gjeta te ti, o Atdhe!"; "Të nderojmë Mëmëdhenë!"; "Mirëmëngjes Atdhe!"; "Të nderojmë Mëmëdhenë!"; "Mirëmëngjes Republikë!"; "Flamur i madh për Vegjëli"; "Yll i pavdekur për Liri" etj.

[Edited at 2004-03-03 05:27]
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Përemrat vetorë dhe pronorë... Mar 3, 2004

Përemri vetor ju dhe përemrat pronorë juaj, (i, e) tij, (i, e) saj, në shenjë nderimi për personin të cilit i drejtohemi, ose për të cilin flasim, mund të shkruhen me shkronjë të madhe.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 02:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Emërtimet e bartësve të funksioneve të larta Mar 3, 2004

Me shkronjë të madhe mund të shkruhen edhe emërtimet e bartësve të funksioneve shtetërore e shoqërore, kur u drejtohemi atyre:

Zoti Ministër!; zoti Kryetar, zoti President etj.

[Edited at 2004-03-03 05:34]


 
Pages in topic:   < [1 2 3] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Çështje gramatikore: Përdorimi i shkronjave të mëdha






Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »