Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve njësh
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Jun 13, 2003

Shkruhen njësh të gjitha ato njësi që nga pikëpamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme.


[Edited at 2003-11-06 01:02]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Jun 13, 2003

a) fjalët me parashtesa:

antifashist, antiimperialist, i derisotshëm, joantagonist, (folje) jokalimtare, jokapitalist, jozyrtar, kundërsulm, kundërvënie, i mëparshëm, i mëvonshëm, mospërfillje, mossulmim, nëndrejtor, nënndarje, nëntoka, i paaftë, paaftësi, i pabesë, i papërshtatshëm, parregullsi, i parregullt, pasiguri, i pashkollë, i pashpresë, i paraçlirimit, parafytyrim, i parakohshëm, parashkollor, (periudha) e pasluftës, prapaskenë, riatdhesim, sipërmarrje etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Jun 14, 2003

b) fjalët e përbëra me lidhje përcaktore ndërmjet gjymtyrëve të tyre:

armëpushim, (i, e) ashtuquajtur, bakërpunues, ballëgjerë, ballëhapur, ballëlart, bashkatdhetar, besëlidhje, bashkëjetesë, bashkëveprim, bojëçelik, bojëgështenjë, bojëgrurë, bojëshegë, bojëportokall, botëkuptim, breshkujëse, buzëpaqeshur, buzëqeshur, datëlindje, dëmshpërblim, ditëlindje, disavjeçar, dritëshkurtër, druprerës, duarlidhur, dyvjeçar, dhjetëvjeçar, elektromagnet
... See more
b) fjalët e përbëra me lidhje përcaktore ndërmjet gjymtyrëve të tyre:

armëpushim, (i, e) ashtuquajtur, bakërpunues, ballëgjerë, ballëhapur, ballëlart, bashkatdhetar, besëlidhje, bashkëjetesë, bashkëveprim, bojëçelik, bojëgështenjë, bojëgrurë, bojëshegë, bojëportokall, botëkuptim, breshkujëse, buzëpaqeshur, buzëqeshur, datëlindje, dëmshpërblim, ditëlindje, disavjeçar, dritëshkurtër, druprerës, duarlidhur, dyvjeçar, dhjetëvjeçar, elektromagnetik, fjalëformim, fletëanketë, fotoreporter, fuqiplotë, gjysmagjel, gjysmanalfabet, gjysmëhënë, gjysmëkoloni, ideoestetik, jashtëshkollor, juglindje, kokëfortë, kokëshkëmb, kryekomandant, kryemjek, kryemjeshtër, kryeredaktor, kundërsulm, kundërveprim, letërnjoftim, liridashës, luftanije, luftënxitës, luledele, marrëveshje, ndihmësmjek, ndihmësministër, neofashist, orëndreqës, paqedashës, paraardhës, paradhënie, pesëmbëdhjetëditëshi, pikënisje, pikëpamje, pikëpyetje, pikësynim, postbllok, praparojë, prapavijë, procesverbal, projektplan, qindvjetori, radiomarrës, rrugëdalje, socialdemokrat, symbyllurazi, sypatrembur, syshqiponjë, shumëfishi, tejkakoj, trefish, trevjeçar, ultratingull, vajgursjellës, vendburim, vendlindje, vullnetmirë, zëvendëskryeredaktor, zëvendësministër etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shënim: Jun 16, 2003

Kur njëra nga gjymtyrët e një fjale të përbërë është e formuar prej pjesësh që lidhen me lidhëzat e ose a, këto pjesë shkruhen me vizë midis tyre:

gjuhëhelm-e-thikë, dorë-e-këmbëargjendeja, gushë-e-llërë-bardhoshe, shpirt-e-zemërmadh etj.

Kur gjymtyrët e para të dy a më shumë fjalëve të përbëra, të renditura njëra pas tjetrës, përcaktohen nga një gjymtyrë e përbashkët, që, për arsye shkurtimi, shënohet vetëm një herë, pas ty
... See more
Kur njëra nga gjymtyrët e një fjale të përbërë është e formuar prej pjesësh që lidhen me lidhëzat e ose a, këto pjesë shkruhen me vizë midis tyre:

gjuhëhelm-e-thikë, dorë-e-këmbëargjendeja, gushë-e-llërë-bardhoshe, shpirt-e-zemërmadh etj.

Kur gjymtyrët e para të dy a më shumë fjalëve të përbëra, të renditura njëra pas tjetrës, përcaktohen nga një gjymtyrë e përbashkët, që, për arsye shkurtimi, shënohet vetëm një herë, pas tyre vihet një vizë lidhëse:

(leje) dy- a triditëshe, (botime) dy- e mëshumëvëllimëshe, (paketë) katër- a pesëkilogramëshe, (ndërtesa) një- a mëshumëkatëshe, (periudha) e para- dhe pasçlirimit, (enë) pesë-, dhjetë- dhe njëzetlitërshe, (ndërtesa) pesë- dhe gjashtëkatëshe, (kamionë) tre-, pesë- dhe shtatëtonësh, (moshat) tridhjetë-, dyzet- dhe pesëdhjetëvjeçare etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Jul 3, 2003

fjalët e përbëra, gjymtyrët e të cilave kanë lidhje këpujore ndërmjet tyre, kur ato janë njësuarplotësisht si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:

ballafaqe, deledash, dritëhije, fytafyt, gushtovjeshtë, hekurbeton, juglindje, juglindor, këmbadoras, marrëdhënie, pulagjel, shitblerje, shurdhmemec, verilindje, verilindor, veriperëndim, veriperëndimor, veshmbathje etj.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Jul 3, 2003

fjalët e përbëra e të përngjitura, të cilat janë ngulitur prej kohësh si të tilla në gjuhë, si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:

Emra: ecejaket, farefis, fëshfëshe, gjëegjëzë, qoftëlargu, rraketake, shtrojerë, shtojzavalle, taketuke, thashetheme etj.;


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Jul 3, 2003

fjalët e përbëra e të përngjitura, të cilat janë ngulitur prej kohësh si të tilla në gjuhë, si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:

Mbiemra: i pakundshoq, (i, e) pandonjëtëmetë, (i, e) pametë, (i, e) pavënëre etj.;


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Jul 3, 2003

fjalët e përbëra e të përngjitura, të cilat janë ngulitur prej kohësh si të tilla në gjuhë, si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:

Numërorë: numërorët themelorë që nga njëmbëdhjetë deri në nëntëmbëdhjetë, ata që tregojnë qindëshe, si edhe numërorët rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse të tyre:
njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë... nëntëmbëdhjetë; tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, nën
... See more
fjalët e përbëra e të përngjitura, të cilat janë ngulitur prej kohësh si të tilla në gjuhë, si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:

Numërorë: numërorët themelorë që nga njëmbëdhjetë deri në nëntëmbëdhjetë, ata që tregojnë qindëshe, si edhe numërorët rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse të tyre:
njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë... nëntëmbëdhjetë; tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, nëntëdhjetë etj.; njëqind, dyqind, treqind, katërqind etj.;
(i, e) njëmbëdhjetë, (i, e) dymbëdhjetë, (i, e) njëzetenjëtë, (e, e) tridhjetenëntë, (i, e) pesëdhjetegjashtë, (i, e) njëqindedytë, (i, e) pesëqindegjashtëdhjetekatërt, (i, e) njëmijekatërqindepesëdhjeteshtatë, (i, e) njëmiliontë, (i, e) njëmilionepesëqindmijekatërqindeshtatëdhjetetre), (i, e) njëmiliardtë etj.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Jul 15, 2003

përemrat e pakufishëm: akëcili, akëkush, akësecili, asgjë, askurrkush, askush, asnjeri, asnjë, asnjëri, cilido, cilëtdo, çdo, çdonjëri, çfarëdo, diçka, dikush, disa, gjëkafshë, gjësendi, gjithçka, gjithfarë, gjithkush, gjithsecili, gjithsekush, kurrfarë, kurrgjë, kushdo, mosgjë, moskush, mosnjeri, ndoca, ndokush, ndonjë, ndonjëri, pakkush, rrallëkush, secili, secilido, sekush, sikush, shumëkush, tjetërkush etj.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Aug 8, 2003

ndajfoljet dhe parafjalët: afërmendsh, anembanë, asgjëmangut, askund, askurrë, asnjëherë, asodore, aspak, atëbotë, atëherë, ballaballas, ballafaqas, brendapërbrenda, dosido, drejtpërdrejt, drejtpërsëdrejti, doemos, domosdo, dosido, duarplot, gjithandej, gjithashtu, gjithherë, hëpërhë, kalaqafë, kësisoj, këmbëcingthi, kësodore, kurrkund, kryekëput, kryekreje, matanë, mbasandaj, mbasdite, medoemos, menjëherë, mezi, mënjanë, mirëfilli, moskund, moskurrë, mosnjëherë... See more
ndajfoljet dhe parafjalët: afërmendsh, anembanë, asgjëmangut, askund, askurrë, asnjëherë, asodore, aspak, atëbotë, atëherë, ballaballas, ballafaqas, brendapërbrenda, dosido, drejtpërdrejt, drejtpërsëdrejti, doemos, domosdo, dosido, duarplot, gjithandej, gjithashtu, gjithherë, hëpërhë, kalaqafë, kësisoj, këmbëcingthi, kësodore, kurrkund, kryekëput, kryekreje, matanë, mbasandaj, mbasdite, medoemos, menjëherë, mezi, mënjanë, mirëfilli, moskund, moskurrë, mosnjëherë, ndërdysh, ndërdyshas, ndërkohë, ndërmjet, ndonjëherë, ndopak, (më vjen) ndoresh, ngadita, ngado, ngaherë, ngandonjëherë, nganjëherë, ngoje, ngrykë, njëditëzaj, njëzëri, padashur, pardje, pareshtur, parmbrëmë, parvjet, paskëtaj, pasnesër, patjetër, përballë, përbrenda, përbri, përditë, përdhe, përdhuni, përfaqe, përfundi, përgjithmonë, përgjumësh, përgjysmë, përherë, përjashta, përjetë, përkëtej, përkrah, përkundra, përkundrejt, përmbrapa, përmendësh, përmes, përnatë, përnjëherë, përnjëherësh, përnjëmend, përpara, përpjetë, përplot, përposh, përqark, përreth, përsëri, përsipër, përtej, prapëseprapë, qëkur, qëmoti, qëparë, rrallëherë, sakaq, sakaqherë, sidokudo, sidoqoftë, shpeshherë, tatëpjetë, tejetej, tejembanë, tejpërtej, tekdo, topgropthi, vetvetiu etj.Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Aug 12, 2003

lidhëzat: derisa, domethënë, gjersa, gjithsaherë, kurse, megjithatë, megjithëkëtë, megjithëqë, megjithëse, meqënëse, meqë, mirëpo, ndërsa, ndonëse, ndoqë, ngaqë, ngase, nëse, përderisa, përveçqë, përveçse, poqë, porsa, porse, porsi, posa, prejse, qëkurse, saku, sapo, sesa, siç, sikur, sikurse, tekqë, teksa, veçse etj.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Aug 12, 2003

pjesëzat: kushedi, pikësëpari, pothuaj, pothuajse, seç, thuajse etj.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Aug 12, 2003

pasthirrmat: obobo, ububu, falemnderit, faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, tungjatjeta etj.

 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shënim Aug 25, 2003

Dallohen në shkrim ndajfoljet: "atëherë, njëherë, përse, qëkur (qyshkur)", lidhëzat "nëse, ngase, sesa", pjesëza "seç" nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të veçanta:

kam qenë i vogël atëherë; atëherë, po vij edhe unë me ju, POR: as këtë herë, as atë herë;
njëherë e një kohë, POR: Vjen një herë në javë;
përse nuk erdhi? POR: për se është fjala?
kam qëkur (qyshkur) që po të pres, POR: që kur ra dëbora
... See more
Dallohen në shkrim ndajfoljet: "atëherë, njëherë, përse, qëkur (qyshkur)", lidhëzat "nëse, ngase, sesa", pjesëza "seç" nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të veçanta:

kam qenë i vogël atëherë; atëherë, po vij edhe unë me ju, POR: as këtë herë, as atë herë;
njëherë e një kohë, POR: Vjen një herë në javë;
përse nuk erdhi? POR: për se është fjala?
kam qëkur (qyshkur) që po të pres, POR: që kur ra dëbora u ftoh moti;
nëse nuk vjen, më shkuraj, POR: në se e mbështet ti këtë mendim:
nuk erdhi ngase s'kish kohë, POR: nga se bëhet letra?
më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar, POR: nuk e di se sa është ora;
seç këndon bilbili, POR: nuk e di se ç'i ka ngjarë.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes: Aug 25, 2003

mbaresa dhe nyja e përparme tek emrat dhe mbiemrat e huaj të personave dhe të vendeve:

poemat e Bajronit, "Don Kishoti" i Cervantesit, operat e Çajkovskit, letrat e Dora d'Istrias, jeta e Engelsit, "Dasma e Figaros", veprat e Gëtes, vendlindja e Glinkës, veprat e Leninit, skulpturat e Mikelanxhelos, veprat e Rabëlesë, novelat e Stefan Cvajgut, tragjeditë e Shekspirit, "Lufta dhe Paqja" e Tolstoit, operat e Verdit, romanet e Viktor Hygoit, tregimet e Xhek Londonit etj.;
... See more
mbaresa dhe nyja e përparme tek emrat dhe mbiemrat e huaj të personave dhe të vendeve:

poemat e Bajronit, "Don Kishoti" i Cervantesit, operat e Çajkovskit, letrat e Dora d'Istrias, jeta e Engelsit, "Dasma e Figaros", veprat e Gëtes, vendlindja e Glinkës, veprat e Leninit, skulpturat e Mikelanxhelos, veprat e Rabëlesë, novelat e Stefan Cvajgut, tragjeditë e Shekspirit, "Lufta dhe Paqja" e Tolstoit, operat e Verdit, romanet e Viktor Hygoit, tregimet e Xhek Londonit etj.;

porti i Akrës, Ankaraja, ishulli i Borneos, ngushtica e Gjilbraltarit, popullsia e Honolulusë, fushat e Irakut, pyjet e Kongos, Kryeqyteti i Paraguait, rrugët e Rio-de-Zhanejros, ishulli i Rodosit, ishulli i Tahitit, Republika e Zambias etj.
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve njësh






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »