Numër i kufizuar i pyetjeve KudoZ?
Thread poster: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:28
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Apr 17, 2003

A mendoni se duhet të ketë një numër të kufizuar të pyetjeve KudoZ të bëra nga një person i veçantë në ditë? Ndoshta ky nuk është ndonjë problem shumë i madh në komunitetin tonë të gjuhës shqipe, por është një problem i madh dhe mjaft i përfolur në shumicën e komuniteteve të tjera. Shpesh mes moderatorëve është diskutuar nëse duhet të ketë (vihet) një numër i kufizuar pyetjesh KudoZ dhe nëse po, cili do të jetë ky numër. Dëshiroj të di dhe mendimet e an�... See more
A mendoni se duhet të ketë një numër të kufizuar të pyetjeve KudoZ të bëra nga një person i veçantë në ditë? Ndoshta ky nuk është ndonjë problem shumë i madh në komunitetin tonë të gjuhës shqipe, por është një problem i madh dhe mjaft i përfolur në shumicën e komuniteteve të tjera. Shpesh mes moderatorëve është diskutuar nëse duhet të ketë (vihet) një numër i kufizuar pyetjesh KudoZ dhe nëse po, cili do të jetë ky numër. Dëshiroj të di dhe mendimet e anëtarëve të komunitetit tonë në përgjithësi, si dhe argumentimet tuaja për këtë çështje. Si mendoni? Ju faleminderit.

Monika
Collapse


 
AlbanMullaj (X)
AlbanMullaj (X)
Local time: 19:28
English to Albanian
+ ...
sigurisht që po Apr 17, 2003

mendoj se eshte mese e drejte qe ne nje dite nje person nuk mund te kerkoje nje numer pa limit fjalesh ,mendoj qe eshte kursim i madh per personin po mendoj qe eshte mire te bleje nje fjalor....



pershendetje Monika


 
Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 17:28
English to Albanian
+ ...
Pyetjet KudoZ Apr 21, 2003

Përshëndetje:



Unë mendoj se natyrisht që duhet të ketë një numër të kufizuar pyetjesh, ky është një forum dhe të gjithë duhet të kenë të drejtë për të bërë pyetje, por pa e abuzuar këtë të drejtë dhe duke u dhënë mundësi të gjithëve. Unë do të thosha se 5 është një numër mëse i mjaftueshëm për pyetje Kudoz në ditë. Gjithashtu mbase mund të eleminohej vendosja e pyetjeve mjaft të thjeshta, të cilat nuk sjellin asgjë për shumic�
... See more
Përshëndetje:



Unë mendoj se natyrisht që duhet të ketë një numër të kufizuar pyetjesh, ky është një forum dhe të gjithë duhet të kenë të drejtë për të bërë pyetje, por pa e abuzuar këtë të drejtë dhe duke u dhënë mundësi të gjithëve. Unë do të thosha se 5 është një numër mëse i mjaftueshëm për pyetje Kudoz në ditë. Gjithashtu mbase mund të eleminohej vendosja e pyetjeve mjaft të thjeshta, të cilat nuk sjellin asgjë për shumicën e anëtarëve të Proz. E di që dikujt mund t’i nevojitet edhe përkthimi i fjalës “dy” apo “letër”, por në këndvështrimin e përgjithshëm të komunitetit shqiptar në Proz këto terma janë absolutisht të panevojshëm dhe të padobishëm. Personi që i kërkon mund të konsultojë fjalorin fizik apo të kerkojë në glossary të ndryshëm në internet.



Gjithë të mirat,



Eno
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:28
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Pyetjet e thjeshta Apr 22, 2003

I dashur Eno,

Ke shumë të drejtë kur shqetësohesh për pyetjet \"Easy\" të tipit \"dy\", \"letër\" etj. Edhe unë mendoj që këto lloj pyetje nuk janë për përkthyesit profesionistë, dhe as që bëhen prej tyre, natyrisht. Gjithashtu mendoj se ata që i bëjnë këto lloj pyetjesh duhet që të kontrollojnë fjalorët në fillim, por mund të ketë raste që nuk i kanë ato në dispozicion. Vetëm atëherë ata mund të pyesin në ProZ.com dhe mendoj se nuk ka asgjë të keqe
... See more
I dashur Eno,

Ke shumë të drejtë kur shqetësohesh për pyetjet \"Easy\" të tipit \"dy\", \"letër\" etj. Edhe unë mendoj që këto lloj pyetje nuk janë për përkthyesit profesionistë, dhe as që bëhen prej tyre, natyrisht. Gjithashtu mendoj se ata që i bëjnë këto lloj pyetjesh duhet që të kontrollojnë fjalorët në fillim, por mund të ketë raste që nuk i kanë ato në dispozicion. Vetëm atëherë ata mund të pyesin në ProZ.com dhe mendoj se nuk ka asgjë të keqe që anëtarët e ProZ.com t\'i ndihmojnë ata. Megjithatë, personalisht mendoj se askush nuk duhet të shpërblehet me pikë KudoZ për këto lloj përgjigjesh. Ato duhen bërë \"falas\" ose ndoshta për pikë BrowniZ, por kurrsesi për pikë KudoZ. Shpresoj që në një të ardhme të afërt do të krijohet mundësia që anëtarët e ProZ.com t\'u përgjigjen pyetjeve të thjeshta të këtij lloji pa fituar asnjë pikë KudoZ, vetëm duke fituar kënaqësinë që ndihmuan dikë tjetër.



Monika

Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:28
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
;) ;) ;) May 5, 2003

Albani thotë:

\"...mendoj qe eshte kursim i madh per personin, po mendoj qe eshte mire te bleje nje fjalor....\"



Hi Alban,

Jo vetëm ta blejë, por edhe ta lexojë...



Monika





[ This Message was edited by: monika on 2003-05-06 06:11]


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Numër i kufizuar i pyetjeve KudoZ?






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »